“Pajtim me anën e Krishtit”
– Përshtypje nga Konferenca e 6-të Ndërkombëtare e Lidhjes së Krishterë në
ndihmë të Burgjeve (PFI) –
Në datat 6-10 shtator, në
Sofie të Bullgarisë, u mbajt
Konferenca e 6-të ndërko-
mbëtare e Lidhjes së të
Krishterëve në ndihmë të
Burgjeve (P.F.I.), me temën
“Pajtimi me anën e
Krishtit”.
Delegatët e Konferencës
u përshëndetën ngrohtësisht
nga President! i PFI, Ron
Nikkei, i cili shprehu mirëse-
ardhjen e 800 delegatëve që
përfaqësonin 108 vende të
botës. Përherë të parë në
aktivitetin 24 vjeçar të PFI
mori pjesë edhe Shqipëria,
me 3 të ftuar.
Hirësia e Tij, Mitropoliti
Dometian bëri Lutjen e Ha-
pjes së Konferencës dhe në
emër të Trinisë së Tërë-
shenjtë bekoi të gjithë të pra-
nishmit. Më pas kori “Joan
Kukuzeli” i Kishës bullgare
këndoi psalme dhe himne
kishtare bizante.
Që në ditët e para të pu-
nimeve të konferencës u vu
re, se qëllimi kryesor i PFI
është predikimi i Ungjillit si
mjet i vetëm transfonnues i je-
Një foto e përbashkët e pjesëmarrësve në veprimtari
tës shpirtërore të të burgo-
surve.
Nga diskutime të shu-
mta, filma dhe video, mësu-
am për punën në ngritjen e
Kishës brenda në burg. Këtij
qëllimi i shërbeu vizita jonë
në burgun e Sofies. Pasi vi-
zituam dhomat e të bur-
gosurve, bibliotekën e pasur
me shumë libra kristiane dhe
veçanërisht orthodhoks, u
ndalëm në Kishën e burgut
të zbukuruar me shumë
ikona dhe afreske. Ndoqëm
në video pjesëmarrjen e
gjerë të të dënuarve në Litur-
gjinë Hyjnore, ditën e dielë
dhe në festat e mëdha. At
Nikolai Grigoriev, kujdesej
vazhdimisht dhe pa u lo-
dhur për përparimin e tyre
shpirtëror.
Një anë tjetër e aktivitetit
të PFI ishte dhe ndihma eko-
nomike që i sigurohej të bu-
rgosurve brenda e jashtë bu
rgut, si dhe familjeve të tyre.
Në konferencë u njohëm
edhe me shumë delegatë, të
cilët dikur kishin qenë në
burg dhe në kontakt me
anëtarët e PFI kishin gjetur
Krishtin, duke kaluar kështu
nga bota e errësirës në buku-
rinë e Dritës. Ata ishin
shembuj të gjallë të rilindjes
me frymën e Perëndisë.
Në fiind të Konferencës
u ndamë ngrohtësisht me
motrat dhe vëllezërit tanë të
krishterë dhe morëm me ve-
te mësimin e madh që dashu-
rinë dhe faljen e krishterë ta
tregojmë, së pari me sjelljen
e me veprat tona, para se ta
lypim atë nga të tjerët.
Vetëm kështu mund të
bëhet kushdo një dëshmitar
i vërtetë i sakrificës së Zotit
tonë në kryq. Amin
T. Kuqe,
R. Shqevi,