E GOLLOBORDES
(Në 50 vjetorin e shërbimit si klerik të At Teodor Pleushkut)
S
apo merr kthesën nga Librazhdi, sheh tabelën:
Klenjë 45 km dhe më pas udha gjarpëron mes
maleve. Por, pas ca kohësh, të del përpara, si për
çudi, një fushë, e vetmja deri tani midis atyrc ma
leve. Quhet fushë Stude. Këtu fillon e ndjen se hyn
në Gollobordë. Më tej kalon Steblevën dhe ….ndo-
dhesh në Klenjë. Kur ke hyrë në fshat, dallon në
rrëzë të malit çatinë dhe kryqin e kishës. Ndalon në
qendër e u flet njerëzve, të cilët të presin me kurc-
shtje: “Jemi nga Kisha Orthodhokse dhe kërkojmë
të takojmë AtTeodorin!” “PapaTodin? Hajde se ua
tregoj unë shtëpinë” – thotë një djalosh, i cili rrugës
na shpjegon: “Edhe unë mbiemrin Dhespoti e kam.
Dikush nga soji ynë ka qenë i madh i fesë suaj. Siç
e dini, disa e kthyen fenë në kohën e pushtimit turk”.
Hyjmë në shtëpinë e treguar dhe takojmë një burrë
të shkurtër, të imët në trup…. Ishte Papa Todi, i cili
mbahej mirë për moshën që kish. U gëzua shumë
për interesimin tonë. Bisedonte shtruar. Ishte shumë
i qetë, i dashur dhe me kujtesë shumë të mirë.
PAPA TEODOR PLEUSHKU
“Kam lindur në Klenjë më 1919 dhe kam kryer
vetëm 4 klasë të shkollës së fshatit, por kam qenë
shumë i dhënë pas librave. Jam martuar më 1942
me Eftiminë dhe kam 4 femijë, 3 djem dhe një vajzë.
Kur punoja në Tiranë si usta, ndiqja vazhdimisht
meshën, por edhe mësimet e fesë, që i zhvillonte në
atë kohë Vlash Semini, i cili shpesh më shpjegonte
edhe shumë gjëra veçan.
Pas |ufte, zona jonë kishte mbetur pa prift, por, meqë
kufiri qe i hapur, pagëzimet e ndonjë ceremoni bë-
heshin në fshatrat matanë kufirit; nganjëherë vinte
edhe ndonjë prift andej e meshonte në kishat tona.
Pas.mbylljes së kufirit, më 1948, zona mbeti vërtet
pa prift dhe orthodhoksët e krahinës i kërkuan
qendrës që të më hirotoni&ë mua. Më 21 nëntor 1948
u bëra dhjak nga Kryepiskop Paisi në Tiranë dhe
rrjë javë më vonë, më 28 nëntor, prift për enorinë e
Gollobordës. Bëra një përgatitje (40 meshime) me
Arkimandrit Grigor Zdrulin në Elbasan, nga i cili
mësova shumë. Meshën e parë e celebrova në fshatin
tim, në Klenjë, ditën e Krishtlindjes me kalendarin
e vjetër.
Gjatë kohës sime të parë si klerik, meshoja me radhë
në çdo fshat. Më shpesh shkoja në Vërnicë, se i tërë
fshati ishte orthodhoks.
Në mars 1967 filloi fushata kundër fesë dhe mbyllja
e kishave; unë dëgjoja, por nuk u zhvesha. Vazhdoja
të shërbeja dhe prisja të më vinte ndonjë njoftim
nga Kryepiskopata. Në një nga ato ditë mora disa
nga librat e meshës dhe i prura në shtëpi, i mbë-
shtolla me një plastmas dhe i fsheha në tokë (kur i
hapa pas ca kohësh, pothuaj shumica qenë prishur
nga lagështira). Po kështu, të nesërmen mblodha të
shenjtat, rrobat e meshës dhe librat e tjera në një
thes dhe po i çoja* në shtëpi. Por, para se të merrja
kthesën e fundit për në shtëpi, më thërresin nga
penxheret e zyrave të lokalitetit, që ishin përkarshi,
e më thonë: Ç’ke aty? I them: Gjërat e mia. Erdhën,
kontrolluan e më thanë “këto janë në inventarin e
kishës e s’janë të tuat” dhe m’i morën. I çuan në
kishë. Dikush nga ata kishte thënë: “Po t’i çojë në
shtëpi do na e bëjë shtëpinë kishë.” Kur shkova në
kishë dhe i dorëzova çelsin një vajze, m’u drodh
dora e thashë me zë të ulët: “Kishë ke qënë e kishë
të mbetesh (Desh Zoti, e vërtet ashtu mbeti)”.
Ndërkohë filluan ngacmimet, gjëra që i kisha
provuar edhe më parë, sidomos kur kaloja në Tre-
bisht. Më erdhi letër nga Kryepiskopi, ku më thuhej
”pas një arsyetimi… për rolin e fesë….”, të zhvishe-
sha. Në mbrëmje thirra një mikun tim të më qethë
(preva gërshetin), pastaj u rruajta. Pra, jam zhveshur
më 7 prill 1967, ditën e Evangjelizmoit me kalenda
rin e vjetër, dita më e zezë e jetës sime. Të nesër-
men, kur u ngritën femija nga gjumi e më panë,
shtangën, sidomos ai i vogli nuk më njohu. Fillova
të punoj në brigadën e frutikulturës të kooperativës,
ku dhe dola në pension. Kur isha civil, njëherë vajtq
në Korçë e takova motrat Cico, Dhimitrën e Mari-
kën. Biseduam dhe psalëm.
Sapo mora vesh për hapjen e kishave, më 1991, vajta
menjëherë në kishën pa çati dhe meshova civil, ashtu
siç isha. Më 6 prill 1991 në mbrëmje festuam
Pashkët. Erdtiën shumë njerëz.
(vijon në faqen 4)
pa Spiro Veli për të vajtur
në Elbasan. Pasi bisedova ORTHODHOKSE1
brezi. Mendohet se aty
do të ketë qenë ndonjë
kishë e Shën Gjergjit,
me të, shkova në Tiranë,
në kishë. Më thanë që të
aktivizohesha e të mesho- E GOLLOBORDES
ndoshta edhe manastir,
zonë ku kalontc edhe
rruga e karvaneve.
ja, sepse kishin shumë ne-
vojë për priftërinj. Sipas
porosisë do filloja të me-
shoja në Kavajë, se be-
simtarët kishin ardhur
disa herë e kërkonin prift.
Pranova me kënaqësi.
Dhjakon Kanxheri më
dha Kremtoren e të tjera
libra që më duheshin.
Sapo vajta në Kavajë, në
mbrëmje meshova. Të
nesërmen, më 25.3.1992,
meshova për ditën e Eva-
ngjelizmoit. Ditën mbas
Pashkës shkuam në Ki-
shën e Shën e Premtes,
lart në kodër. Aty kishin
ardhur shumë njerëz, të
cilët festuan deri në mbrë-
mje. Meshova në Kavajë disa herë, deri edhe ditën
e Shën Thomait, pastaj erdha në zonën time. Sot
meshoj në kishën e Klenjës dhe kryej shërbime
fetare në të gjithë orthodhoksët e fshatrave. Shkoj
vetë, por edhe vijnë e më marrin, nganjëherë dhe
me kalë. Eshtë një zonë shumë e shtrirë, me fshatra
të shpërndara në largësi pothuaj 80 km. Gjatë kësaj
periudhe kam bërë 22 pagëzime dhe vënë 4 kurora.
Në kishë s’kam psalt. Në fshat jane pak besimtarë,
por janë të rregullt, si: Kozma Traja, që e kemi edhe
sekretar të këshillit kishtar, Mitro Shutku, Josifi etj”.
KISHAT E ZONËS
Gjatë bisedës me papa Todin, informohesh për numrin e
familjeve orthodhokse dhe kishat në zonë:
Familjet orthodhokse
Fshati më 1950 1998Emrat e kishave
1. Klcnjc 25 12 Shcn c Prcmtc
2. Vcrnica42 3 Shcn Gjcrgji
3. Erbcl 12 8 Shcn Sotiri
4. Pasinka 12 9 Shcn Joani Pcrdcllucsi
5. Gjinavcci
6. Kcrçisht
18 2 Shcn Ilia, Shcn Kolli
iEpcrm 15 7 Shcn Dhimitcr,
Shcn c Prcmtc,
Shcn Koll,
Ngjitja c Krishtit nc Qicll
7. Stcblcvc14 7 Shcn Nikolla
8. Ostrcn i vogcl12 – Shcn Nikolla
9. Trcbisht4 – nuk ka
Sot, në të tërë zonën ekziston vetëm një kishë e
rregulluar, që është në Klenjë. Në fshatrat e tjcra
janë vetëm gjurmët, gërmadhat ose godina të lëna.
Çdo fshat ka pasur nga një kishë, përveç Kërçishtit,
që ki.sh 4 dhe Gjinavecit – 2.
Vërnica ka pasur një kishë të madhe e të bukur nga
brenda: me afreske e ikonostas të skalitur, me
objekte argjëndi e floriri të zbukuruara plot art.
Duhet të ishte rreth 250-vjeçarc. Mbante emrin e
Shën Gjergjit. Nga kjo kishë, sot ka mbetur e ngritur
vetëm godina.
Në Kërçishtin e Epërm ishte kisha e Shën Dhimitrit,
me 4 kube, e ndërtuar më 1880, e cila sot është vetëm
si godinë. Ndërsa kisha e Shën Kollit ishte shumë
më e vjetër dhe ka qenë me shumë shtylla. Edhe
kisha “Ngjitja e Krishtit.në Qiell”, është sot vetëm
Kisha e Shën e Premtes në Klenjë.
si godinë e lënë.
Në Gjinavec ka qenë kisha e Shën Kollit, kisha më
e bukur e zonës për nga pamja e jashtme. Sot ka
mbetur vetëm si godinë. Ishte ndërtuar më 1911,
me gurë të zgjedhur e të gdhëndur mirë. Më 1956,
ajo u dogj bashkë me fshatin, por dikush duhet ta
ketë djegur, sepse ishte shumë larg zjarrit që ra në
fshat. Po në këtë fsliat, ka qenë dhe paraklisi i Shën
Ilias, që sot nuk ka shenjë. Në Steblevë ka mbetur
godina e shembur e saj.
Ndërsa në Klenjë, që ka rreth 70 shtëpi, nga të cilat
12 ja-në orthodhokse, është kisha e Shën e Premtes,
si dhe janë kujtimet e një kishe tjetër, më të vjetër e
me të njëjtin emër, që ishte në varrezat në qendër të
fshatit, të cilës i humbën gjurmët kur aty ndërtuan
lapidarin. Kishën në rrëzë të malit, mbas mbylljes e
përdorën si depo dhe më vonë e kthyen stallë. Kohët
e fundit, para rihapjes së kishave, i kishte rënë çatia.
Kjo kishë mendohet se është rreth 200 vjeçare. Me
ndihmën e madhe të Kryepiskopit Anastas, në vitin
1996 kisha u rindërtua plotësisht, duke kushtuar
rreth 14 milion lekë të vjetra. Në të u rregulluan
muret, u ndërtua e plotë çatia me kubetë dhe u
vendos ikonostasi i ri i skalitur. Kisha është e tipit
bazilik me tre nefc dhe brenda saj, poshtë çatisë me
tre kupola të vogla. Ka një sipërfaqe 85 m2. Në
fasadën e kishës janë tre gurë me simbolc: dy me
kryqe në të dy anët e portës, ndërsa në qoshen e
djathtë të saj, në po atë lartësi është një figurë. Në
vitin 1913, disa persona qëlluan me plumba në
qendër të kryqit, por më vonë e pësuan…
Kishat tona kanë qenë mjaft të bukura. Theofani
(Popa) i vizitonte herë pas here ato dhe mbante
shënime. Vlerësonte, sidomos atë të Vërnicës dhe
ikonat e bukura në kishën e Gjinavecit. Në to janë
marrë disa ikona, që siç u tha atëhere do dërgoheshin
për në muzeum, por nuk dihet se ku përfunduan”.
COPËZA BISEDE
**Eshtë një vend i quajtur Selishtë (fshat i vjetër),
mbi një kodër afer Klenjës, ku një ditë para ditës së
Shën Gjergjit, mblidhen tërë gratë.e femijët e zonës
dhe festojnë. Sot aty janë gjurmë pllakash e gurësh,
si dhe dy çesma. Ky rit është trashëguar brez pas
**Zoti më ka ndihmuar
vazhdimisht e ka qenë
gjithnjë me mua: ditën e
Evangjelizmoit u zhve-
sha e përsëri ditën e Eva-
ngjelizmoit fillova të
meshoj. Pra, mund të
them se nuk jam zhve-
shur fare, sepse Krishtin
e kam pasur dhe e kam
në zemër.
**Dikur, në zonë kanë
qenë disa psaltër shumë
të mirë, si: në Vërnicë,
Danail Mazniku, Ivan
Dushku dhe Tase Maz
niku; në Kërçisht, Vane
Kamburi e në Erbel,
Karafili. Kishin zë të
ëmbël.
**Pas hapjes së vendit dhe lejimit të fesë, në zonë
kanë ardhur shumë vizitorë nga njerëzit tanë, që
jetonin jashtë zonës dhe vendit.
Të gjithë, sapo njiheshin me punimet e Kishës, fale-
nderonin Papa Teodorin për shëbimet që po kryen
**Ne, në krahinë jemi shumë besimtarë e i ndjekim
festat fetare si në kishë, por edhe në shtëpia me vizi1
ta. Kur vij në Tiranë takoj shumë nga këta në kishë.
50 VJET KLERIK
Ke përpara Papa Teodor Pleushkun dhc mendpn:
50 vjet prift, vite që mbartin në vetvete punë,
sakrifica, vu ajtje, gëzim e kënaqësi. Një jetë me
mësimet e lisu Krishtit. “Rihapja e kisha ve ka qenë
ndër gëzimet më të mëdha të mia”, -thotë e i gëzohet
me gjithë shpirt rezultateve të arritura. Herë pas here
shprehet: “I lutem Zotit t’i shtojë jetën Krye-
episkopit tonë, se ai po e lulëzon Kishën tonë Auto-
qefale, ai na e rindërtoi atë e do na sjellë edhe të
tjera të mira”.
Duke ecur dalëngadalë për të vajtur në kishën e
rindërtuar të Shën e Premtes, na tregon shumë
ngjarje. Fiet sidomos për rolin e priftit, për figurën
morale dhe ndershmërinë e tij, që janë bazë për
arritjet, për forcimin e besimit edhe tek brezat c
ardhshëm. Dhe ato që ai i flet, ashtu me ton, i ka të
provuara se i ka zbatuar vetë me shumë zemër.
Na e tregoi kishën me mburrje. Por,ankohej se
s’kishte shumë të rinj që të vinin në kishë. I vinte
keq se orthodhoksët, si dhe të tjerët, po largoheshin
nga zona për në Tiranë, Durrës e më tej.
Kur i pyet orthodhoksët e asaj zone, që tani banojnë
në Tiranë, për papa Todin, përveç fjalëve plot respekt
të thonë se ai s’rreshti kurrë së kryeri deiyrën e tij
fetare, madje edhe gjatë kohës së persckutimit ka
kryer shërbesa, sidomos pagëzime, nt shumë nga
familjet gollobordase, kudo që ishin. Gjithmonë i
ndershëm, i thjeshtë, i sjellshëm e shumë i devot-
shëm në punën e tij baritore.
Ndaj, në këtepërvjetor-jubile, PapaTeodorit i urojnë
shëndet ejetë në shërbim të kishës, jo vetëm njerëzit
e krahinës së tij, por tërë ata që e duan Krishtin dhe
punojnë për Kishën.
KRISTOFOR BEDULI