Në përgjigjen e mëparshme që dhamë në “Gazeta Shqiptare”, dt. 11.8.2012, ndaj një teksti shpifës të bërë nga Nikolla Marku nga Elbasani, treguam se personi në fjalë po kryen një mashtrim të va- zhdueshëm. Duke qenë, se ai va- zhdon të deklarojë se është “prift” i një Kishe inekzistente dhe bën qesharake fenë, jemi të detyruar të ritheksojmë, se asnjë Kishë Or- thodhokse në mbarë botën nuk e njeh si prift dhe se “Kisha Orto- dokse Autoqefale Kombëtare Shqiptare”, drejtues i së cilës vetë- deklarohet, nuk është gjë tjetër veçse një pjellë e fantazisë. Nuk njihet si kishë as nga gjykata ko- mpetente, siç e parashikon ligji, as nga Komiteti Shtetëror i Kulteve i Shqipërisë dhe sigurisht, nga asnjë Kishë në botë.
Duke u përpjekur të hedhë poshtë këto të vërteta shumë të qarta, N. Marku e nxjerr pa dashur veten lakuriq në përgjigjen e tij, botuar në “Gazeta Shqiptare” (14.8.2012). Ai ndërmerr të vërte- tojë “në mënyrë të ligjshme me një vendim gjykate të korrikut 1996, me nr. 2634, ekzistencën e grupimit të tij si subjekt juridik”. Por kur shikohet ky vendim, me- njëherë bie në sy mashtrimi i madh. Vendimi gjyqësor me të ci- lin përpiqet të mbrohet (të cilin ia bashkëngjisim këtij artikulli), e njeh si shoqatë që ka të drejtën e ush- trimit të aktivitetit privat në lëmin e tregtisë të shitjes me shumicë dhe pakicë, me bazë ligjin 7512,11. 8. 1991 “Për sanksionimin dhe mbrojtjen e pronës private, të nis- mës së lirë, të veprimtarive private të pavarura dhe privatizimit”, të dekretuar nga presidenti Ramiz Alia. Nuk bëhet fjalë për njohjen e një Kishe, por thjesht të një sho- qate me emrin “Komiteti për mbrojtjen e Kishës ortodokse kombëtare shqiptare”, siç ka me qindra, së cilës i jepet e drejta të shesë dhe të blejë, siç bëjnë su- bjektet private të këtij lloji. Ma-
shtrimi është i qartë. Asnjë gjykatë nuk e njohu këtë shoqatë ose kë- shill si Kishë dhe për më shumë si Kishë orthodhokse. Dhe sigurisht, që një gjë e tillë nuk ndodhi as kur, pa ndonjë vendim tjetër gjyqësor, e ndryshoi vetë emrin e shoqatës dhe e vetëquajti “Kisha Orto- dokse Autoqefale Kombëtare Shqiptare”.
Për pak kohë, N. Marku ka ndjekur kursin e kandidatëve për klerikë, që organizoi Kisha Ortho- dhokse Autoqefale e Shqipërisë në vitin 1992, në një hotel të Du- rrësit. Por u përjashtua që aty dhe nuk iu dha diplomë, për shkak të kryerjes së vjedhjeve dhe bërjes së dokumenteve të rreme. Pra- ndaj edhe Kisha asnjëherë nuk e dorëzoi prift.
Për të kuptuar më mirë mashtrimin edhe ata lexues që nuk i njohin kanonet që rregullojnë dhe organizojnë Kishën Orthodhokse, shtojmë se asnjë Kishë Ortho- dhokse nuk mund të ekzistojë pa pasur episkop. Asnjë prift ortho- dhoks nuk është autonom ose autoqefal. Ai është i varur nga ana kanonike nga një episkop që është gjallë dhe kur meshon ose kryen çdo lloj akti priftëror, është i de- tyruar dhe duhet të përmendë emrin e këtij episkopi. Ky episkop duhet të përmendë në çdo meshim emrin e Kryepiskopit të Kishës Autoqefale (dhe Kryepiskopi em- rat e të gjithë Primatëve Ortho- dhoksë). Në rastin konkret, N. Marku nuk ka lidhje me asnjë episkop, sepse, është më se e qartë, që nuk e njeh asnjë i tillë. Një arsye më shumë kjo, për pa- vlefshmërinë e akteve të tij.
Me pafytyrësinë që e ka- rakterizon, N. Marku jo vetëm që gënjen pa turp, por edhe jep me- ndime për çështje ligjore dhe nomokanonike të cilat nuk i njeh fare. Ai thotë në lidhje më për- bërjen e Sinodit të Shenjtë, se “ajo e bën të pavlefshme atë marrë- veshje për shkak të statutit, i cili
përcakton qartë dhe përbërjen e Sinodit”. Edhe në këtë pikë, është e qartë se bëhet fjalë për ide ligjo- re të përçartura dhe pa lidhje. “Marrëveshja për Rregullimin e marrëdhënieve të ndërsjella, ndërmjet Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe Kë- shillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë”, është bërë Ligj i shtetit shqiptar, nr. 10057,22. 1. 2009. Asnjë shtetas shqiptar (dhe sigurisht as N.Marku), nuk ka të drejtë dhe nuk mund të përbuzë ose për më tepër “t’i shpallë të pavlefshme” ligjet e shtetit shqiptar me deklarata nëpër gazeta.
Ai përpiqet në përçartjet e tij shpifëse, të gjallëroje fantazma qesharake, për rreziqe imagjinare, që janë prezente në fantazinë e tij dhe të atyre që e nxitin. Në këtë mënyrë përpiqet të fshehë faktin se ka kryer dhe po kryen për shu- më vite një mashtrim dhe për- dhosje të madhe kundër besimit orthodhoks. Që të mbulojë mashtrimin e tij të qartë, N. Marku end vazhdimisht një pëlhurë të dhë- nash të gënjeshtërta dhe shpifjesh të pabaza kundër Kryepiskopit Anastas. Por dihet botërisht se Kryepiskopi Anastas jeton për njëzet e dy vjet në sytë e të gjithë- ve, në kushte të thjeshta. Falë respektit të madh dhe besimit të mijëra njerëzve në mbarë botën, arriti të realizojë veprën e jashtë- zakonshme të ringritjes së Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqi- përisë. Vepra dhe kontributi i tij për pajtimin e popujve është njo- hur botërisht dhe për këtë është zgjedhur ndër të tjera President i Këshillit Botëror të Kishave (WCC, Gjenevë) dhe President Nderi i organizatës më të madhe ndërfetare në botë, “Fetë për paqen” (Nju Jork).
N. Marku luan teatër me besimtarët si të ishte udhëheqës orthodhoks. Jep certifikata të rre- me pagëzimi dhe martese, që janë krejtësisht të pavlera, pasi, siç e
theksuam, asnjë Kishë Orthodho- kse në mbarë botën nuk e njeh atë si prift dhe po ashtu, asnjë Kishë apo konfesion tjetër i krishterë. Asnjë nga 145 klerikët orthodho- ksë shqiptarë që shërbejnë sot nuk e pranon, por ai vazhdon të cenojë rëndë fenë dhe të mashtrojë sho- qërinë shqiptare.
Ai mbështet edhe tezën, se “e njohin Kisha nga SHBA, Izraeli, Poloniaetj.”, porai përsëri gënjen paturpësisht. Më 24 qershor 2012, me rastin e 20-vjetorit të zgjedhjes së Fortlumturisë së Tij Anastasit, Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Episkopi i Bostonit, Hirësia e Tij Nikon Liolin, kryetar i Arqidioqe- zës Orthodhokse Shqiptare të Amerikës (vëllai i atë Artur Liolinit), meshoi në Tiranë në Kishën e re Katdrale. Imzot Nikoni lavdëroi veprën e Kryepiskopit Anastas dhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm për Orthodho- ksinë në Shqipëri dhe në mbarë botën. Markun nuk e njohën kurrë dhe sigurisht që nuk e njeh as Kisha e Polonisë dhe as Patriarka- na e Jerusalemit, në Izrael.
Sa i takon kërcënimeve të tij për të përdhosur edhe Kishën Orthodhokse Katedrale të Tiranës, me veprime të paligjshme e të dhunshme, duam të rikujtojmë se Shqipëria ka ligje dhe autoritete. Shteti me anë të ligjit që është në fuqi “garanton mbrojtjen e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipë- risë nga çdo individ apo nga çdo grupim që kërkon të marrë emrin, vendet e kultit dhe pronën kish- tare” (Ligji 10057/22.1.2009, Neni 5). Shteti disponon organe kompetente për t’u dhënë mësimin e duhur atyre që, me anë të vepri- meve të tyre mjerane, duan ta diskreditojnë botërisht.
Tiranë, 16 gusht 2012
Nga Kryepiskopata
e Hirshme e Tiranës