EmailFacebookKontakt

Një kamp në Kosovë nga Kisha në prag të vitit të ri arsimor

– Nj’ë kamp në Kosovë nga Kisha në prag të vitit të ri arsimor –

Një grup prej 15 të rinjsh nga Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqi- përisë organizoi kampin e fundit për këtë vit, “Gëzimi”, në fshatin Ca- rallukë të komunës së Malishevës. Pas tre kampeve me rreth 1200 fë- mijë të shkollave 9-vjeçare “Ibrahim Mazreku” në Malishevë, “Nairn Fra- shëri” në Banja dhe në degën e saj me të njëjtin emër në Begaj, të orga- nizuara në qershor, të cilat u pasqy- ruan edhe në disa media kosovare si gazeta “Lajm”, “Zëri”, radio “Du- kagjini”, Kosovaonline, ky kamp mbylli veprimtarinë e vitit 2006.

Ky kamp zgjati katër ditë dhe organizohej me lejen e Drejtorisë Arsimore të kësaj komune. Në të morën pjesë rreth 300 fëmijë, të ci- lët patën mundësi të argëtoheshin dhe të kalonin një kohë të këndshme nëpërmjet lojërave të ndryshme, këngëve, valleve, diskutimeve në grupe dhe punës së dorës. Fëmijët nga mosha 6-9 vjeç patën si punë dore ngjyrosje të disa makinave prej druri. Ndërsa fëmijët nga mosha 10-14 vjeç piktuman mbi shalle logon e kampit “Gëzimi”.

Në ditën e dytë të kampit u zhvi- lluan Lojërat Olimpike dhe grupet konkuman midis tyre duke treguar se kush prej tyre ishte më i shpejti dhe më i vendosuri për ta çuar ga- rën deri në fund. Kampi u mbyll me një festival, i cili u përgatit nga vetë fëmijët pjesëmarrës. Ata shpa- losën aftësitë e tyre në fushat e kri- jimit, recitimit, këngës dhe valles duke argëtuar të gjithë të pranish- mit. Në të ishin të ftuar mësuesit e

shkollës dhe prindërit e fëmijëve. Në fund të këtij festival! drejtori i shkollës z, Mifail Krasniqi, në fjalën përshëndetëse tha: “Në këtë kamp shumë prej fëmijëve tanë u ngazë- llyen. Përshëndes dhe falënderoj në mënyrë të veçantë z. Nathan Hoppe që për 5 vjet ka dhënë kon- tributin e tij në këtë shkollë dhe në disa shkolla të tjera në Malishevë, i cili për arsye familjare nuk mundi të ishte i pranishëm në këtë kamp

dhe i kërkoj stafit të kampit që në emër të të gjithë mësuesve të shko- llës t’i përcjellim atij ngushëllimet për humbjen e bashkëshortes. Këto aktivitete janë të mirëpritura gjith- monë në shkollën tonë”. Gjithashtu gjatë ceremonisë mbyllëse foli edhe profesori i Universitetit të Prishti- nës prof. dr. Ramiz Hoti, i cili e kon- sideroi këtë kamp një ogur të mirë për fillimin e vitit të ri arsimor në Kosovë.

Zelli dhe dëshira e 15 vullneta- rëve dhe puna e tyre me gjithë ze- mër për vëllezërit e tyre kosovarë ishte për t’u admiruar. Ata ndihmu- an personelin e shkollës, pastruan ambientet e kësaj shkolle, në më- nyrë që fëmijët në ditën e parë të shkollës të hynin në ambiente të pastra.

Në mbrëmjen e fundit, stafi i kampit kishte organizuar një darkë me mësuesit e kësaj shkolle për t’u shprehur atyre falënderimet për bashkëpunimin dhe mbështetjen e kujdesin që kishin treguar gjatë kampit.

Gabriela Bezhani