Nuk do lejojmë përvetësimin e “Shën Gjergjit”
Intelektualët orthodhoksë të qytetit të
Beratit u informuan për veprimet keqdashë-
se të disa segmenteve të shtetit për të tjetër-
suar dhe më pas, për të përvetësuar kishën e
Shën Gjergjit, në lagjen Kala.
Për këtë arsye, grupi i intelektualëve
besimtarë orthodhoksë vendosi:
Që kjo kishë gjithsesi nuk do lejohet të
bjerë në duar të tjera, veç Mitropolisë Ortho-
dhokse të Beratit, të cilës i përket historikisht.
Gjithashtu, u vendos që duke fillua nga
dita e sotme të sensibilizohet gjithë opinioni
orthodhoks dhe mbarë opinioni qytetar bera-
tas dhe më gjerë, për të demaskuar të gjitha
veprimet e kryera fshehtas deri tani dhe ato që
parapërgatisin personal e interesuar për përve-
tësimin e kësaj kishe 400-vjeçare.
Ky është veprim antishoqëror, antimoral,
antiligjor dhe që bie ndesh dukshëm me ndry-
shimet demokratike që kanë filluar që me Lirinë
e Besimit.
Kisha Orthodhokse në Berat, që në fillimin
e riçeljes së kishave dhe në mënyrë të veçantë
gjatë më shumë se shtatë vjetëve të fundit, nuk
ka rreshtur së kërkuari kthimin legjitim në
pronësi të saj të këtij objekti kulti.
Të gjitha këto kërkesa kanë rënë në vesh
të shurdhër të pushtetarëve, që jo vetëm nuk
e kanë ndihmuar kishën në këtë drejtim, por
përkundrazi janë bërë penguesit e mëdhenj
dhe të vetëm të kthimit të kësaj prone histo-
rike dhe legjitime në gjirin e kishave të tjera.
Nga takimi i intelektualëve Orthodhoksë
të qytetit të Beratit
Berat, më 21.07.05