Kohët e fundit në disa organe të shtypit po vihet re një tendencë e rrezikshme: përdorimi i fjalës “orthodhoks” me kuptim pejorativ. Kështu, kemi “orthodhokso-serbët” (apo “serbo-orthodhoksët”), “greko-orthodhoksët”, orthodhoksët maqedonas, orthodhoksët që vrasin muslimanët në Bosnjë etj. Gati-gati sa nuk thuhet se orthodhoksët janë fatkeqësia e Ballkanit!
Në qoftë se nuk frenohet ky mentalitet pervers i disa njerëzve apo grupimeve të veçanta, nuk do të jetë e largët dita që ata do të nxisin kundërvënien edhe mes shqiptarëve, sipas feve, mbi bazën e modelit të mësipërm. Asgjë më e rrezikshme për ne si komb.
Ata harrojnë (ose bëjnë sikur), që luftrat e konfliktet i nxisin e ushqejnë qeveritë e grupimet që mbajnë në dorë fuqinë. Jo popujt. Dhe aq më pak fetë, të cilat predikojnë paqe dhe mirëkuptim. Mirëkuptim që duket se s’kuptohet dot nga këta njerëz të verbuar nga pasione destruktive.
TODI MADHI