Në datën 24 prill 2024, nxënësit e klubeve të librit dhe të historisë të shkollës së mesme shqiptaro-amerikane “Protagonistët” zhvilluan një veprimtari interesante, duke vizituar Akademinë e Shkencave të Shqipërisë! Ata patën mundësinë të njihen me botën e librave akademikë dhe të marrin pjesë në aktivitete promovuese të kulturës së leximit që u zhvilluan aty.
Gjatë kësaj vizite ata patën mundësinë të takonin Kryetarin e Akademisë së Shkencave, akademikun Skënder Gjinushi dhe nënkryetarin e saj, akademikun Vasil Tole. Aty u informuan për rëndësinë e arsimimit cilësor dhe u nxitën për perspektivën e tyre në fushat shkencore.
Pas kësaj, vizituan mjediset e Librit Akademik, ku u pritën nga kryetari i sesionit të shkencave shoqërore dhe albanologjike, akademiku Gëzim Hoxha.
Korresp. i “Ngjallja”