Për besimtarët ortodoksë të Fushë-Krujës 4 tetori u kthye në një ditë gëzimi të veçantë. Midis tyre kishin shkuar për të kryer misterin e shenjtë të pagëzimit prifti amerikan at Martin Ritz, dhiaku Kristaq Sharko dhe anagnosti Nikolla Kavaja nga Kisha Katedrale e Ungjillëzimit të Hyjlindëses të kryeqytetit.
Rreth njëqind e pesëdhjetë vetë mbushnin sallën e improvizuar në kishë me këtë rast nga besimtarët orthodhokse të Fushë-Krujës, të drejtuar nga besimtari Llazar Bija. 72 fëmijë, dhe të rinj e të reja, madje edhe më të shkuar në moshë u pagëzuan nga at Martini.
Me këtë rast ai mbajti një predikim interesant, nëpërmjet të cilit shpjegoi kuptimin dhe rëndësinë e këtij misteri të shenjtë.
Andrea Ceça