Fondacioni “Klinika Orthodhokse
e Ungjillëzimit” prej disa muajsh e ka
shtuar veprimtarinë me një Qendër
Diagnostike Okulistike dhe Otorino-
laringologjike. Qendra është e pajisur
me aparatura bashkëkohore e tekno-
logji të re dhe garanton një diagno-
stikim me cilësi të lartë dhe me mje-
kë të specializuar jashtë vendit. Ajo
është vendosur në një godinë të re
dhe moderne.
Hapja e kësaj qendre u bë me
kujdesin e drejtpërdrejtë të Krye-
piskopit Anastas dhe fondet e sigu-
ruara prej tij.
Shërbimet që ofron klinika e re
Në këtë klinikë kryhen të gji- tha ekzaminimet okulistike dhe shërbime të O.R.L. duke filluar që nga vizita e thjeshtë e deri tek ekzaminimet e një teknologjie të fundit si:
Vizitë okulistike ku
përfshihet
Përcaktimi vizusit dhe dhënia e recetës së syzave me ndihmën e autorefraktometrit
Ekzaminimi i segmentit anterior me biomikroskop,
Matja e presionit intraocular me metodat më të sakta,
Fundoskopi, ekzaminim i reti- nës.
OCT
OCT (optical coherence tomography) është një teknikë jo invasive që shërben për imazherinë e retinës, e cila është një ind me shumë shtresa në fundin e syrit. Është instrumenti i parë që lejon mjekët të shohin retinën në prer- je të tërthortë dhe shërben për di- agnostikimin që në fazat e her- shme të disa sëmundjeve që çoj- në në humbjen e përhershme të pamjes si membranës retinale, e edemës makulare apo vrimës ma- kulare etj. Me këtë aparat bëhet dhe Angiografi me kontrast.
Argon laser YAG LASER
Me anë të lazerit kryhen ndërhyrjet e nevojshme terapeu- tike të rasteve të shumta të retio-
nopatisë diabetike, të grisjeve retinale, si dhe disa ndërhyrje të tjera ku është e nevojshme heqja e tur- bullimeve që zhvillohen pas opera- cioneve të katarakteve.
Fusha vizive ose perimetri i automatizuar, për përcaktimin e dëmtimeve dhe ndjekjen e të sëmu- rëve me glaukoma (tensioni i syrit).
Pentacam
Shërben për studimin topografik të kornesë të sipërfaqes anteriore dhe asaj posteriore, si dhe kryen
studim me prerje të tërthorta të saj. Bën gjithashtu matje të trashë- sisë së kornesë dhe është metoda më bashkëkohore për përcaktimin e çrregullimeve topografike nga patologji të ndryshme.
Terapia e Katarakit (është çdo turbullim i kristalinës së syrit dhe karakterizohet nga ulje graduale e pamjes kryesisht në moshat e tre- ta), kryhet me mikrokirurgji ba- shkëkohore që quhet Fakoemulsi- fikim dhe Implantim i lentes intrao- kulare.
Ekografi B dhe A. Për stu- dimin e retinës. Janë ekzaminime që shërbejnë për kontrollin e strukturave më të thella të syrit në ato raste kur nuk mund të shihen qartë, gjithashtu përdoren dhe në përcaktimin e numrit të lentes intraokulare në rastet e ndërhyrjeve kirurgjikale të kataraktes.
Videonistagmografia
Vlerësohet gjendja e veshit të mesëm. Është një studim, i cili përdoret për të vlerësuar pacien- tët me marrje mendsh apo dis- funksion të ekuilibrit.
Otoemisioneve akustike
DPOAE
Akustike
1-OAE janë një metodë e vlefshme klinike për zbulimin dhe ndjekjen e dëmtimit të dëgjimit nga zhurmat në persona të cilët reklamohen ndaj zhurmave të forta.
Për diagnostikimin e her- shëm dhe ndjekjen klinike të pacientëve me ulje akute dëgjimi,
Zbulimi i hershëm i dëmti- meve të dëgjimit
Kontrolli i hershëm i neona- teve, si dhe kontrolli audiometrik objektiv i fëmijëve.
E rëndësishme është të thek- sohet se DPOAE gram është metoda më e saktë e përcaktimit të gjendjes audiometrike të mo- shës deri 1 vjeç. Rekomandohet të kryhet brenda vitit të parë të jetës, sidomos në fëmijë të lindur prematurë.
Audiograma
Audiograma e toneve të pastra është një grafik i cili tregon se sa mirë dikush dëgjon një grup tingujsh.
Ajo përdoret për të treguar nëse ky person dëgjon në nivele normale apo ka humbje dëgjimi. Gjithashtu ajo na tregon natyrën e uljes së dëgjimit.
Tympanometria është një ekzaminim, i cili përdoret për të testuar gjendjen e veshit të me- sëm, lëvizshmërinë e membranës timpanike dhe të kockave të vo- gla të dëgjimit.