Pak histori për “Sindesmos”
Sindesmos (që në gjuhën greke do të thotë
“lidhje, bashkim), ësht^ një organizatë ba-
shkëpunimi botërore e të rinjve Orthodhoksë.
Qëllimi i saj është forcimi i kontakteve dhe rritja
e bashkëpunim-komunikimit, midis lëvizjeve
rinore dhe shkollave teologjike kudo në botë dhe
të shprehë më thellë dtie me një vizion më të
qartë oesimin e përbashkët. Sindesmos u
themelua në vitin 1953 dhe numëron sot në
gjirin e saj 126 anëtarë nga 42 vende të botës.
Sindesmos është e vetmja lëvizje apo institucion
pan-orthodhoks, që ekziston sot në botë. Ajo
organizon mbledhje, seminare, festivale dhe
takime midis të rinjve orthodhoksë dhe në të
njëjtën kohë boton materiale, raporte, libra dhe
një gazetë, të cilat ndihmojnë në komunikimin
më të shpejtë dhe rritjen shpirtërore të
anëtarëve të saj.