Në vitin 1934 ai u emërua në Seminarin Orthodhoks Kombëtar “Apostull Pavli”. Ky seminar u riorganizua sidomos në vitin arsimor 1934-1935, ku gama e lëndëve mësimore mori përmasat e një shkolle të mesme. Në këtë kohë pati një shtytje dhe një zhvillim më të madh edhe lënda e muzikës bizantine, që u inkuadrua në programin e Seminarit si lëndë e detyrueshme, në mënyrë që me kohë të formoheshin kuadro të perspektivës, të cilët të merreshin me shfrytëzimin e thesarit të madh të dorëshkrimeve e të teksteve muzikore të lëna nga të parët tanë etj. Për këtë, ai krijoi një kurs, si dhe hartoi edhe një program të shkurtër për njohjen e muzikës bizantine.
z. Beduli qe një figurë e madhe njerëzore, nga i cili duhet të marrin shembull gjithë brezat e rinj. Ai ishte gojëmbël, i drejtë, i ndershëm dhe mikpritës. Ati ynë Iisu Krisht e kishte gatuar atë si prototip të njeriut besimtar dhe të përsosur.
Me hapjen e kishës tonë pas rënies së diktaturës ai dha një kontribut shumë të madh për formimin sërish të korit. Ndonëse i moshuar dhe i sëmurë, për asnjë çast nuk e ndërpreu aktivitetin e tij. Çdo të dielë, kur kisha jonë e ishte e mbushur plot e përplot dhe kur Liturgjia Hyjnore arrinte në pikën kulmore, kur të gjithë besimtarët në një kor të vetëm këndonin himnin “Shenjt-Perëndi”, “Emri i Zotit qoftë i bekuar”, si dhe himnin kryepiskopal, dirigjent ishte zoti Beduli. Besimtarët nuk do ta harrojnë kurrë mësuesin dhe dirigjentin e tyre.
Në kujtesën e tyre ai do të dirizhojë gjithnjë.
Prof. Milto Vako
(Artist i merituar)
1. “Engolpion i çdo orthodhoksi”, 1936
2. “Jeta dhe çudirat e Shën Mitër Mirovlitit”, 1936
3. Disa këshilla morale krishterore”, 1938
4. “Besimi”, 1939 (Ribotuar 1994)
5. “Ngjallja e Krishtit”, 1940
6. “Shën Prokopi”, 1942
7. “Mësime fetare”, 1943 (Ribotuar 1994)
8. “Mjeku izraelit Rosbali”, 1944
9. “I biri i shtëpisë së Davidit”, 1944
10. “Ungjilli bazë e jetës”, 1944 (Ribotuar 1994)
11. “Familja e krishterë”, 1944
12. “Historia e një princi indian”, 1944 (Ribotuar 1994)
13. “Orthodhoksia” 1945, (Ribotuar 1994)
14. “Të tre jerarkët e Kishës”, 1945
15. “Pesë vajza, dëshmore të mëdha”, 1945
16. “Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë deri në vitin 1944”, 1992
17. “Vështrim mbi kishat dhe manastiret e Pogonit”, 1996
18. “Kungata Hyjnore”, 1997
BOTIME SI BASHKAUTOR
1. “Libër i Shërbesave të Shenjta”, 1961 dhe 1994
2. Ka hartuar zëra në fushën e historisë dhe arsimit për “Fjalorin Enciklopedik Shqiptar”, 1985
DORËSHKRIME
1. Evllogji K. Llavrioti – “Voskopoja dhe Akademia e saj”
2. Konstandin Skënderi – “Historia e Voskopojës së vjetër e të re” (Athinë 1928)
3. “Kodiku i kishës së Murtillës”, 1973
4. “Teoria e muzikës Bizantine”, 1993
5. Kurs i shkurtër i muzikës Bizantine”, 1935
STUDIME
1. “Gjuha shqipe në Kishë”, 1961
2. “Kishat dhe manastiret e Pogonit”, 1956
3. “Disa të dhëna lidhur me periudhën e Skënderbeut”, 1967
4. “Kodiku i Shën Prokopit” (Bashkësia orthodhokse në Tiranë), 1989
BASHKEPUNIME PAS 1991-it
(me z. Thoma Qendro)
1. “Dhiata e re”
2. “Psalmet e Davidit”
Kanë thënë për të:
“… Kolegu kompetent për këtë mision bibliografik do të ishte miku ynë i vjetër dhe i dashur, z. Prof. Dhimitër Beduli, shkrimtar dhe njohës i përsosur i helenishtes”.
Ilo Mitkë Qafëzezi
“Ajo (“Gjuha shqipe në Kishë”), ishte sinteza e parë për këtë temë nga një studiues, i cili nisej prej bindjes se “njeriu mund t’i falej Perëndisë” fort bukur në gjuhën shqipe dhe që kishte punuar për ta bërë gjuhën e shërbesave më të përpiktë, më të qartë, më të bukur… Ishte një vazhdues i traditës përmes Kristoforidhit e Nolit.
Dr. Xhevat Lloshi
“Rrallë janë njerëz, që me zgjuarsinë dhe aftësinë shpirtërore, influencojnë një kishë për të mirën dhe drejtojnë brezin e ri… z. Beduli… ka qenë një prej njerëzve të veçantë zgjedhur për këtë mision të shenjtë…
Sigurisht, i dha Zoti një bekim të veçantë, që pa me sytë e tij botimet dhe ribotimet e librave të tij, veprat e një mendjeje të thellë dhe një shpirti bujar.
Në shërbesat tona këtu do të kujtohet bashkë me gjithë ata që punuan rëndë për Kishën tonë dhe për Zotin e saj.”
At Artur Liolin