Oshënar Benedikti (14 Mars)
Biografinë e tij e shkroi shën Grigor
Dialogu (12 Mars). Jetoi dhe ndriçoi
në Italinë qëndrore. Lindi rreth 480
në Nursi prej prindërve të pasur në
para dhe në shprestari, dhe të njohur.
I ri dërgohet në Romë për studime të
larta, por i braktis të gjitha dhe në
moshën njëzetëvjeçare ushtrohet dhe
studion në një zonë malore. Shpejt më
pas qëndron për tre yjet në skarpatet
e Subiakos, ku qethet murg dhe ndi-
hmohet prej ava Romanoit.
Çlirohet përfundimisht prej ngas-
jeve trupore, kur rrukulliset lakuriq
në mes të gjëmbave. Megjith dëshi-
rën e tij asketizmi i theksuar i tij nuk
mbetet në hije, për këtë ftohet në
igumeninë e manastirit fqinjë. Veçse
rreptësia e tij, për të cilën kishte pa-
ralajmëruar, i errëson bindësit e tij
dhe i shtyn në tentativë për ta vra-
rë… por gota me helm i thërmohet
në duart e tij sapo e bekon, si zako-
nisht, përpara se të pijë. Benedikti (
= i bekuar) i ndjen, por kthehet në
vendin e qetësisë së tij. Por vijnë
shumë veta për hir të drejtimit, dhe
krijohen kështu dymbëdhjetë qinovia
(manastirët qinoviakë.dmth. ku
murgjërit i kanë të gjitha të përba-
shkëta) me dymbëdhjetë vëllezër
çdonjëra. Por shenjti, për t’iu shma-
ngur një kleriku ziliqar, shkoi në ma-
lin Kasino dhe themeloi një manastir
të ri (529), i cili funksiononte me bazë
Kanonin e tij të famshëm (kryesisht
në Perëndim), i cili rekomandon ese-
ncën e rregullave monakale të Lin-
djes. Oshënari theksonte vlerën e
punës së dorës.
Në këmbët e malit ndërtoi një manastir
grash, ku ishte murgeshë motra e tij
binjake Skolastika, të cilën e takonte
një herë në vit për të bashkëbiseduar
gjëra të dobishme për shpirtin. Ishte
çudibërës, dhe ngjalli dy të vdekur,
gjeti ujë, perceptonte, parashikonte,
parathonte etj. E parandjeu vdekjen
e tij që gjashtë ditë para dhe kungoi
në kishë, ku duke u falur fjeti i rre-
thuar prej nxënësve të tij në Mars të
547. Dy murgj të tij që mungonin
panë veç e veç ëngjëj të shoqëronin
shpirtin e tij, dhe kështu kuptuan
vdekjen e tij. Deri më sot ka shumë
murgj romanokatolikë benediktinë.