EmailFacebookKontakt

Një nderim më shumë për Kryepiskopin Anastas

-1 jepet titulli “Honoris Causa” nga Universiteti Jonian i Korfuzit, Greqi –

Një ceremoni mbresëlënëse kishin organizuar drejtuesit e Universitetit Jonian në Korfuz, Greqi, për t’i dorëzuar Kryepiskopit të Ti- ranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipë- risë, Fortlumturisë së Tij Anastasit, titullin Dr. “Honoris Causa” i Depar- tamentit të Historisë të këtij Universiteti. Eshtë e 15-ta herë e nderi- mit të Kryepiskopit Anastas me një titull të tillë.

Më 20 mars, Kryepiskopin Anastas kishin dalë për ta pritur Mitropoliti i Korfuzit, Paksit dhe Ishujve Diapontile, Nektari, Mitropoliti i Zakinthos, Krisostomi, Pre- fekti i ishullit S. Pulimenos, Kryeta- ri i Bashkisë S. Mikalef, Rektori i Universitetit prof. dr. Çugarakis etj.

Kryepiskopi shoqërohej nga Mitropoliti i Gjirokastrës Dhimitri dhe përfaqësues të tjerë nga Kisha jonë.

Në sheshin qendror të qytetit, para kishës historike dhe të nderuar të “Shën Spiridhonit”, vend i njohur pelegrinazhi, u organizua pritja madhështore nga populli, klerikët dhe autoritetet e qytetit dhe Shtatë Ishujve. Në kishën e “Shën Spiridhonit” u psal një lutje e shkurtër, u këmbyen fjalimet e mirëseardhjes nga ana e Mitropolitit të Korfuzit, Hirësisë së Tij Nektarit si dhe fjala përshëndetëse e Fortlumturisë së Tij Anastasit.

Në fjalën e tij, Kryepiskopi me fakte konkrete theksoi zhvillimin e paparë në procesin e ringjalljes dhe ringritjes së Kishës Orthodhokse në Shqipëri. Ndonëse të pranishmit

kishin dëgjuar për këtë mrekulli që po ndodh pak milje larg ishullit të tyre, nuk mund të imagjinonin për- masat reale të saj.

I veçantë ishte interesimi i me- diave lokale, të shkruara dhe elek- tronike, që transmetuan, të plota dhe në përsëritje, të gjitha aktivitetet që zhvilloi Kryepiskopi.

Pasdite u organizua një ceremoni shumë e bukur në sallën e ve- primtarive të korpusit qendror të Universitetit, e cila ishte mbushur plot e përplot nga stafi pedagogjik, studentë, intelektualë të qytetit etj.

Mirëseardhjen Kryepiskopit Anastas ia uroi Rektori i Universitetit prof. dr. Çugarakis, ndërsa ve- ndimin e Seantit për shpalljen e Fortlumturisë së Tij Doktor Nderi i Departamentit të Historisë të Universitetit Jonian e lexoi znj. Xh. Har-

lafti, përgjegjëse e këtij Departa- menti. Profesori i Filozofisë Klasike z. Vajos Vajopoullos kishte përgati- tur një fjalë të përzemërt me ritëm poetik për Kryepiskopin Anastas, përjetën e tij, e cila përbën shembull që flet për të gjithë njerëzit, për veprën e tij si hierapostull në Afrikë dhe si Kryepiskop i një kishe të ri- ngritur nga gërmadhat, për veprim- tarinë e tij shkencore dhe në fushën e botimeve etj.

Mes duartrokitjesh të të gjithë pjesëmarrësve Kryepiskopi u vesh me timvonin e profesorit dhe mbajti ligjëratën “Evropa me fe të ndry- shme dhe Orthodhoksia”, e cila u prit ngrohtë dhe u komentua gjerë- sisht në qarqet intelektuale të ishullit edhe në ditët pasardhëse.

Pjesëmarrësit, në pak minuta, ndoqën një dokumentar të shkurtër,

ku prezantohej gjendja në të cilën Kryepiskopi e gjeti Kishën Orthodhokse në Shqipëri dhe disa nga arritjet në përpjekjen për ringritjen e saj.

Ceremonia u mbyll me himne kishtare të kënduara nga kori i Departamentit të Muzikës të këtij Universiteti dhe kori i Shoqatës së Psaltëve të Korfuzit.

Interesimi i veçantë për të ndje- kur ligjëratën e Kryepiskopit kishte mbushur përveç sallës qendrore edhe sallonin e madh të pritjes në Universitet, ndërsa një fotoproje- ktor ishte vendosur në fasadë, në parkun e godinës dhe ndiqej nga qytetarë të shumtë.

Në hollin e Universitetit Kryepiskopi përshëndeti dhe bekoi një nga një të gjithë pjesëmarrësit. Vlen të theksojmë se aktiviteti u bë pikërisht në godinën ku dikur ishte krijuar dhe funksiononte shkolla e famshme tregtare e Korfuzit. Në këtë shkollë kanë studiuar edhe shumë nxënës nga krahina të ndryshme të Shqipë- risë, të cilët pas kthimit në vend luaj- tën një rol të rëndësishëm në zhvillimin e ekonomisë.

Edhe shumë nga besimtarët, anëtarë të Kishës sonë, që ndodhen për studime apo të punësuar në Korfuz, erdhën për të marrë beki- min e atit të tyre shpirtëror dhe për t’u gëzuar e krenuar në këtë nderim në personin e Kryepiskopit tonë.

Të nesërmen Kryepiskopi vizitoi disa manastire të ishullit, duke vazhduar me vëllazëritë e murgjve dhe murgeshave bisedën për arri- , tjet dhe momentet e hareshme të ringjalljes së Kishës Orthodhokse në Shqipëri.

Më pas Mitropoliti i Korfuzit, në pritjen që organizoi me këtë rast në prani të personaliteteve të rajonit, i dorëzoi Kryepiskopit Anastas me- daljen e lartë “Kryqi i Artë i Shën Spiridhonit”.

Nderimi dhe ngrohtësia e mik- pritjes korfiate vazhdoi edhe në ce- remoninë e përcjelljes në portin e qytetit, nga ku Kryepiskopi dhe personal që e shoqëronin u larguan për në Sarandë.

Korresp. i Gametes “Ngjallja”

Një nderim më shumë për Kryepiskopin Anastas
-1 jepet titulli “Honoris Causa” nga Universiteti Jonian i Korfuzit, Greqi –
Një ceremoni mbresëlënëse
kishin organizuar drejtuesit e Uni­
versitetit Jonian në Korfuz, Greqi,
për t’i dorëzuar Kryepiskopit të Ti-
ranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipë-
risë, Fortlumturisë së Tij Anastasit,
titullin Dr. “Honoris Causa” i Depar-
tamentit të Historisë të këtij Uni­
versiteti. Eshtë e 15-ta herë e nderi-
mit të Kryepiskopit Anastas me një
titull të tillë.
Më 20 mars, Kryepiskopin
Anastas kishin dalë për ta pritur
Mitropoliti i Korfuzit, Paksit dhe
Ishujve Diapontile, Nektari, Mitro­
politi i Zakinthos, Krisostomi, Pre-
fekti i ishullit S. Pulimenos, Kryeta-
ri i Bashkisë S. Mikalef, Rektori i
Universitetit prof. dr. Çugarakis etj.
Kryepiskopi shoqërohej nga Mi­
tropoliti i Gjirokastrës Dhimitri dhe
përfaqësues të tjerë nga Kisha jonë.
Në sheshin qendror të qytetit,
para kishës historike dhe të nderuar
të “Shën Spiridhonit”, vend i njohur
pelegrinazhi, u organizua pritja
madhështore nga populli, klerikët
dhe autoritetet e qytetit dhe Shtatë
Ishujve. Në kishën e “Shën Spiri­
dhonit” u psal një lutje e shkurtër,
u këmbyen fjalimet e mirëseardhjes
nga ana e Mitropolitit të Korfuzit,
Hirësisë së Tij Nektarit si dhe fjala
përshëndetëse e Fortlumturisë së
Tij Anastasit.
Në fjalën e tij, Kryepiskopi me
fakte konkrete theksoi zhvillimin e
paparë në procesin e ringjalljes dhe
ringritjes së Kishës Orthodhokse
në Shqipëri. Ndonëse të pranishmit
kishin dëgjuar për këtë mrekulli që
po ndodh pak milje larg ishullit të
tyre, nuk mund të imagjinonin për-
masat reale të saj.
I veçantë ishte interesimi i me-
diave lokale, të shkruara dhe elek-
tronike, që transmetuan, të plota
dhe në përsëritje, të gjitha aktivitetet
që zhvilloi Kryepiskopi.
Pasdite u organizua një ceremo­
ni shumë e bukur në sallën e ve-
primtarive të korpusit qendror të
Universitetit, e cila ishte mbushur
plot e përplot nga stafi pedagogjik,
studentë, intelektualë të qytetit etj.
Mirëseardhjen Kryepiskopit
Anastas ia uroi Rektori i Universi­
tetit prof. dr. Çugarakis, ndërsa ve-
ndimin e Seantit për shpalljen e
Fortlumturisë së Tij Doktor Nderi i
Departamentit të Historisë të Uni­
versitetit Jonian e lexoi znj. Xh. Har-
lafti, përgjegjëse e këtij Departa-
menti. Profesori i Filozofisë Klasike
z. Vajos Vajopoullos kishte përgati-
tur një fjalë të përzemërt me ritëm
poetik për Kryepiskopin Anastas,
përjetën e tij, e cila përbën shembull
që flet për të gjithë njerëzit, për
veprën e tij si hierapostull në Afrikë
dhe si Kryepiskop i një kishe të ri-
ngritur nga gërmadhat, për veprim-
tarinë e tij shkencore dhe në fushën
e botimeve etj.
Mes duartrokitjesh të të gjithë
pjesëmarrësve Kryepiskopi u vesh
me timvonin e profesorit dhe mbajti
ligjëratën “Evropa me fe të ndry-
shme dhe Orthodhoksia”, e cila u
prit ngrohtë dhe u komentua gjerë-
sisht në qarqet intelektuale të ishullit
edhe në ditët pasardhëse.
Pjesëmarrësit, në pak minuta,
ndoqën një dokumentar të shkurtër,
ku prezantohej gjendja në të cilën
Kryepiskopi e gjeti Kishën Ortho­
dhokse në Shqipëri dhe disa nga
arritjet në përpjekjen për ringritjen
e saj.
Ceremonia u mbyll me himne
kishtare të kënduara nga kori i De­
partamentit të Muzikës të këtij
Universiteti dhe kori i Shoqatës së
Psaltëve të Korfuzit.
Interesimi i veçantë për të ndje-
kur ligjëratën e Kryepiskopit kishte
mbushur përveç sallës qendrore
edhe sallonin e madh të pritjes në
Universitet, ndërsa një fotoproje-
ktor ishte vendosur në fasadë, në
parkun e godinës dhe ndiqej nga
qytetarë të shumtë.
Në hollin e Universitetit Kryepi­
skopi përshëndeti dhe bekoi një nga
një të gjithë pjesëmarrësit. Vlen të
theksojmë se aktiviteti u bë pikërisht
në godinën ku dikur ishte krijuar dhe
funksiononte shkolla e famshme
tregtare e Korfuzit. Në këtë shkollë
kanë studiuar edhe shumë nxënës
nga krahina të ndryshme të Shqipë-
risë, të cilët pas kthimit në vend luaj-
tën një rol të rëndësishëm në zhvilli­
min e ekonomisë.
Edhe shumë nga besimtarët,
anëtarë të Kishës sonë, që ndodhen
për studime apo të punësuar në
Korfuz, erdhën për të marrë beki-
min e atit të tyre shpirtëror dhe për
t’u gëzuar e krenuar në këtë nderim
në personin e Kryepiskopit tonë.
Të nesërmen Kryepiskopi vizitoi
disa manastire të ishullit, duke
vazhduar me vëllazëritë e murgjve
dhe murgeshave bisedën për arri- ,
tjet dhe momentet e hareshme të
ringjalljes së Kishës Orthodhokse
në Shqipëri.
Më pas Mitropoliti i Korfuzit, në
pritjen që organizoi me këtë rast në
prani të personaliteteve të rajonit, i
dorëzoi Kryepiskopit Anastas me-
daljen e lartë “Kryqi i Artë i Shën
Spiridhonit”.
Nderimi dhe ngrohtësia e mik-
pritjes korfiate vazhdoi edhe në ce-
remoninë e përcjelljes në portin e
qytetit, nga ku Kryepiskopi dhe
personal që e shoqëronin u larguan
për në Sarandë.
Korresp. i Gametes “Ngjallja”