OCMC dhe veprimtaritë e saj
Qendra Orthodhokse e Misionit të Krishterë i kushtohet
misionit dhe ungjillëzimit si agjenci e Konferencës së
Episkopëve Kanonikë Orthodhoksë të Amerikës. Ajo punon
për nxitjen, mbështetjen, stabilizimin dhe zhvillimin e
komuniteteve Orthodhokse në të gjithë botën. Disa nga
drejtimet e punës janë:
Misionarë, që shkojnë për të ndihmuar në Kishat
Orthodhokse, bazuar në kërkesat e hierarkëve lokalë.
Mbështetje e klerit vendas për nevoja të ndryshme.
Bursa dhe mbështetje financiare për studentë, të cilët më
pas kthehen në kishat e tyre të përgatitur teologjikisht si
mësues a klerikë.
Projektet e zhvillimit “Agape”, të cilat mbështetin
zhvillimin dhe veprimtaritë filantropike në drejtimin so
cial, si jetimore, klinika mjekësore, projekte zhvillimi
bujqësor, shkolla, edukim i rinisë etj.
Veprimtari dhe seminare të përbashkëta për të mësuar e
shkëmbyer përvojën, si dhe për të ndihmuar në realizimin
e projekteve të veçanta