shkruan për ne….
I
Para ca kohësh më ra në
dorë studimi “Theofan
Popa, arkeologji dhe mi-
sionarizëm” i Ark. Ilia
Mastrojanopullo dhe Vasil
Kaskadamit, botuar në librin
“Porefthendes…”, Athinë
1997, vëllim i përkushtuar
Kryepiskopit të Tiranës dhe të
gjithë Shqipërisë, Imzot
Anastasit. Studimi është një
trajtim interesant e i pë-
rmbledhur i aktivitetit të
teologut Th. Popa (1914-
30.12.1985), pikërisht në këto
dy fusha.
Dihet, se Theofani punoi
në Institutin e Monumenteve
të Kulturës, në kushtet e
vështira të regjimit ateist,
madje edhe kur u ndalua feja.
Ai, me punën e tij kërkimore
bëri çmos që të dalin në dritë
e të bëhen të njohura jo vetëm
mbishkrimet, por edhe iko-
nat, afresket, ikonostaset e
objekte të tjera të kishave to-
na, që përbënin thesare dhe
kishin vlerë për historinë e
Shqipërisë. Ndërkohë, gjatë
periudhës së shkatërrimit të
kishave, me ndërmjetësinë e
tij shpëtohen mjaft ikona e
objekte me vlerë, të cilac pa-
sqyrojnë zhvillimin kulturor
të popullit tonë. Punimet e tij
në fushën e ikonografisë e të
mbishkrimeve kishtare bënë
jehonë të madhe edhe në
| rrethet shkencore të vendeve
At Jefto
të tjera.
Nga bisedat me z. Vasil,
unë e dija se ai po punonte për
një monografi për Theofan
Popën, gjë që do të ishte një
arritje e madhe studimore,
sepse kryhej për një teolog që
punoi e dha në shumë fusha
të bizantinistikës, nga një
teolog – pedagog, i cili e njohu
atë nëpërmjet thënieve të të
afërmve, miqve e bashkëpu-
ntorëve të tij në bisedat e lira
me ta, por edhe nga shkrimet
e tij. Por, siç duket, ky botim
ishte si një paradhënie për ne.
Vlen për t’u theksuar se
z.Vasil Kaskadami ka botuar
edhe shkrime të tjera, me të
cilat bën të njohur në botën
fetare copëza nga historia e
Kishës sonë, sidomos në-
përmjet trajtimit të figurave
që punuan për Kishën. Puna
e tij është një kontribut i
madh për ata, që më vonë do
të shkruajnë historinë e
Kishës Orthodhokse Auto-
qefale e Shqipërisë. Nëpër
revista të ndryshme janë
botuar artikujt e tij, si: “The-
ologët e Kishës Orthodho
kse Autoqefale të Shqipë-
risë në periudhën 1945-
1995” (Revista theollogjike
“Kinonia”, Tetor – Dhjetor
1995, f.413, Athinë); “Arki-
mandrit Dionis Farazuli
Vijon në faqen 10
dhe përkthimi në gjuhë të
huaj i librit të tij” (Revista
“Anapllasis”, Nr.364, Maj-
Qershor 1996, f. 72. Athinë);
“Dhimitër Beduli, teolog i
Kryepiskopatës së Tira-
nës” (Revista “Paneliniu Eno-
seon Theollogon”, Tetor –
Dhjetor 1996, Nr.4, f.424.
Athinë); “Mihal Ekonomi,
dëshmi e gjallë e Ortho-
dhoksisë në Shqipëri”
(Revista “Anapllasis”, Nëndor
– Dhjetor 1996, Nr. 367, f.173,
Athinë); “Dhimitra Cico, një
nënë shpirtërore e Korçës”
(Revista “O kosmos tis eli-
nidhas”, Viti 44, Prill 1997, f.
118, Athinë).
Përmendim, se z. Vasil ka
ardhur në vendin tonë dhe ka
dhënë mësim në Shkollën Te-
ologjike – Hieratike të Kishës
sonë, gjatë viteve arsimorë
1994-98. Gjatë këtyre periu-
dhave, ai nuk mbeti vetëm në
dhënien e leksioneve e predi-
kimeve të të dielave në kisha
të ndryshme të vendit, por
punoi shumë dhe në grumbu-
llimin e materialeve dokume-
ntare e gojore, duke biseduar
me njerëzit, që kishin lidhje
me Kishën, si dhe duke shfry-
tëzuar botimet e ndryshme që
gjeti në kolegë e në biblioteka.
Mund të themi me plot re-
spekt, se z. Vasil Kaskadami
është një njohës i mirë i
ngjarjeve të Kishës sonë dhe
po jep një kontribut, jo vetëm
në edukimin fetar të semina-
ristëve e besimtarëve, por
edhe në shkrimin e historisë
së orthodhoksëve të Shqipëri-
së, si dhe në njohjen e saj
jashtë kufijve tanë.
I urojmë suksese në punën
e tij kërkimore – studimore.
Kristofor Beduli
FALENDER1M