Ata që punuan për Kish
PAPA THANI I GJYRESIT
Thanail Vishnja, i njohur më
shumë si Papa Thani i Gjyresit,
lindi në fshatin Gjyres të Zonës së
Devollit në vitin 1895. Qc në mo-
shë të re, babai e mori me vete në
Agjionoros (Mali i Shenjtë) në
Greqi, ku punonte ai, së bashku me
shumë fshatarë të tjerë. Atje iu dha
mundësia për të kryer një shkollë
në greqisht, ku përfitoi një kulturë
të gjerë për atë kohë, veçanërisht
kulturë fetare. Ai merrte pjesë
rregullisht edhenë shërbesat, që
kryeshin në manastiret e tij.
Papa Thani ishte një njeri me
humor, i dashur dhe i respektuar
nga të gjithë. Shtëpia e tij në Gjy
res ishte e hapur për të gjithë. Ku-
shdo që vinte do të bënte një vizitë
te Papa Thani, qofshin këta të kri-
shterë ose dhe myslimanë. Kishte
prirje për muzikë. Luante në të
gjitha veglat muzikore me tela,
por, veçanërisht në violinë. Kishte
dhe një zë shumë të bukur. Më vo-
në punoi në punë të ndryshme, deri
në vitin 1928, kur jeta e tij mori
një drejtim tjetër. Në atë kohë fsha-
ti ishte pa prift, prandaj fshatarët i
kërkuan që të bëhej prift e të kthe-
hej në fshat. Pas kësaj, ai u dorëzua
prift në Malin e Shenjtë dhe u
kthye në fshat, duke ju përku-
shtuar Kishës.
Në kohën kur shërbente si prift,
fshati nuk kishte shkollë, sepse’
ishte i vogël dhe shteti nuk dërgo-
nte mësues. Ndaj, së bashku me
bashkëfshatarët hapi shkollën në
shqip, ku vazhdoi të jepte mësim
për disa vjet, derisa erdhi mësues.
Mbas çlirimit ju ngarkua të kry-
ente shërbesat fetare edhe në fsha-
trat e tjerë, ku nuk kishte prift, si
në Grapsh, Bradvicë, Sinicë e deri
në Qytezë e Dardhë. I bindur në
rrugën e tij me përkushtim, për t’i
shërbyer Kishës dhe se kryente një
detyrë të shenjtë, në përhapjen e
fjalës së Zotit, ai nuk përtoi asnjë-
herë, në kohë të mirë e të keqe të
shkonte fshat me fshat. Kjo e bëri
edhe më të njohur, më të dashur e
më të respektuar nga shumë bano
rd të zonës së Devollit, ku ai ishte
i ftuar e i mirëpritur nga të gjitha
familjet, në gëzime e hidhërime.
Në vitin 1952, .Mitropolia e
Korçës e dërgoi në Leskovik. Me
keqardhje se po ndahej nga besim-
tarët dhe miqtë e tij të shumtë të
zonës, por i bindur se kryente një
detyrë të rëndësishme në ringja-
lljen e fjalës së Perëndisë, pranoi
dhe shkoi. Atje gjeti një popull
shumë besimtar, të etur për të kryer
shërbesat fetare, por që ishte
shumë i varfër. Me punën e tij dhe
të besimtarëve të Leskovikut,.ri-
gjallëruan jetën e besimtarëve or-
thodhoksë jo vetëm në qytet, por
edhe në fshatratpërreth. Ndenji në
Leskovik derisa përgatiti për prift,
psaltin Vangjel Boçi. Pas kësaj u
kthye në Korçë, ku u caktua të
shërbente në Kishën e Shën Ilisë.
Këtu qëndroi shumë pak kohë,
sepse kishat jashtë qytetit u mby-
llën me urdhër. U kthye përsëri në
fshat tek miqtë e tij, të cilët e pritën
me shumë dashuri e respekt, ku va
zhdoi pa përtesë, me shumë devot-
shmëri e me përkushtim të veçantë
të kryente shërbesat fetare edhe në
fshatrat përreth. I papërtuar, i da
shur e gojë ëmbël me të gjithë, me
besim të patundur tek Zoti e tek
Perëndia, ai punoi pa u lodhur,
duke kryer detyrën e shenjtë të
priftit, derisa fjeti në vitin 1961.
Aleko Vishnja