EmailFacebookKontakt

Pagëzime në Gjirokastër

Edhe këtë vit me Hirin e Zotit, ashtu siç është bërë tashmë traditë, përpara të kremtes së Pashkës, u kryen pagëzimet në radhët e nxënësve të Liceut Kishtar “Kryqi i Nderuar” në Gjirokastër dhe të nxënëseve të konviktit kishtar, Bularat. Këto pagëzime u kryen në dt. 13 prill për vajzat dhe në dt. 14 prill për djemtë. U veshën me Krishtin 5 vajza dhe 7 djem pas një katekizmi të gjatë që kishin bërë.

Në këto pagëzime merrte pjesë edhe Mitropoliti i Gjirokastrës Imzot Dhimitri. Në përfundim të Misterit të Shenjtë, Mitropoliti iu uroi të por- sapagëzuarve të kenë një rrugë të ndriçuar në jetën e tyre dhe një Parajsë të mbarë, duke e dëshmuar besimin e tyre të krishterë kudo që të jenë.

E. L.