EmailFacebookKontakt

Panairi i shën Kozmait (24 gusht)

E kremtja e Hierodëshmorit Kozma të Etolisë mblodhi besimtarë të shumtë në manastirin që mban emrin e tij në Kolkondas, pranë Libofshës, në rrethin e Fierit, më 24 gusht 2025. Shërbesat e shenjta u kryen nga Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Imzot Joani, së bashku me Mitropolitët: i Beratit, Hirësi Asti; i Amantias, Hirësi Nathanaili, si edhe Episkopi i Krujës, Hirësi Anastasi, dhe priftërinj nga mitropolitë e vendit.

Ndërsa në fshatin Mujalli të Fierit, Hirësi Nikolla drejtoi shërbesën e Mbrëmësores në vigjilje të së kremtes, më 23 gusht.