EmailFacebookKontakt

Një udhëtim i paharruar

Kanë kaluar 10 vjet nga kur,
bashkë me disa besimtarë, sho-
qëruan Eksarkun e Patrikanës
Ekumenike, Prof. Dr. Anastasin,
sot Kryepiskop i Tiranës dhe i
gjithë Shqipërisë, në udhëtimin
e tij për t’u njohur me gjendjen e
rënuar ku ndodhej Kisha jonë
dhe se çfarë kishte mbetur pas 50
vjet persekutimi të egër. Në bi-
sedat tona sot, nuk rrimë pa
përmendur entuziazmin dhe
mbresat e shkëlqyera, por, per-
sonalisht tek unë është ngulitur
në mendje vizita jonë në Dhërmi
e Himarë, nga 19-23 gusht 1991.
Nëse dikush do kalojë nga kjo
zonë sot, do të shohë kisha të re-
stauruara dhe kryqe të lartësuar
mbi majat e kambanoreve të
tyre. Por, nuk duhet harruar, se
para 10 vjetësh gjithçka ishte e
shkatërruar. Këtu nuk e kam Qa-
lën vetëm për kishat natyrore,
por më shumë për kishëzat shpi-
rtërore, të cilat në të shumtet e
rasteve ishin rënuar. Për njerëzit
ende feja ishte diçka e frikshme
dhe misterioze. Dhe kuptohen
vështirësitë me të cilat u për-
ballua Imzot Anastasi. Ato fillo-
nin nga gjërat më të domos-
doshme, p. sh., se nukgjendej një
vend për të qëndruar. I vetmi që
u sigurua* qe ish-vila e Enver
Hoxhës, pranë Kampit të punë-
torëve në Dhërmi, e cila iu ofrua
si vendi më i “sigurt” e më i “ru-
ajturi” (nga ushtarë e civile), me
një çmim maramendës. Me sa
dukej, vendosja jonë atje nuk i
kishte shpëtuar Planit Hyjnor të
Perëndisë. Qe pikërisht në atë
shtëpi, ku viie më parë gjatë try-
ezave luksoze ishin thurrur
plane për shkatërrimin e fesë në
Shqipëri, tashmë të qëndronte
me një ushqim të pakët një “apo­
stull i Krishtit”, strateg i ri-
ngjalljes së besimit.
Më 19 gusht, të parët që na
pritën në të hyrë të Dhërmiut,
ishin femijët e shkollës, së ba-
shku me njërin nga mësuesit e
tyre. Ata pëshpëritnin “Prifti, er-
dhi prifti…” dhe, sikur të na nji-
hnin prej kohësh, filluan të kër-
konin kryqe… Në kishë ishin
mbledhur shumë gra e burra, të
cilët ashtu si dhe unë, nuk e ku-
ptonin rëndësinë historike të
asaj vizite. Por, një forcë e pa-
shpjegueshme i shtynte të mbli-
dheshin në vendin e shenjtë. Ata
kërkonin dritën, shpresën, jetën,
paqen që u ishte mohuar.
Kur makinat me “mysafirët”
u dukën në rrugën e tatëpjetë,
që të çon në Kishën e Shën Ha-
rallambit, nisi të binte një ka-
Një udhëtim
i paharruar
mbanë e vjetër. Midis njerëzve
ndodhej edhe Klearko Papasava
(sot At Kozmai), i cili kishte ka­
luar vite të tëra në burg, sepse e
kishin kapur disa herë gjatë të
kremteve të mëdha, duke mbu-
shur plot me qirinj, dyshemetë
e kishave të rrënuara, të cilët i
ndizte në orët e vona të natës.
Njerëzit nuk ishin mësuar të
qëndronin gjatë brenda në kishë,
kështu që bëhej zhurmë; por pa-
varësisht nga kjo, ajo i ngjante
cicërimave të zogjve të vegjël, të
cilët kërkojnë ushqim nga nëna
e tyre, ndërsa ata kërkonin
ushqimin shpirtëror, që u ishte
privuar dekada me radhë.
Pas një shërbese të shkurtër
në Kishë, me tingujve të gëzuar
të një orkestre, njerëz të shumtë
e rrethuan Imzot Anastasin. Një
nga ata i tregoi me gisht një grua
të pakët, të veshur me të zeza.
Me sa mbaj mend, emrin e kishte
Maria, të njëjtë me një kishëz të
vogël, që ndodhej poshtë fshatit.
Ajo, të nesërnen e ftoi Hirësinë
e Tij të vizitonin sëbashku kishë-

zën, sepse donte të tregonte një
sekret të jetës së saj. Ajo grua,
gjatë viteve të persekutimit ki­
shte jetuar si një murgeshë, me
lutje e agjërim dhe tashmë kish­
te ardhur koha që lipsaneve të
shenjta që ruante në trupin e saj,
t’u lexohej urata nga një episkop.
Gjatë Liturgjisë Hyjnore në
Kishën e Pandelejmonit, në Hi-
marë, tavani i së cilës dukej sikur
do binte nga çasti në çast, Imzot
Anastasi theksoi, se Kisha është
vendi i të penduarve dhe Ajo nuk
bën dallim midis njerëzve. Në
fund, shumë gra sollën frutat e
para të stinës, për t’i bekuar.
Sot, pas 10 vjetësh të ardhjes
së një episkopi orthodhoks në ve­
ndin tonë, pas persekutimit ate-
ist, në mendje më erdhën përsëri
të gjalla këto ngjarje e çaste të
paharrueshme. Mbresat, lutjet,
sytë e përlotur të atyre njerëzve,
që kërkonin shpresë e ngushëllim,
ndoshta u bënë më vonë, një ar-
sye më shumë për Imzot
Anastasin, që të pranonte ftesën
për t’u bërë primat i Kishës sonë
dhe për të na bërë edhe ne, sot
në këtë përvjetor, të denjë për të
thënë: “Për shumë vjet, 0
Kryezot!”.
Jorgo Papadhopulli