EmailFacebookKontakt

Një telegram i Peshkop Theofanit (Nolit)

Një telegram i Peshkop Theofanit (Nolit)
Jemi shumë të kënaqur nga
vendimi i Kongresit…
Vitet e fundit kemi dëgjuar e lexuar mjaft
rreth statuteve të Kishës Orthodhokse
Autoqefale të Shqipërisë. Shumica e tyre
dashakeqe dhe të realizuara në shumicën
dërrmuese nga joorthodhoksë. Në të gjitha ato
përpiqej të injorohej kongresi kishtar i vitit
1950 dhe të këmbëngulej në statutin e vitit
1929. Dhe, zakonisht, të gjitha sulmet janë
lidhur me emrin e Imzot Theofanit (Nolit)…
Më poshtë po japim një telegram të Imzot
Nolit, ku ai përshëndet vendimet e Kongresit
të vitit 1950, që dioqeza shqiptare e Amerikës
të bashkohet me Kishën Orthodhokse
Autoqefale të Shqipërisë. Për fat të keq,
autoritetet komuniste nuk e lejuan këtë
bashkim, sepse i trembeshin kontakteve të
kishës me botën perëndimore. Po le t’ia lemë
vendin §alëve të Nolit:
“Jemi shumë të kënaqur nga vendimi i
favorshëm që mori Kongresi i tretë Orthodhoks
i Shqipërisë, në lidhje me kërkesën e dioqezës
sonë për t’u vënë në juridiksionin e Kishës
Mëmë. Presim, me lutje, ratifikimin e Sinodhit
të Shënjtë.
Peshkop Fan Noli |