“Nuk mund të ekzistojë paqja dhe dashuria, ku vazhdon
padrejtësia dhe paligjësia!”
– Liturgji Hyjnore dhe protestë në Kishën e Shën Gjergjit në Berat, që ishte kthyer në pikë turistike
për pushtetarët monistë dhe sot kërkohet të përuetësohet nga pushtetarët demokratë –
Kalaja e Beratit ka të veçantën e vet, sa legjitime aq dhe krenare, jo vetëm si djep i gojëdhënës, i bu- kurisë shpirtërore, por dhe si e vet- mja nga më të rrallat në Evropë, si fortesë dhe banesë dhe bërthama e Krishterimit në periudhën Bizantine.
Në Kala numërohen në shekuj 42 kisha, ndërsa kanë arritur deri sot – themele dëshmi – 20 kisha. Kë- tu penela e Onufrit të papërsërit- shëme Shpatarakut dhe Selenicasit i dhanë jetë ikonografisë, ndaj mund të themi, se këtë djep të Krishterimit e ka përkëdhelur vetë Perëndia.
Midis shumë faltoreve është dhe 400-vjeçarja – kisha e “Shën Gjergjit”, ndërtuar në një nga pikat dominuese të Kalasë, ku si në një ballkon vështron Beratin e lashtë me bukuri magjepse.
Këtu, më 25.07.2005, u kremtua për besimtarët orthodhoksë Shën Ana, nëna e kryenënës Shën Mari. Liturgjia u krye nga Hirësia e tij Imzot Ignati, i cili shoqërohej nga Atë Petraqi dhe Dhjakon Spiridhoni. Faltorja ishte e mbushur plot; kishin ardhur nga të gjithë grupmoshat, që dukej sikur i përcillnin mesa- zhin: “S’ të kemi harruar, të kemi pranë, je midis nesh, je Shenjti ynë”.
Pas Liturgjisë Kryebariu me urtë- sinë e mençurinë e Hirit të Perëndisë foli për padrejtësinë që i bëhet Ki- shës sonë, për të mos njohur rikthi- min e ligjshëm400-vjeçar, shekullor.
Besimtarët, jo vetëm kristianë por dhe të Komunitetit Mysliman, të indinjuar nga ky veprim që tje- tërson rolin e saj, funksionin e saj si faltore dhe që bie ndesh me të
drejtën kushtetuese ligjore të besi- mit si shtet demokratik, mbështe- tën fjalën e Kryebariut duke kër- kuar që drejtësia s’duhet të vono- het. Më pas Imzot Ignati i shoqë- ruar nga Atë Petraqi, Atë Nikolla, Atë Kristaqi, Atë Tertio dhe Dhjakon Spiridhoni, të shoqëruar nga shumë besimtarë, të cilët mbanin në duar ikonat e Krishtit, të Shën Marisë dhe Shën Gjergjit bënë një litani.
Ata u ndalën para hyijes së “Shën Gjergjit”, nga ku dukeshin mirë punimet e jashtëligjshme. Besim- tarët nëpërmjet medias, gazetarëve kameramanëve që kishin ardhur kërkuan që të sensibilizohej për kë- të padrejtësi sa të turpshme aq edhe e shpërfytyruar përpara së vërtetës të pamohueshme, tek zyrtarët. Në
ligjëratën e tyre besimtarët e shu- mtë e shumë të tjerë kërkuan se nuk është në nderin e asnjë orga- nizmi pushtetar të flasin për pro- nësinë, për përvetësimin, ajo është antiligjore, ata s’duhet të harrojnë se koha ndoshta është vonuar, por nuk harron të thotë të vërtetën, ky do të jetë turp për ta.
Ne shpresojmë, se ky tubim sa paqësor aq dhe demaskues i pa- drejtësisë që i bëhet Kishës sonë nga këto organe që mundohen ta mbajnë peng pronësinë e shenjtë të pamerituar, të shërbejë që ato të ndërgjegjësohen për të na e rikthy- er atë që është pronë e përjetshme e Kishës.
Sotiraq Mishaxhiu