EmailFacebookKontakt

Njoftim

Në datat 2-3 shtator 2003 zhvillohet konkursi për pranimin e studentëve të rinj në Akademinë Teologjike Orthodhokse “Ngjallja e Krishtit”, në Shën Vlash, Durrës. Pyetjet e konkursit janë rreth “Dhiatës së re” dhe katër vëllimeve “Besimi Orthodhoks”.

Kushtet e pranimit janë:
A. Kandidatët duhet të jenë të pagëzuar në Kishën Orthodhokse të paktën një vit më parë.
B. Të jënë pjesëmarrës aktivë në kishën e zonës së tyre.
C. Të kenë mbaruar shkollën e mesme katërvjeçare.
D. Të kenë një rekomandim nga Episkopi i Dioqezës.
E. T’i nënshtrohen konkursit për pranim.

Për hollësi të mëtejshme të interesuarit mund të kontaktojnë në numrin e telefonit 0575 222 55.