EmailFacebookKontakt

O njeri! Kush ta dha te drejten te marresh jete njerezish?

O njeri! Kush ta dha të drejtën të marrësh jetë njerëzish?

nga

Joan SHOLLA

Para disa kohësh në lajme, dë- gjuam se 21 veta u mbytën dhe 7 të tjerë humbën në detin Jon. Këta njerëz përpiqeshin të shkonin në Itali ku do të punonin. Njerëzit e familjes sapo morën vesh lajmin filluan të qanin dhe të dëshpëro- heshin. Shumë të tjerë që dëgjuan për tragjedinë ndjejnë dhembje për këta njerëz. Për të gjithë shqiptarët ky ishte një lajm shumë i hidhur, i cili tronditi të vegjël e të mëdhenj. Ishin 21 veta ku disa prej tyre sapo kishin filluar ta shijonin jetën, disa të tjerë sapo ishin fejuar dhe disa të tjerë kishin fëmijë.

Por, a keni dëgjuar që çdo ditë në Shqipëri vdesin mbi 50 veta, të cilëve nuk u jepet, mundësia të qaj- në. Mos ju duket e pakuptueshme kjo pyetje që bëra? Po, po mbi 50 fetuse dhe fëmijë vdesin në Shqi- përi nga nënat dhe baballarët e tyre. Kjo gjë ndodh nga mbrojtësi dhe ndihmësi kryesor i fëmijës, e cila është nëna e tij. Njëri prind ose të dy së bashku vrasin fëmijën e tyre pa iu dridhur dora, pra nëna aborton. Mendoni njëherë që shu- më nga këta prindër u mërzitën për 21 njerëzit që u mbytën në det, por me gjakftohtësi të habitshme bëjnë një nënshkrim të plotë për vrasjen e bij ve të tyre. Shumë vajza, të cilat nuk u bënë nëna, qanë, sepse disa njerëz u mbytën nga një vdekje na- tyrore, por pa derdhur një pikë loti vranë fëmijën e tyre. Shumë e shu- më njerëz e kryen këtë krim pa e vënë në punë ndërgjegjen. Shumë e shumë fëmijë u mbytën pa lindur. Mendoni pak që sa e sa fëmijë vdesin pa dëgjuar zërin e nënës.

Pse ndodh aborti? Një nga ar- syet e abortimit të fëmijëve nga nënat e tyre është turpi. Vajzat e reja, të cilat kryejnë marrëdhënie para martesës mendojnë se është më mirë të abortojnë se sa të turpë- rohen në sy të botës. Ajo, pasi kryen një mëkat, përpiqet ta fshehë këtë mëkat me një vrasje. A to që abortojnë thonë ose mendojnë se janë të lira të bëjnë me veten e tyre çfarë të duan. Atyre u duket më mirë të vrasin një fetus ose një foshnjë që ka filluar të marrë for

mat e njeriut sesa të turpërohen ose të tallen me të. Ato harrojnë që fetusit që kanë në bark i është formuar zemra dhe pjesë të tjera të trupit. Sa e shëmtuar, një nënë që vret! Zoti ka dhënë pushtetin mbi lindjen e jetës. Nëna është e destinuar të falë dashurinë, por bën të kundërtën, vret. Ky është një krim i pafytyrë i një plage të thellë të shoqërisë sonë. Atyre do t’u vin- te keq, do t’u dhimbte në qoftë se do të shihnin një fëmijë të shtypur nga ndonjë automjet, por nuk do t’u vinte keq për fëmijën e tyre, i cili s’ka për të parë automjete.

Një arsye tjetër që shumë gra kryejnë abort është planifikimi familjar. Çifti mendon: “Përse duhet të kemi fëmijë, kur ne sapo u martuam, le ta abortojmë këtë fë-

mijë. ” Mendoni pak në qoftë se në- na e Shën Vasilit të Madh do të ki- shte menduar si një grua, ku baza e së cilës është planifikimi familjar, atëherë nuk do të kishim Shën Vasil të Madh. Shumë vepra nuk do të shkruheshin dhe Kisha nuk do të kishte një kolos të madh.

Një arsye tjetër që shumë gra abortojnë është gjendja e keqe e familjes. Njëherë bisedova me një çift, të cilët kishin 10 vjet që ishin martuar. Gjatë bisedës kuptova se ata kishin abortuar një fëmijë. Kur i pyeta pse e abortuan u përgjigjën se s ’kishin mundësi ta mbanin atë fëmijë për arsye ekonomike. Atë- herë i pyeta se përse nuk e vrisni djalin që e keni në klasë të parë, sepse edhe tani keni probleme ekonomike? Ata panë njëri-tjetrin me sy. Shumë çifte thonë se më mirë të abortojmë, se sa të kemi një fë- mijë, i cili harxhon më shumë se

një automjet. Ata thonë ose me- ndojnë: “Një fëmijë duhet të rritet dhe që të rritet, do rroba, ushqime të ndryshme dhe në qoftë se do të sëmuret, kërkon ilaçe e shumë të tjera. Pra, më mirë për ne – thonë ata – është të kemi një makinë që nuk kërkon një kujdes të tillë siç do njëfëmijë. ”

Një arsye tjetër që i çon njerëzit drejt abortit është edhe karriera. Shumë e shumë gra mendojnë se është më mirë të abortojnë, se sa të largohen nga puna për një vit. Ato mendojnë: “Është më mirë të abortoj, se sa të më shpëtojë ky rast i mirë për karrierë ”. Ato mbështe- ten në thënien “Kur të vjen rasti, shfrytëzoje atë”.

Por çfarë thotë shteti për abortin? Aborti në Shqipëri u lejua li-

gjërishtnë vitin 1995. Konsulentët e abortit u thonë nënave që të mos abortojnë, sepse do të kenë probleme, si: depresioni i të ndjerit fajtor, çrregullim në ngrënie, mundësia e marrjes së infeksioneve të ndryshme, do t’u nevojitet ndihma psi- qike, si dhe mundësia e moslin- djes. Por ka edhe disa raste kur mjekët u këshillojnë nënave që të abortojnë, sepse nuk rrezikohet shëndeti i fëmijës, por edhe shë- ndeti i tyre. Por duhet të veprojmë me kujdes në raste kur mjekët na këshillojnë që të abortojmë fëmi- jën tonë. Në qoftë se nëna e Krye- piskopit Anastas do të pranonte këshillën e mjekëve, kur i thanë se duhet të abortonte, sepse jo vetëm fëmija rrezikon, por edhe ti, sot nuk do të kishim Kryepiskopin Anastas midis nesh. Pra, nuk do të kishim bariun e Kishës sonë. Mund të ishte një kujtesë e mje-

gullt e prindërve të tij. Mjekët e lejojnë abortin deri në muajin e tretë. Më pas ata thonë se një abort pas muajit të tretë do të ketë më shumë pasoja për nënën. Dhe përsëri e lejojnë abortin edhe pas muajit të gjashtë në qoftë se nëna ka probleme serioze shëndetësore. Ligjet e lejojnë abortin sepse tho- në, që krijesa në barkun e nënës nuk është njeri.

Çfarë thotë Kisha Orthodhokse për abortin? Ajo thotë që ne nuk kemi të drejtë të shkatërrojmë jetën tonë, sepse ajo është një dhuratë nga Perëndia. Akoma më shumë ne s’kemi të drejtë që të marrim jetën e një embrioni ose të një fetusi, i cili është në barkun e nënës.

Në qoftë se ne mendojmë që trupi ynë është banesa e Shpirtit të Shenjtë, ne nuk mëkatojmë vetëm duke vrarë një fëmijë, por mëka- tojmë kundër Shpirtit të Shenjtë. Sinodi i 6-të Ekumenik vendosi përsa i përket abortit: Ajo grua që merr ilaçe për të vrarë embrionin osefetusin, pra të abortojë, përbën subjekt që ka kryer një vrasje dhe merren masa ndaj saj njëlloj si me- rren masa ndaj çdo njeriu që vret.

Por shumë njerëz mund të tho- në: Ai është thjesht një embrion ose fetus. A ekziston shpirti në krijesën, e cila ndodhet në barkun e nënës? Le të sjellim ndër mend historinë e takimit të Elisabetës me Hyjlindësen, ku Joani 6 muaj kër- ceu në barkun e Elisabetës. Shpirti ekziston në trupin e krijesës jo ve- tëm kur ai është 6 muaj. Ne të kri- shterët besojmë se Fjala erdhi dhe zuri vend në trupin e Hyjlindëses, që në momentin e ungjillëzimit. Pra, ne besojmë se shpirti vjen tek njeriu që në momentin e ngjizjes.

Pra, të mos vrasim me duart tona fëmijën tonë, sepse nuk kemi të drejtë të vrasim veten tonë, aq më tepër të marrim jetën e fëmijës sonë të palindur. Të kemi kujdes që të mos mbysim në ‘’Detin Jon” një fëmijë, i cili s’ka lindur akoma. Le të kemi parasysh porosinë e gja- shtë që Zoti i dha Moisiut: “Mos vrit!” Pra, le t’i japim mundësinë një fëmije të pafajshëm të jetojë jetën e tij, ashtu si edhe ne e jetoj- më tonën e deri tani!