EmailFacebookKontakt

Nuk ka asnjë prift orthodhoks autonom, që nuk ka lidhje me një episkop lokal

E nderuar redaksi e Gazeta Shqiptare, ne që po ju shkruajmë, kemi qenë ndër studentët e parë të Seminarit Orthodhoks dhe ndër klerikët e parë të dorëzuar. Të çu- ditur dhe të revoltuar nga ato që po lexojmë në gazetën tuaj, duam edhe ne të themi fjalën tonë të përgjegjshme.

Në përgjigjet e tij të përçartura në Gazeta Shqiptare, N. Marku, duke u përpjekur të fshehë ma- shtrimet, vazhdon të kalojë nga gafa në gafë. Kështu, në përgjigjen e tij konfuze, ai (ri)botoi një vendim gjykate të 30 dhjetorit 1996, me nr. 2634, për të mbështetur te- zën se është njohur si Kishë! Por është po ky dokument që e nxjerr në shesh të vërtetën, që ishte vënë në dukje më parë në deklaratën e Kryepiskopatës së Hirshme: Gjykata e ka njohur vetëm si shoqatë që ka të drejtën e ushtrimit të ak- tivitetit privat në lëmin e tregtisë të shitjes me shumicë dhe pakicë dhe nuk e njeh aspak si Kishë (me bazë ligjin 7512,11.8.1991)…

Në përpjekjen e kotë që të faktojë se është prift kanonik or- thodhoks, boton një dokument lë- shuar nga episkopi i një vendi fqinj. Por, sërish, po ky dokument e bën të qartë se nuk është i tillë: N. Marku u dorëzua nga një episkop sllav për episkopatën e tij dhe jo për

Elbasanin. Episkopi i Bitolës (Ma- nastirit) kishte dhe ka të drejtë të dorëzojë priftërinj vetëm për epi- skopatën e tij dhe në asnjë rast për ndonjë episkopatë apo Kishë tjetër.

Dhe, që një klerik të transfero- het në një episkopatë tjetër (dhe aq më shumë në një Kishë tjetër), duhet të kryhet një procedurë si- pas Kanoneve të Kishës Ortho- dhokse. Ai duhet të pranohet nga episkopi i episkopatës tjetër. Në asnjë rast nuk mund të ketë një prift orthodhoks (sikundër edhe asnjë prift katolik), që nuk varet nga episkopi i zonën përkatëse, siç edhe e ka qartësuar Kryepisko- pata në deklaratën e saj të fundit.

Ndoshta “superpatrioti” Niko- lla Marku dhe grupi i tij që s’ka lidhje me Orthodhoksinë, kanë vendosur që kisha famullitare e së Tërëshenjtës Mari, të lagjes Kala të Elbasanit të zhvendoset në Bitola, në juridiksionin kishtar të Kishës sllave të shtetit fqinj?!

Më tej, N. Marku, për të tre- guar se “ka përfunduar” Seminarin e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, në vend të doku- mentit zyrtar, diplomës, nxjerr për- para lexuesve deklaratën e një ba- shkëseminaristi, i cili edhe ky nuk i përfundoi studimet, sepse u vetë- largua para se t’i mbaronte, që në

vitin 1992. Mendoni pak dikë që thotë për veten se ka mbaruar për jurist dhe në vend të paraqesë di- plomën e lëshuar nga universiteti, nxjerr një deklaratë të një bashkë- nxënësi, se për një farë kohe ndo- qën të dy bashkë leksionet!… Ne që kemi qenë bashkëseminaristë me të, e mbajmë mend se që në fillim në seminar më shumë nuk vinte, se “e dëmtonte lagështia e detit”, derisa u largua fare dhe nuk e mbaroi, për shkeljet që i dimë shumë mirë ai dhe ne….

Ndërsa dokumentet që boton, të lëshuara nga sekretari i atëher- shëm Aleko Dhima, tregojnë ve- tëm se punonte si katekist në Elbasan deri në vitin 1994 (dhe jo se kishte mbaruar seminarin dhe as se ishte klerik). Madje, kjo tregon se N. Marku në vitet e para nuk kishte kurrfarë problemi me origji- nën e Kryepiskopit.

Gjithashtu, N. Marku përpiqet të bëjë edhe “teologun”, duke shpjeguar statutin e Kishës. Statuti i vitit 1929, që ai paraqet, ishte hartuar për kohën kur Shqipëria ishte mbretëri. Kur ra mbretëria dhe Shqipëria u bë Republikë edhe Statuti duhej t’i përshtatej këtij ndryshimi. Kështu, pas hartimit të Kushtetutës së re demokratike, në vitin 1998, u hartua një statut i ri, i cili përcaktonte marrëdhëniet e

reja me Republikën. Për këtë ar- sye, ky statut i ri u miratua edhe nga organet kompetente shte- tërore dhe gjykatat (si Kuvendi i Republikës, Këshilli i Ministrave, Presidenti i Republikës). Ai u bë Ligj i Shtetit, nr. 10057, dt. 22.1.2009.

Deklaratat e Kryepiskopatës qartësojnë faktet kishtare dhe zbulojnë, sipas detyrimit që Kisha ka përpara opinionit publik, për- dhosjen dhe mashtrimin, që është kryer gjatë gjithë këtyre viteve. Ndaj, për të mbuluar këto fakte, N. Marku, duke e ditur se nuk ka argumente kishtare, përdor në më- nyrë spekulative, pyetje retorike, politike dhe populiste e shpifje të ulëta, pjellë e fantazisë së tij të sëmurë dhe i përsërit ato në mëny- rë monotone, me shpresën se diç- ka do mbetet.

Ndaj e quajtëm me vend të sjellim këto argumente, që qartë- sojnë mashtrimin e tij, që të njohim lexuesin me të vërtetën.

Dt. 29.08.2012

Protopresviter Jani Trebicka, Kryesekretar i Sinodit të

Shenjtë

Ikonom Stavrofor Joan Koroveshi