Në një majë të Andeve, vargmalit që ndan Argjentinën dhe Kilin, në lartësinë rreth 5 mijë metra, ngrihet një statujë kolosale e Krishtit krahë-hapur.
Statuja u ngrit para 91 vjetësh për t’u kujtuar këtyre dy popujve fqinjë zgjidhjen e një mosmarrëveshjeje, që për pak sa nuk i çoi këto dy shtete në luftë midis tyre.
Përurimi i saj është bërë më 13 mars 1904. Në bazamentin e tij gjendet ky mbishkrim i bukur:
“Më e lehtë është që të shndërrohen në pluhur këto male sesa të thyejnë paqen që premtuan para Shpëtimtarit Krisht popujt e Argjentinës dhe Kilit”.