Pas një shkrimi në gazetën “PANORAMA ”
ndot
ërron
fund
ipër-
Liara,
shu-
5 tij.
itizi-
;ogë
etit,
leo-
)nte
m e
qe-
; të
se-
ër-
lar
ke
të
ri
ot
h-
o-
e;
të
të
i,
Nuk hyhet me zor në shtëpinë e tjetrit
– Bëhet zhurmë për t’i imponuar me zor pronarit të ligjshëm, Kishës, një projekt “ekologjik” prej 800 mijë lekësh, kur
vetëm për rindërtimin e urës që lidh Manastrin e Zvërnecit me tokën Kisha jonë ka harxhuar rreth 6 milionë lekë –
Në datën 20 maj, në gazetën “Panorama ” u botua shkrimi “Sherr
për ishullin e Zvërnecit… ”, i cili ka mjaft pasaktësira dhe madje edhe
qëndrime tendencioze. Ky territor ka qenë prej shumë e shumë shekujsh
pronë e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe intermexoja
fatkeqe e komunizmit nuk mund t’ia ndryshojë dot atij përkatësinë
shpirtërore e as historinë.
Pronësia vërtetohet nga dokumentet
Kisha Orthodhokse Autoqefale
e Shqipërisë nuk “pretendon të
jetë”, por është pronarja e ligjshme
e ishullit të Manastirit të Zvërnecit
“Fjetja e Hyjlindëses”. Kjo dësh-
mohet qartë nga vërtetimi i pronë-
sisë i lëshuar nga Seksioni i Kadas-
trës të Këshillit të rrethit Vlorë, më
dt. 20.4.1994. Në pikën nr.7 të tij
dëshmohet qartë se sipas kufijve,
veri-jug-lindje-perëndim, prona e
Kishës kufizohet nga gjoli (ujërat
e lagunës), – pra i gjithë ishulli i Ma
nastirit është pronë e Komunitetit
Orthodhoks të Shqipërisë. Sipas
vërtetimit pronësia përbëhet nga
pylli dhe trualli ku ngrihet Mana-
stiri dhe godinat e tij ndihmëse.
Dy vjet më vonë, me vendimin
nr. 376, dt. 24. 4. 1996, Komisioni
i Kthimit dhe Kompensimit të Pro
nave i rrethit Vlorë, i ktheu fizi-
kisht Kishës Orthodhokse Autoqe
fale të Shqipërisë truallin e mana
stirit godinave, me një sipërfa-
qel645 m 2. Me daljen e Ligjit të
vitit 2004, nr. 9235. i cili u njeh
pronarëve të drejtën për të marrë
atë që është e tyre, janë bërë vepri-
met përkatëse ligjore dhe jemi në
pritje të kthimit të plotë të pronës
së Manastirit.
Investime të konsiderueshme dhe të vazhdueshme
Ndërkohë, si pronare e vendit
të shenjtë, Kisha ka shumë e
shumë vite që bën investime të
konsiderueshme, si për restaurimin
e kishës-monument kulture të
Manastrit “Fjetja e Hyjlindëses”
(bizantine e shekXIII), e cila, vetëm
kjo, kushtoi rreth 16 milionë lekë
të reja. Për të vazhduar me rindër-
timin e kishës së Shën Triadhës,
realizimin (dy herë në vit, me nga
tre turne) të kampingjeve verore
për të rinj të ardhur nga i gjithë
vendi, lidhjen e ishullit me rrugën,
energjinë elektrike dhe ujin e
pijshëm, pastrimin rregullisht dhe
ruajtjen e mjedisit të pyllit dhe
territorit të Manastirit etj. Për të
bërë të munduara të gjitha këto, u
ndërtua nga Kisha jonë edhe një
urë druri afro 250 metra e gjatë.
Ajo është riparuar çdo vit, ndërsa
sivjet po i bëhet një rikonstruksion,
ose më mirë një rindërtim i plotë
(me vlerë rreth 6 milionë lekë të
reja, pra shumë herë më tepër se
“projekti ambientalist”). Të gjitha
këto janë bërë me fonde të siguru-
ara nga vetë Kisha dhe kapin vlera
mjaft të konsiderueshme.
Askush nuk pengon ambientalistët të investojnë
në zonat e ndotura dhe të degraduara të Vlorës
Siç thamë, si pronar i vërtetë
(dhe jo i pretenduar), Kisha Ortho
dhokse Autoqefale e Shqipërisë
është kujdesur që nga viti 1992
edhe për mirëmbajtjen dhe pastri
min e mjedisit dhe të pyllit. U su-
gjerojmë zotërinjve ambientalistë,
se nëse vërtet interesohen për mje-
disin e Vlorës dhe nuk kanë qëlli-
me të dyshimta, nuk i pengon asgjë
të merren e investojnë në ato zona
që janë vërtet të ndotura dhe në
ditë të hallit dhe jo të bëjnë zhurmë
për një territor që mirëmbahet nga
i zoti. Të tilla janë për shembull
Pylli i Sodës, që është kthyer në
një kosh të turpshëm plehërash apo
(vijon në faqen 4)
Nuk hyhet me zor në shtëpinë e tjetrit
(vijon ngafaqja 3)
kanali i ujërave të zeza të qytetit,
që kalon në mes të Nartës e sa e sa
realitete të tjera tronditëse.
Eshtë vërtet e çuditshme që di-
kush të këmbëngulë me forcë për
të hyrë e pastruar shtëpinë tënde,
Manastiret janë qendra shpirtërore e lutjeje,
tepër të rëndësishme për jetën e Kishës sonë
Gjithashtu, u kujtojmë se Ma-
nastiri i Zvërnecit nuk është “pikë
turistike”, siç parashikonte projek-
ti (aspekt për të cilin nuk flitet në
media), por qendër shpirtërore,
Manastir Orthodhoks. Manastiret
janë qendra shpirtërore-murgërore,
ku i përkushtohet Zotit nëpërmjet
lutjeve dhe sigurojnë përgatitjen e
vazhdimësisë së klerit të lartë. Ato
gjithashtu janë për Kishën qendra
organizimi administrativ dhe eko-
për të cilën kujdesesh çdo ditë, veç
mos qoftë se kjo kërkohet për të
“ngulur” në muret e Manastirit
“gozhdën e Nastradinit” (veç mos
qoftë se paratë i kanë marrë e
shpenzuar dhe tani duan t’i justifi-
kojnë në kurriz të Kishës).
nomik (nëpërmjet administrimit të
pronave). Të gjitha këto kërkojnë jo
vetëm respektimin e pronës, por edhe
të qetësisë dhe veçorisë së tyre.
Janë të mirëpritur të gjithë ata
që vijnë për një lehtësi shpirtërore
dhe për një rifreskim pa paguar
bileta siç bëhet me muzetë dhe
pikat e tjera turistike.
Ndaj, me veprimet e deklaratat
e bëra shfaqet edhe një mungesë e
theksuar respekti ndaj besimit
fetar, me mentalitetin e regjimit që
shkoi (por kësaj radhe me shtysë
“ekonominë e tregut”). Kujtojmë
se në programin e paraqitur para-
shikohej ndërtimi i fushave për
“kalçeto”, basketboll, volejboll, e
tryezave e stolave ku të shtroheshin
njerëzit e ardhur për piknik, duke
Historive me “kishë greke” u ka dalë boja
Kisha Orthodhokse Autoqefale e
Shqipërisë është e pavarur në gjirin
e kishave orthodhokse motra auto
qefale të botës. Ajo ka Sinodin e
Shenjtë dhe mbi 130 klerikë shqip-
tarë, si dhe perfshin një pjesë të
konsiderueshme të popullsisë së
vendit tonë, që në shekuj është
dalluar për kulturën e atdhedashu-
rinë e vet. Ndaj, afirmimi se çdo
gjë orthodhokse në Shqipëri qenka
injoruar faktin se në shekuj ai është
një vend i shenjtë, ku besimtarët e
vizitorët vlonjatë e nga i gjithë ve-
ndi, por edhe të huaj, vijnë për të
gjetur prehjen shpirtërore në shtëpi-
në e Zotit (nuk i sjellin priftërinjtë,
siç thuhet në shkrim, por i tërheq
shenjtëria e vendit) pa biletë.
greke është sa qesharak, por edhe
antikombëtar duke pretenduar se
gjithmonë shqiptarët janë të varur.
23 maj 2005
Me respekt,
At Jovan Koroveshi
At Dhimitër Kushe
At Joan Terziu