EmailFacebookKontakt

Njerëzit e famshëm për Shkrimin e Shenjtë

Viktor Hygo vëren: “Ekziston një libër që përfshin të gjithë urtësinë e njerëzve, libër i ndriçuar nga Mençuria Hyjnore, që njerëzit e përkushtuar për Të e quajnë “Bibël”. Ta dini se libri më filozofik, më laik, i vetmi libër i përjetshëm është Shkrimi i Shenjtë. Ndani në çdo kasolle të fshatit nga një Bibël”.

Xhon Adams, presidenti i dytë i Shteteve të Bashkuara, shkruante: “Libri i parë dhe pothuajse i vetëm i cili ka një vlerë mbarëbotërore është Shkrimi i Shenjtë. Ju flas si njeri i botës e ju them “Studioni Shkrimin e Shenjtë”.

Poeti i famshëm Anglez Alfred Tenison, shkruan për dobinë e Shkrimit të Shenjtë: “Pa “sorollatjen” e përditshme në labirinthet e këndshme të Shkrimit të Shenjtë, do të zhytesha në zhgënjim”.

Paskali këshillon: “Studiuat të gjitha librat e botës. Studiuat të gjithë sistemet filozofike. U zhytët në të gjithë librat fetarë. Përsëri i shqetësuar do mbetet shpirti juaj, i pakënaqur ashtu siç mbeti dhe i Paskalit, në qoftë se nuk lini Shkrimin që të ndriçojë me të vërtetën e Tij mendjen tuaj, të kënaqë zemrën tuaj, t’ju tregojë Atë, që është “Rruga, e vërteta dhe jeta”. Mos presim as nga shkenca zgjidhjen e problemeve të mëdha. Si profesori më i madh ashtu edhe nxënësi i thjeshtë, duhet të kalojnë nga shkolla e madhe e Shkrimit”.