EmailFacebookKontakt

Pagëzime të reja

Rizbulesa e besimit, për zemrat e zhuritura nga ateizmi, kulmohet me një rit sa simbolik aq edhe të mrekullueshëm, pagëzimin. Ndaj ceremonitë e shumta që realizohen në kishat e gjithë vendit nuk mund të mos kenë si qendër të tyre pikërisht ata që diktatura komuniste u përpoq më shumë t’i përpunonte, t’i largonte nga rruga e Zotit Iisu Krisht – të rinjtë. Këto ceremoni u shtuan veçanërisht me afrimin e Javës së Shenjtë të Pashkës.

Kështu në Tiranë u pagëzua një grup djemsh e më pas tyre një grup prej 29 vajzash, në Durrës një grup prej 11 vajzash, pastaj 5 djem dhe 6 vajza etj. Pagëzime pati edhe të shtunën e Pashkëve, më datë 17 prill në kishën e Ungjillëzimit të Tiranës.