Pagëzime të reja
5 fëmijë të gru-
pit të katekizmit të
Jubës u veshën më
Krishtin pas një
katekizmi të gjatë
që kishin kryer nga
pjesëtarë të Zyrës
së Katekizmit.
Thanasi, Gabri
eli, Nikola, Elena,
Elefteria iu drejtuan
pagëzimores së kishës së manastirit
të Shën Vlashit, për të kryer Miste
rin e madh të Pagëzimit.
Këta fëmijë patën bekimin ta
kryejnë këtë mister me episkopin
e Apollonisë, Hirësi Nikollën dhe
atë Gjerasimin. Gjithashtu merrnin
pjesë të gjithë fëmijët e grupit të
katekizmit, prindër, të afërm dhe
katekistë.
Në fund të shërbesës, Hirësi
Nikolla pasi iu uroi “Parajsë të
mbarë” të porsandriçuarve ndër
të tjera theksoi se: “Pagëzimi ësh-
të vetëm fillimi i jetës së krishterë
dhe ne duhet të punojmë çdo ditë
për shpëtimin tonë nëpërmjet
lutjes, pendimit dhe pjesëmarrjes
në misteret e shenjta të Kishës
sonë”.