Jetëshkrimin e tij e bëri Theodhoriti, episkop i Kirit (qytet i Sirisë). Kur qe i vogël Theodhoriti, Shenjti e merrte në prehër dhe i jepte rush për të ngrënë. Origjina e tij ishte nga krahina e Ankarasë në Azinë e Vogël. Që në moshën 7-vjeç u largua nga shtëpia dhe filloi ushtrimin deri në moshën 99 vjeç kur fjeti. Pasi luftoi në vendin e vet, bëri pelegrinazh në Vendet e Shenjta dhe u vendos në një varr në Antioki të Sirisë. Antiokia u bë atdheu i tij i dytë ngaqë njerëzit ishin Perëndidashës. Një herë në dy ditë hante pak bukë, “bëri shoqëri”, domethënë pranoi të marrë afër vetes një njeri të demonizuar, të cilin e kishte çliruar nga demonët.
Tek ai shkoi edhe e ëma e Theodhoritit se i ishte dëmtuar syri. Ajo ishte e re, e pashme dhe e stolisur me ar. E shëroi por më parë i tha: “Nëse një piktor i paaftë korrigjon një vepër të një piktori të talentuar a nuk do të zemërohet ky i fundit? Perëndia, bija ime, indinjohet që ju lyheni, është njësoj sikur Ta akuzoni se nuk mund t’ju bëjë të bukura…”. Një kuzhinier e çliroi nga një demon, të cilin më parë e detyroi “të fliste”, të pohonte ç’i kishte ngjarë: Ky kuzhinier duke u hequr si murg çlironte gjoja shërbëtorët nga demonët. Djalli i hyri kuzhinierit për të parë nëse ndonjë murg do të mund ta dëbonte. Dhe faktikisht u bind. E dëboi oshënari. Petri mrekullibërës nderohet më 25 nëntor dhe quhet Isikaist. Festohet gjithashtu edhe më 1 shkurt si “Petri në Galatia”, krahinë që kishte kryeqytet pikërisht Ankaranë.