EmailFacebookKontakt

“Nuk ka paqe midis popujve pa paqe midis besimeve fetare”

“Nuk ka paqe midis popujve pa page midis besimeve fetare”

Në datat 25-28 tetor 2007, në qytetin antik të Ohrit u zhvillua Konferenca Ndërkombëtare për dialog ndërfetar dhe mbarëci- vilizues me temë: “Frytet e feve dhe kulturave për paqen, respe- ktin reciprok dhe bashkëjetesë”.

Në të morën pjesë primatë të besimeve të ndryshme fetare nga shumë vende të botës, perso- nalitete të politikës dhe përfa- qësues të organizatave ndërko- mbëtare.

Kisha Orthodhokse Autoqe- fale e Shqipërisë përfaqësohej nga Mitropoliti i Korçës, Imzot Joani. Në këto ditë Hirësisë së Tij iu kushtua një vëmendje dhe respekt i veçantë.

H

irësi Joani ditën e parë të akti- vitetit e nisi me vizitën në Manastirin e Shën Joan Bigorskit, në Dibër. Imzot Joani vizitoi gjithë

mjediset e këtij manastiri. Të gjithë donin të bisedonin me të, sidomos Igumeni dhe vëllezërit i shpjegonin për manastirin, për punën që bënin, për mrekullitë që kishte bërë shenjti.

Ata u njohën me rezultatet dhe përparimin që ka bërë Kisha në Shqipëri gjatë kësaj periudhe. Të mahnitur pyetnin: Si i arritët të gjitha këto rezultate? Përgjigjja e Hirësisë ishte: “Është një bekim nga Zoti që na e dërgoi Kryepisko- pin Anastas. Pa të nuk do t’i kishim arritur këto rezultate’’.

Në datën 25 u bë hapja solemne e konferencës nga Ministri i Jash- tëm z. Antonio Milloshoski, i cili i uroi mirëseardhjen të pranishmëve.

Konferencën e përshëndeti Kryeministri, z. Nikolla Gruevski,. i cili analizoi në fjalën e tij konfliktet ndëretnike, luftërat, terrorizmin, grindjet dhe racizmin, duke konklu- duar se: Meqenëse të gjitha besimet

fetare kanë në qendër besimin, da- shurinë e tolerancën, ato kanë një rol shumë të rëndësishëm e jetik në zbutjen dhe zgjidhjen e proble- meve që ka sot bota.

Në konferencë referuan shumë primatë e përfaqësues të organizatave të ndryshme ndërkombëtare. Të gjithë takoheshin në një pikë: “Nuk ka paqe të vërtetë midis popujve pa paqe të vërtetë midis feve”.

Në konferencë referoi dhe Mitropoliti i Korçës Joani, me temën: “Kisha Orthodhokse dhe konfliktet etnike”. Në këtë referat Hirësia e Tij i bëri një analizë nga pikëpamja orthodhokse nacionalizmit, kombit dhe luftës. Ai theksoi:

“Për Kishën nacionalizmi dhe kuptimi i ngushtë i tij është diçka e re. Fillimet e nacionalizmit e kanë origjinën në shekullin XIX.

Kisha, është kundër çdo lufte; as dhe lufta e drejtë nuk mund të

justifikohet, se çdo vrasje në emër të Zotit është kundër Zotit”.

Duke i bërë një analizë të thellë këtyre problemeve nga pikëpamja orthodhokse, arriti në përfundimin se: Një kuptim i drejtë nga anajo- në për këto dukuri do të na ndih- mojë në zgjidhjen e këtyre problemeve. Kisha dhe besimet fetare duhet t’i paraprijnë zgjidhjes së këtyre problemeve.

Referati u mirëprit nga të gjithë të pranishmit dhe pati shumë inte- res për mediat. Shumë nga medial kërkonin ta takonin dhe ta intervi- stonin Hirësi Joanin.

Në fund konferenca miratoi de- klaratën prej 15 pikash, e cila u pranua dhe u duartrokit nga të gjithë. Thelbi i saj ishte se:

Të gjithë duhet të kontribuojmë nëpërmjet tolerancës, mirëkuptimit dhe respektit reciprok për paqen e botës.

Të sillemi ndaj të tjerëve ashtu siç duam që ata të sillen ndaj nesh.

Konferenca zgjodhi komitetin organizues të saj që do të mblidhet në vitin 2010.

Anëtar i këtii komiteti u zgjodh dhe Mitropuiiti i Korçës, Imzot Joani.

Atë Ropi Argjiri klerik në Prespë, Korçë