Në lidhje me krizën e fundit që kaloi vendi ynë,
Kryepiskopi i Tiranës dhe i gjithë Shqipëri-
$ë? Anastasi, i ndodhur në Gjirokastër, drejtoi
thirrjen e mëposhtme:
“Në sprovën e re që po kalon Shqipëria do
të nevojitet nga të gjithë kthjelltësi mendimi,
vetëpërmbajtje, respekt ndaj procedurave
demokratike dhe guxim për pajtim. Sado e
vështirë që të duket, kjo e fundit përbën të
vetmen zgjidhje të qenësishme. Dëshira për
hakmarrje të errëson mendjen dhe të çon në një
„ 2 ^MMsMiS 8 ™rag®8ra™sSSa$8aS888Sa^^
PAJTIMI – E VETMMZMDHJE E QENESISHME
rreth të përgjakshëm vicioz. Eshtë padrejtësi e
pafalshme për popullin shqiptar të shkatërrohet
edhe njëherë brenda pak vitesh vendi i shumë-
vuajtur.
Fjala e Kishës nuk mund të jetë tjetër
përveçse kjo: Jo më gjak. Jo rinxitjes së
pasioneve. Jo shkatërrimeve të reja të pronës
shtetërore dhe private. Miqtë e fuqishëm të
Shqipërisë le të ndihmojnë në kohë. Në mënyrë
të veçantë kërkojnë mbrojtje nga mungesa e ligjit
njerëzit e pambrojtur. Jo panik. Vetëm urtësi,
falje dhe guxim.. Perëndia nuk do të na braktisë!”
^i^ s. ,«v^A^, 1«U -.^.Atf5ilh^.«BM^^