PAHOMII MADH
(15maj)
U lind prej prindërve idhujtarë në
Tebaidë të Egjiptit ndërmjet viteve 290
dhe 292. Në moshën njëzetvjeçare,
ndërsa ishte ushtar, u josh nga virtyti i
të krishterëve dhe pasi u lirua, studioi
besimin dhe u pagëzua. Po atë natë në
ëndërr shijoi ëmbëlsinë e Hirit, dhe
kështu vendosi që t’i kushtohej
Perëndisë. Me këmbëngulje dhe durim
u pranua më në fund nga eremiti i
rreptë Palamon (12 gusht). Më vonë,
me bekimin e tij shkoi në një fshat të
braktisur në brigjet e lumit Nil, në
Tabenez. Aty ngriti një manastir dhe
ishte i pari që futi sistemin e jetës
monastike të përbashkët, që të rrojnë
së bashku murgjit dhe, rrjedhimisht, të
jenë më shumë në mbikqyrje dhe në
vartësi të arkimandritit. Shumë herë
demonët u përpoqën me çdo mënyrë
ta ndalonin, por dështuan. Shumë shpejt
murgjit e tij u bënë njëqind. Më pas u
desh të hapeshin manastire të rinj (v.
320 -346) zakonisht në largësi të vogla:
nëntë manastire burrash dhe dy për gra,
të cilat i drejtonte e motra, gjithsej 7.000
(sipas një infrmacioni tjetër ishin 1400)
anëtarë. Një engjëll i sugjeronte herë
pas here organizimin e vëllazërisë.
Kështu, oshënari e ndau vëllazërinë në
24 urdhëra, sipas shkronjave të alfabetit
grek: më të butit dhe të virtytshmit-
shkronja “i” – dhe ata më të vështirët
dhe të parregulltit – shkronja “ks”.
Krijonte shoqëri me egërsira, fliste
gjuhë të huaja, shëronte sëmundje
trupore dhe shpirtërore, duke përdorur
predikimin së bashku me dashurinë,
përulësinë, “dallimin” dhe parashikimin.
Ndaj, ai dërgoi në Qiell shumë shenjtorë
vartës të tij, prej të cilëve disa i shihte
tek i merrnin engjëjt. Së fundi, dhe ai
shkoi në Qiell (9 maj 346), dyzet ditë
pas një epidemie të tmerrshme.
Sëmundja korri njëqind nga të gjithë
etërit, gjatë një mbledhjeje të
përgjithshme të pahomianëve (Pashkë
346). Nxënësi i dashur Theodhori i
Shejtëruar (16 maj), pasardhësi i tretë i
tij e varrosi në një vend të fshehtë, sipas
dëshirës së tij.
At Justini