Së bashku me vajzën time Suela, të porsapagëzuar me emrin e ri Elena, vendosëm që, si në çdo ditë të diele, edhe sot të shkojmë në Kishën tonë Orthodhokse, për të cilën përgatita edhe shkrimin e mëposhtëm.
I afrohemi ndërtesës së Kishës, fshijmë këmbët, në hyrje, ngjitim shkallët, futemi në Vërenë e madhe. Përkulemi, bëmë kryqin, puthim ikonat e arta, një e nga një… Ndezim një, dy, tre… qirinj për njerëzit tanë të shtëpisë që nuk rrojnë më, ndezim edhe një, dy tre… qirinj për njerëzit e shtëpisë që janë ende gjallë dhe pastaj, ulemi në karriket që janë vendosur në mes dhe në anët e kishës.
Ashtu të ulur në karrike presim. Presim të fillojë Mesha! Përbri nesh vijnë dhe ulen njerëz të tjerë të moshave dhe profesioneve të ndryshme. Më të shumtët janë të reja dhe të rinj, ose fëmijë. Të veshur kush e kush më bukur, më pastër, më mirë, ashtu si për festë!
Kujtoj vitet që kanë ikur! Vitet kur Ti Kisha ime ishe e hapur e plot gjallëri, kujtoj ditën që Ti, mua, fëmijën tënd, më bekove dhe me pagëzove me emrin që kam sot – Andon! Kujtoj plot e plot ngjarje e festa të bukura të atyre viteve fëminore. Po, kujtoj edhe ato dite të zymta kur ty kisha ime e dashur regjimi i Enver Hoxhës të mbylli e të shkatërroi, por pa ia arritur dot qëllimit. Ti u ringjalle dhe jeton, siç jetoje edhe përpara viteteve 1967. Këto ia tregoj edhe vajzës time 17-vjeçare, që e kam ne krah.
Erdhi pra, përsëri dita. Zbriti nga Zoti drita. Iku errësira. Ti jeton, e do te jetosh në jetë të jetëve. Ndërkohë kur unë mendoja dhe kujtoja vitet që shkuan, kisha ishte mbushur plot e përplot me njerëz- besimtarë orthodhokse. Ata dhe ne, presim të fillojë liturgjia e shenjtë. Presim Kryepiskopin tonë, të nderuarin dhe Fortlumturinë e tij Anastas. Ai s’vonon, del nga Dera e Bukur duke predikuar fjalët e Zotit:
– Paqe të gjithëve…
Dora e tij e djathtë bën kryqin… Edhe ne që mbushim kishen bëjmë kryqin. Nga thellësia e shpirtrave të besimtarëve dalin fuqishëm katër tinguj që formojnë fjalën: Amin…
Kryepiskopi vazhdon predikimin e fjalëve të Zotit.
Ndërsa ai lëkund temjanicën nga fundi i të dies shpërndahet tymi dhe aroma e temjamit, kumbon anë e kënd kishës zëri i lutjeve i dhiakonit S. Kanxheri:
Për paqen e gjithë botës…
Kori i kishës përgjell këngën: Aliluia, Aliluia.. Shërbesa e Kryepiskopit dhe e priftërinjve të tjerë vazhdon.
qetë në nuhgën e fesë tonë të shenjtë. Se Kisha jonë është Autoqefale dhe e barabartë midis të gjitha kishave të tjera orthodhokse! Ndaj ju mos na futni në ngasje..
Kambanat e kishës kumbojnë. Ato shpërndajnë gëzimin e festës, tone anembanë kryeqytetit.
Liturgjia mbaron. Ndahet nafora.
Njerëzit fillojnë të boshatisin kishen, plot mbresa të bukura. Por jo. Në kishë përsëri ka plot njerëz që presin. Presin të dale Kryepiskopi, Fortlumturia e tij Anastas. Duan ta takojnë nga afër atë. Duan të marrin uratën prej tij. Duan t’i puthin dorën atij dhe t’i urojnë:
– Lavdi Zotit që ia arritëm kësaj dite dhe na u hapën sytë, – thote një nene rreth të 85-vet. Lefteri e quanin. Lavdi Zotit qe do te pastrohen shpirtërat e njerëzve tanë, shton ajo.
Po, sa qindra e qindra të reja e të rinj e bëjnë këtë urim!
Këtë e thotë çdo orthodhoks i vërtetë.
Po edhe pluralizmi i fesë ka problemet e veta, thotë një tjetër besimtar, Ilia. Dhe këto nuk kalojnë kollaj. Sidomos kur të ngatërrojnë ca pseudoorthodhokse apo besimtarë joorthodhoksë. Ne u themi atyre: – Na lini të jetë të gjate! Dhe ai nuk vonon, që të jetë midis atyre që e presin. Bisedon me ta, qan hallet, jep porosi… Mbyllet kështu kjo ditë Meshe e kryer ne Kishën tone Orthodhokse të Ungjillëzimit të Hyjlindëses në kryeqytet me plot shpresa tek Zoti, për të pritur një ditë tjetër të re, edhe më të bukur, edhe më të begatë.
Andon dhe Elena Llad
Besimtarë orthodhokse