Të kërkosh gjoja ta shërosh tjetrin nëpërmjet zemërimit tënd përmban rrezikun të sëmuresh dhe të vdesësh ti vetë! “Askush nuk shëron të keqen me të keqe”, na thërret shën Joan Gojarti (Is ton Agion loannin 51.3). “E mira nuk është mirë, kur nuk bëhet mirë”, shton shën Grigor Theologu (Apofthegmata 2.46), “pasi nuk gjuajmë të mirën me mënyrë të keqe” (Omelia42, Sintaktirios 13). Nëse ti vendos para syve të tu teneqe tepër të ndryshkur ose flori tepër të shkëlqyer, të dyja këto e pengojnë njësoj shikimin. Me të njëjtën mënyrë verbojnë shkaqet e zemërimit, të palogjikshme a të logjikshme në dukje (Shih Kasia- noit, Pros Kastora episkopon, Peri Orgis).
Vëllai i madh i plangprishësit kishte të drejtë që u nxeh. Gjërat që i ndezën zemërimin ishin reale, jo hiperbolike. Vëllai i tij kishte pikëlluar babanë e dhembshur,
kishte ikur larg dhe kishte ngrënë pasurinë prindërore, duke u rrokullisur në mëkatin “me lavire”, por ati i theri viçin e zgjedhur, ndërkohë që ai vetë, biri “korrekt”, punonte me sedër, kishte vetë- përmbajtje dhe thjeshtësi. Nuk kishte qoftë edhe një kec të vetëm, megjithëse punonte me bindje vite të tëra… Kishte të drejtë që kishte ngulur këmbë – luftonte dhe mbronte të drejtën. Kishte të drejtë që i “dhembte për të drejtën”, sepse shkatërrohej rendi ligjor; duhej të dëbohej mizori. Kishte të drejtë inatçiu; a është e mundur ta mohojë njeri? Kishte të drejtë, por ama nuk kishte dashuri! E kundërta ndodhte me babanë e tij. Kështu, biri i parë mbeti mbrapa. E parakaloi dashuria e atit, e la mbrapa pendimi i fajtorit. Kishte shumë avantazhe, veçse privohej themeli dhe baza e tyre, dashuria, prandaj të “mirat” e tij ishin në hava. (Luk. 15. 11-32).
Shën Simeoni, Theolog i Ri, flet për dy shpirtra që kishin kapur majat. Ndoshta nuk gabohemi, po të themi se një lartësi të tillë e kishte arritur ai vetë, por për arsye përu- lësie, fitoret e tij i përshkroi tek nje- rëz të panjohur. Ja çfarë na zbulon oshënari, duke befasuar dembeliz- min tonë:
“Pashë një tjetër, i cili ngazë- llohej për ata që luftonin dhe kishin sukses dhe priste të mirën e tyre aq shumë, sa të thuash se ky më tepër sesa ata do të merrte shpër- blimin e virtyteve dhe lodhjeve; ndërsa për ata që binin dhe qëndro- nin me këmbëngulje në mëkat, i vinte keq dhe rënkonte aq shumë, sa të thuash se vërtet ky vetëm do të detyrohej të kërkonte ndjesë për të gjithë këta dhe do të dorëzohej në Ferr. Dhe pashë një tjetër, që dëshironte dhe donte shpëtimin e vëllezërve të tij, saqë shumë herë i
lutej Perëndisë njeridashës me lotët e nxehtë nga zemra, ose që edhe ata të shpëtoheshin, ose dhe ky të dënohej bashkë me ta, sepse nuk donte aspak që të shpëtonte vetëm veten e tij, pasi kishte predispozi- cion imitimin e Perëndisë [shih Joan. 10. 15] dhe të Moisiut [shih Eks. 32. 32]” (Katihisis 8).
Stareci Zosima i Dostojevskit na nxit: “Nëse mundesh të marrësh përsipër krimin e të akuzuarit që gjykon brenda zemrës sate, ta bësh menjëherë, dhe të kesh ti dhimbje për llogari të tij” (Vëllezërit Kara- manzov, Libër. 6, 3, 8).
Ka mjaft raste në Jetë Shenj- torësh ku u shpif për njerëzit e Pe- rëndisë për mëkate të rënda dhe megjithëse i dinin fajtorët e vërtetë nuk i zbuluan, duke parapëlqyer kë- shtu të dënohen vetë në vend të tyre.
Atë Justini