Pakistan
Vritet ministri që mbrojti të krishterët
Më 2 mars, në Islamabad, një
komando e armatosur dhe e mas-
kuar, vrau në rrugë Ministrin pakis-
tanez për Minorancat Shahbaz
Bhatti, i cili nuk shoqërohej nga as-
një rojë sigurie, me gjithë kërcë-
nimet e marra. Vrasja u mor përsi-
për nga një grup talibanësh.
Ai kishte mbrojtur një tjetër të
krishterë, Asia Bibi, dënuar me
vdekje me prova të falsifikuara,
sipas ligjit famëkeq për blasfeminë
dhe për këtë ishte bërë objektiv i
ekstremistëve, të cilët më parë vra-
në për të njëjtën arsye guvernatorin
e shtetit të Panxhabit. Ministri nji-
hej për përpjekjet e tij për të vendo-
sur harmoni midis komuniteteve
fetare në Pakistan.