EmailFacebookKontakt

Objektivizimi i Trashëgimisë: Përparësi, Mbarësi dhe Prapësi Kulturore

Objektivizimi i Trashëgimisë:
Përparësi, Mbarësi dhe Prapësi Kulturore

Nga Dr. Konstantinos Giakoumis

Lajmi i gëzuar për zbulimin dhe sekuestrimin nga policia e disa qindra veprash arti të vjedhura dëshmon, edhe një herë, dëmin që ka shkak- tuar objektivizimi i trashëgimisë kulturore. Si “objektivizim” i vepra- ve të artit përkufizohet shkëputja e dhunshme e tyre nga subjektet që i krijuan dhe i ruajtën si pjesë të jetës dhe si shfaqje të identitetit të tyre. Kështu ndodhi kur shteti ko- munist shtetëzoi veprat e artit dhe i cilësoi si monumente kulture, duke i vënë nën mbrojtjen e shtetit si objekte. Monumentet dhe veprat e artit janë pjesë organike dhe inte- grale, pra pjesë e subjektit të ba- shkësive që i krijojnë dhe i ruajnë. Krijuesit e tyre konsiderohen thjesht si “duart” e bashkësisë që i krijon, gjë që e dëshmon më së miri formula tipike me të cilën fillon nën- shkrimi i autorëve të disa prej iko- nave të sekuestruara (dhe jo ve- tëm): “përmes dorës së…”. Siç do të tregohet më poshtë, përmes një shembulli konkret, veprat e artit të cilat nuk janë shkëputur nga ambienti organik i tyre mbrohen nga komuniteti si pjesë e subjektit të tij, pra ashtu siç komuniteti mbron ve- ten. Përkundrazi, shkëputja e tra- shëgimisë kulturore nga ambienti i saj jetësor dhe organik dhe objektivizimi i saj, nuk e garanton sigurinë e trashëgimisë. Objektivizimi e kthen trashëgiminë kulturore në “objekte arti”. Dhe objektet me shumë vë- shtirësi arrijnë të lidhen me subjek- tin e një bashkësie të re, ndërsa më së shumti tregtohen, shiten dhe blihen. Thënë me fjalë të thjeshta: “Do që të mbrosh një objekt arti? Integroje organikisht në jetën e një bashkësie, bëje pjesë të subjektit të saj”. Ky koncept teorik i raportit të komunitetit me artin, si pjesë e su- bjektit apo si objekt, mund të thje- shtohet më tepër duke i shtruar vetes disa pyetje: Cila shtëpi na dhemb më shumë, ajo ku jemi lindur dhe jemi rritur, apo ajo me qira? Cilin lek e kursejmë më tepër, lekun e nxjerrë me djersë, apo lekun e

gjetur në rrugë? Për cilën mace kujdesemi më shumë, atë shtëpia- ken apo tjetrën, atë të rrugës? Në cilin shtrat flemë më mirë, në atë të shtëpisë, apo në atë të hotelit? Pra, trashëgimia si pjesë e subjektit të një bashkësie është shtëpia ku je rritur, leku i djersës, macja apo shtrati i shtëpisë, ndërsa kur bëhet objekt, këto mund të kthehen në “shtëpi me qira”, “lek i gjetur në rrugë”, “mace e rrugës” ose “shtrat hoteli”.

Raportin midis komunitetit dhe artit, si pjesë e subjektit të komuni- tetit apo si objekt, dhe implikimet që ky raport mbart për sigurinë e trashëgimisë kulturore do ta para- qes përmes katër ngjarjeve historike. Së pari, mënyra e shpëtimit dhe e ruajtjes së thesarit të manastirit të Shën Kollit të Perondisë. Së dyti, degradimi i trashëgimisë kulturore kur kjo shkëputet nga subjekti i vet, duke marrë si shembull rastin e kishës së Shën Triadhës në Lavdar. Së treti, ruajtja e trashëgimisë kul- turore kur ajo rilidhet me subjektin e një bashkësie, si p.sh., rasti i nis-

mës së ndërmarrë nga Mitropolia e Korçës për konsolidimin shpëtim- tar të kësaj kishe. Së katërti, dhi- mbja dhe reagimet që shkëputje të reja të një vepre arti nga bashkësia e vet i shkaktojnë kësaj bashkësie, me pikënisje ngjarjet e verës në ki- shën e Shën Marisë së Pazarit në Përmet. Gjatë trajtimit të këtyre ngjar- jeve do të dalë në pah edhe roli i eli- tave në vendosjen e përparësive po- litike të lidhura me këtë trashëgimi dhe, si rrjedhojë, në një sërë mba- rësish ose prapësish kulturore.

Ishte 8 nëntori i vitit 1399 kur prifti-murg (hieromonaku) Danieli, igumen i manastirit të Shën Kollit në Perondi, Berat, shkruante se, “prej frikës së turqve”, po largohej nga manastiri, [fig. 1] duke marrë me vete të gjithë kodikët e vjetër dhe sendet e tjera kishtare me vlerë që ruheshin në manastir. Shënimi- kronik, gjithashtu përmban inventarin e sendeve që igumeni mori me vete, si edhe mallkime parandalu- ese për këdo qoftë që do të përve- tësonte ndonjërën prej tyre. Këto sende igumeni Daniel i nxori së

bashku me “zotin e tij” Teodorin III Muzakën, për t’i vendosur në një vend më të sigurt, në qilarin e vetë Muzakës që ruhej nga roja i tij, Theotoqi. Ndër këto objekte, shë- nimi përmend edhe “perdet prej mëndafshi të portës, që ishin dhuruar nga Balsha”, vepër që prej kohe është identifikuar me Epitafin e Gllavenicës (1373) [fig. 2], si edhe disa letra perandorake (kriso- bula). Kronika e shënimit ruhet sot në kodikun me numër klasifikimi “Additional 37007” të Bibliotekës Britanike në Londër. Vlera e kësaj ngjarjeje në çështjen në diskutim është raporti i igumenit Daniel me këto sende. Duke u larguar nga manastiri, ai nuk u kujdes të shpë- tonte vetëm veten e tij, por, siku- ndër nënkuptohet qartë, ai u shqe- tësua edhe për sigurinë e trashë- gimisë kulturore të manastirit si pjesë e subjektit të bashkësisë së cilës i printe igumeni Daniel.

Edhe pse as Berati, as manastiri i Shën Kollit në Perondi nuk u shkatërruan kur përfundoi pushtimi (vijon në faqen 10)

(vijon nga faqja 9)
osman (1417), rrethanat historike
e justifikonin pasigurinë e Danielit
në vitin 1399. Qyshprej vitit 1380
dhe, më pas, më 1382 dhe 1384,
osmanët kryen inkursione plaçki-
tëse në territoret ngjitur me ato të
Muzakajve. Një vit më pas, më 1385,
ushtria e Balshës II u shpartallua
nga forcat e osmanëve dhe trupat
e Karl Topisë, ndërsa vetë Balsha II
u vra. Shpartallimi i Balshës II në
betejën e Savrës, Lushnjë, shkaktoi
shumë frikë dhe ankth në territoret
fqinje. Kjo gjendje u intensifikua
pas vitit 1392, aq sa më 1394 Krye-
piskopi i Ohrit u detyrua të tole-
ronte një martesë kanonikisht të
paligjshme mes dy familjeve të
fuqishme “për shkak të rrezikut që
rëndonte mbi të krishterët e atyre
vendeve”. Rreziku turk, pra, edhe ba-
shkoi sundimtarin e Vlorës, Merk-
sha Zharkoviç, me vajzën e zotit
të Zetës, Balsha II, Ruginën, edhe
e bëri igumenin Daniel ta ndjente
të nevojshme të siguronte trashëgi-
minë e manastirit të Shën Kollit në
duart e sundimtarit të Beratit
(1389-1412). Edhe pse s’mund ta
dimë se cili do të kishte qenë fati i
këtyre sendeve të shenjta po të
mos largoheshin nga manastiri i
Shën Kollit në Perondi, mbetet
fakt se një pjesë e mirë e tyre, si
kodikët dhe vetë Epitafi i Gllave-
nicës, u ruajtën nëpër shekuj në
Berat, duke vazhduar të jenë pjesë
e identitetit, pra e subjektit të ba-
shkësisë së tyre. Pjesë e tyre ruhet

sot në Arkivin Qendror Shtetëror, në Muzeun Kombëtar, në Biblio- tekën Britanike etj.

Megjithatë, largimi i Danielit nga manastiri bashkë me sendet e çmu- ara të tij nuk ishte e vetmja alterna- tivë sigurie. Marrëveshjet e mana- stireve të Malit të Shenjtë (Athos) ose të manastirit të Shën Joan Pa- gëzorit në Serres (në veri të Sela- nikut) me Osmanët (çereku i fundit të shek. XIV) mund të përbënin një model për sigurinë e manastirit dhe bashkësisë së tij nga “frika e tur- kut”. Këto marrëveshje u siguronin manastireve privilegjet e mëpar- shme dhe paprekshmëri gjatë inkursioneve dhe pushtimit osman. A nuk përbënin marrëveshje të kë- tilla mundësi për sigurinë e mana- stirit të Shën Kollit? Për më tepër, çfarë i jepte Danielit garanci se bodrumi i një sundimtari mund të ishte më i sigurt se vetë manastiri? Tekefundit, mallkimet fetare në fund të kronikës, të drejtuara kujt- do qoftë që mund të donte t’i tjetër- sonte sendet e çmuara të manasti- rit, tregojnë se siguria e tyre nuk ishte e garantuar as në qilarin e Teodor III Muzakës. Pra, pasiguri në manastir, pasiguri edhe në bodrumin e Muzakës. Atëherë, përse igumeni Daniel vendosi t’i nxjerrë sendet dhe të largohet edhe vetë nga manastiri? Për më tepër, pse sendet e manastirit nuk u kthyen në vendin e tyre, kur më 1402, apo ca vite më pas, frika nga osmanët u fashit, pas betejës së Ankarasë?

Për t’iu për- gjigjur këtyre pyetjeve është e domosdoshme të shqyrtohet, së pari, çfarë cilëso- nte si “trashë- gimi” igumen Danieli dhe, së dyti, çfarë mund të përbënte “fri- kën prej turqve” për të. Kodikët e identifikuar nga inventari i se- ndeve datohen

nga shek. X-XI deri në shek. XIV, d.m.th. deri në kohën e shkrimit të kronikës. Epitafi i Gllavenicës (1373) atë kohë ka qenë vetëm 26- vjeçar, d.m.th., ka pasur moshën që ka sot Piramida për ne, ose moshën që do të kishte statuja e madhe e Enver Hoxhës. Përveç kodikëve, sendet e tjera përfshinin rroba priftërore, një kryq të zbuku- ruar, me kutinë e vet, pëlhura të domosdoshme për kryerjen e me- shës, një temjanicë të bakërt, një arkë të bakërt “për të ardhurat” edhe letrat “krisobulë” që përcak- tonin kufijtë e fshatrave Perondi dhe Vreshtan. Pra del qartë se kri- ter përkufizimi i “trashëgimisë” për Danielin s’ka qenë as vjetërsia, as materiali dhe as rëndësia e dhuru- esit të sendeve. Gjithë ato sende, që igumen Danieli mori me vete, kanë qenë pjesë e jetës së përdit- shme të bashkësisë murgjërore dhe do të lëviznin aty ku edhe vetë ba- shkësia do të lëvizte. Që të gjitha sendet ishin për t’u ruajtur së ba- shku dhe të pashkëputura. Për këtë arsye shërbenin edhe mallkimet, të cilat i drejtoheshin “kujtdo, qoftë sundimtar, prift ose kryeprift, që do të kujtohet dhe do të dojë të marrë ndonjë nga sendet”. Pra, këto se- nde ishin vetë jeta e përditshme, pjesë e subjektit e igumenit dhe e bashkësisë që ai kryesonte dhe pikërisht kjo përbënte “kriter tra- shëgimie” për Danielin. Prandaj, ai do t’i ruante ashtu siç do të ruante edhe veten e tij.

(vijon në numrin e ardhshëm)