EmailFacebookKontakt

“Nuk rri mbyllur, udhëtoj”

Njëherë e një kohë, njëri prej Etërve eremitë të Egjiptit të shekullit të katërt, shën Serapion Sidoniti, udhëtoi si pelegrin drejt Romës. Atje i folën për një grua shumë të njohur, e cila jetonte e mbyllur brenda katër mureve në një dhomë të vogël, pa dalë kurrë jashtë saj. Tepër skeptik lidhur me mënyrën e jetesës së asaj gruaje, duke qenë se vetë kishte udhëtuar shumë, shenjti i shkoi pranë dhe e pyeti: “Përse rri mbyllur mes katër mureve?”. Ajo iu përgjigj: “Nuk rri mbyllur, udhëtoj!”.

“Nuk rri mbyllur, udhëtoj!” Të njëjtën gjë mund të thotë edhe çdo i krishterë për veten e tij. Të jesh i krishterë, do të thotë të jesh udhëtar. Gjendja jonë është e ngjashme me atë të popullit izraelit në shkretëtirën e Sinait: jetojmë në çadra, jo në shtëpi, sepse nga ana shpirtërore jemi gjithë kohës në lëvizje. Baresim monopateve të botës së brendshme të zemrës sonë, një udhëtim që nuk matet me orë apo ditë kalendarike, sepse është udhëtim drejt përjetësisë, përtej kohës.

Episkop Kalistos Ware