‘Orthodhoksia dhe realiteti i ri evropian’
Ishte kryetitulli i nje takimi te organizuar nga 30 qershor deri 4 korrik ne Ormilja, afer Selanikut, me pjesemarrjen e perfaqesuesve nga gjithe vendet me popullsi orthodhokse te Evropes. Synimi i konferences ishte thirrja per te vleresuar deshmine orthodhokse permes shekujve, si nje besim i krishtere qe perfshin gjysmen e popullsise evropiane.
Shembja e perandorise komuniste choroi forca te pamata shpirterore, ku feja, vecanerisht ajo orthodhokse, ze vend primar. Megjithese e persekutuar Kisha i rezistoi ketij martirizimi te ri. Te izoluara, te shtypura ne jeten e tyre te perditshme (me Shqiperine me ateizmin shteteror si ekstremin me flagrant) nga te pushtetshmit e perkohshem te kesaj bote, kishat lokale mbijetuan. Dhe eshte vertet nje mrekulli qe serisht ato jane plot me njerez. Sot, regjimet demokratike u hapin ketyre kishave horizonte te reja te nje ringritjeje te shpejte dhe per te rimarre rolin si force frymezuese e kultures se ketyre popujve.
Ne perspektiven e nje Evrope te bashkuar, pa ndarje e mure, me te drejte keta popuj deshirojne te afirmojne se kane nje pasuri shpirterore te fuqishme, me te cilen mund te kontribuojne. Ata s’mund te pranojne te shihen si terren pushtimi kulturor i vendeve perendimore, qe nuk e perjetuan ferrin komunist, dhe as edhe tentativat per te perhapur proselitizmin fetar, duke perfituar nga gjendja e tyre e veshtire ekonomike.
Folesit ne Konference, deputete apo perfaqesues te Kishave Lokale, deshmuan per persekutimet e se kaluares, por edhe per problemet e se sotmes: Ne Rusi nderhyrje gjiganteske financiare per te nxitur proselitizmin fetar, ne Rumani mungese fondesh per ringritjen e objekteve te shkaterruara; ne Bullgari – percarje e trasheguar nga e kaluara, ne Cekosllovaki (Kisha orthodhokse ka mbetur e bashkuar) – sekuestrimi i objekteve te kultit etj. Por, shprehen dhe besimin se ekziston mundesia per kapercimin e problemeve dhe ringjalljen e plote te vlerave shpirterore te orthodhoksise, si te barabarta, ne vendet e tjera evropiane.
Konferenca konkludoi per nevojen e nje koordinimi te veprimeve mes vendeve orthodhokse, ne menyre qe te mundesohet realizimi i nje strategjie te perbashket ne rrugen drejt Evropes se se ardhmes, per te cilen do te behet nje mbledhje e zgjeruar nderparlamentare ne shtator.
Th. Dh.