“Hotel-restorant Ardenicë” shkruan tabela që kushdo shikon ndanë rrugës nacionale në afërsi të Lushnjës. Ndërsa besimtarët orthodhoksë, por edhe turistët e huaj, dinë se ajo është manastiri më i madh orthodhoks i ruajtur, se aty ka kryer ceremoninë e shenjtë të martesës së krishterë Heroi kombëtar, Gjergj Kastrioti etj., për Ministrinë e Turizmit, për Qeverinë Demokratike, ajo vazhdon të mbetet “hotel-restorant”.
Dhe të vjen keq kur mendon se kryeministri Meksi ia kushtoi pjesën më të madhe të jetës restaurimit dhe shpëtimit të objekteve të kultit. Por sot, çuditërisht, ai, së bashku me qeverinë dhe ministrin e tij të Turizmit, tregohen indiferentë përpara kësaj tabele të turpshme, pas së cilës fshihet (si me një gjethe fiku), fyerja që vazhdon t’i bëhet besimtarëve orthodhoksë, por edhe dyshimi se gjithçka diktohet nga interesa ekonomikë të dyshimtë.
Th.