Vatikan
Papa: Kam dëshirë të takohem personalisht me Patrikun Ekumenik
Më 29 qershor 1994, gjatë shërbesës në bazilikën “San Pietro” të Romës, me rastin e së kremtes së Apostujve të shenjtë Petro dhe Pavli, Papa Gjon Pali II priti përfaqësuesin e Patrikanës Ekumenike, Mitropolitin e Heliopolit dhe Thierës, Athanas. “Krishti na do të jemi një zemër dhe një shpirt” – theksoi Papa Gjon Pali pas Meshës, – duke iu referuar ndarjeve dhe tensioneve midis katolikëve dhe orthodhoksëve. Në omelinë, Papa bëri thirrje për unitet midis Kishave orthodhokse e katolike, të cilat u ndanë në Skizmën e Madhe të 1054. Papa u shpreh “kam dëshirë të takohem personalisht me Patrikun Ekumenik në po këtë bazilikë, të lutemi bashkarisht me të që Zoti… të lejojë që shpejt të arrijmë në koinonia të plotë”.
Patriku Vartholomeu ka shprehur synimin e tij të vizitojë Vatikanin më 1995.
Marrë nga SOP-i