EmailFacebookKontakt

Një jetë e vënë në shërbim të Kishës Orthodhokse

Një jctë e vënë në shërbim të Kishës Orthodhokse
– Disa kujtime për Imzot Irineun –
Një nga gëzimet e familjeve
orthodhokse është festimi i
ditës së emrit. Dhe dihet se
ç’përgatitje bëhen me këtë rast,
për të pritur vizitorët, dashami-
rësit, për t’u gëzuar me të afer-
mit e miqtë. Këtë po bënte edhe
Episkop Irineu më 22 gusht
1952, një natë para ditës së
festës së tij. E në këtë prag
feste, cinikët shtetarë ateistë
erdhën dhe e arrestuan. Nuk
ishte hera e parë; tashmë ai qe
mësuar me sjellje të tilla të
pushtetit.
Dikur, në Çalën e hirotonisë
së tij më 1942, ai pat thënë:
“…për nji Episkop Orthodhoks
programi i veprimtarisë në
Vneshtën e Shpëtimtarit asht
faret mirë i caktuem prej vetë
Zotit Krisht: “Qi të kempër bazë
në jetë Shkrimin e Shenjtë,
Dogmat e Kishës Orthodhokse,
Kanonet e Shenjta Orthodho­
kse, urdhnat e Sinodhit të
Kishës sonë, bindje ndaj ligjet
e Shtetit derisa mos të tregohen
në dam të Institutit të Shenjtë
të jetës sonë kombtare, njikohë-
sisht të gjitha këto paratregime
për nji qëllim që ti shërbej
Orthodhoksisë dhe për shpëti-
min e shpirtënve të mëkatnorve,
qi mbas vdekjes të trashigojnë
Mbretnin e Qiellit”.
Atëherë, pse pushteti ateist
e arrestonte dhe e izolonte?
Sepse, ai nuk pajtohej me bë-
mat e qeveritarëve ndaj popu-
llit, ndaj fesë e kishës së tij …
sepse ligjet e shtetit, të cilat ai
do t’u bindej, u treguan “…në
dam të Institutit të Shenjtë të
jetës sonë kombtare… të Shkri-
mt të Shenjtë, të Dogmave të Ki­
shes Orthodhokse, të Kanoneve
të Shenjta Orthodhokse…”,
…sepse kishte guximin të fliste
e t’i kritikonte hapur ato ligje e
veprime në publik.
U bë episkop në një periu-
dhë kritike për Kishën tonë
Orthodhokse. Della Roca në
librin e tij thotë: “…Jakomoni
informonte Qeverinë Italiane se
“po konturohej në gjirin e Ki­
shes Orthodhokse Shqiptare një
rrymë përherë e më e vendosur
drejt uniatizmit…”.
E pra, për të mënjanuar kë-

të rrezik, që po i kanosej kishës
sonë, ai iu dha edhe trupërisht
Kishës. “Kah muji qershor-
-korrik 1941 jam thirrë në
Kryesi të Kishës dhe Kristofor
Kissi më tha: …se Luogotenenca
e kishte shtrënguar që të plotë-
sojë vendin vakant të Gjiro-
kastrës me një peshkop unit.
Kissi më tha mua që “a dëshiron
ti që të na shpëtosh nga situata
në të cilën gjëndemi, që të nda-
lojmë ardhjen e një peshkopi
unit si peshkop i Gjirokastrës

dhe të ruajmë Orthodhoksiz-
min, që të mos na futet Uniatiz-
mi, se kështu po të pranosh ti
që të bëhesh Episkop i ke shër-
byer Orthodhoksizmit dhe At-
dheut. Unë i thashë,jam mëka-
tar para Perëndisë dhe se nuk e
meritoj një gradë kaq të lartë;
por pas tre ditëve kam shkuar
në mbiedhjen e Sinodit, që qe
mbledhur apostafat për këtë
çështje dhe iu thashë se jam në
dispozicion”.
Për tipin, për perspektivën

laike personale, për moshën 36
vjeçare, ky vendim i marrë prej
tij, në dukje ishte një sakrificë,
por siç thoshte ai vetë: “më
thirri shpirti, se unë qeshë i
destinuem për këtë veprim, që
në fillimet e jetës sime”.
Pas vitit 1945 vuajti shumë,
nëpër burgje dhe në vend –
izolimet. I sëmurë e pa të
ardhura materiale, arriti sa*të
vuante dhe për bukën e gojës:

“…si miq ma të mëdhenj që u
kamjam ma se i bindun se nuk
do fu dalin prej mendsh të më
dërgoni dhuratën e Vj. Të Ri,
dy pako makarona spageti…”
apo “Me ta thanë të drejtën për
muejtë Shtator e Tetor si edhe
Nandor u thava për ushqime se
me 1.000 L. të vjetra që merrshe
në muej nuk mjaftojshin për të
ble ushqime as për 15 ditë…”
apo “…, më dhuron një palë
çorape të leshta, sepse nuk kishe
të tjerapër tëpërballue të ftohtit
e asaj kohe. Po pikërisht ajo
situate e vobegtë vazhdon deri
ditën e sotçme, mbas 20 vjet
dorzim si meshtar i Kishës
Orthodhokse të Shqipërisë. Jo
vetëm çorapë por as dyshek, as
jorgan, as sendet e tjera ma të
nevojshmet qi quhen: shtresa e
mbulesa…” etj.
E pra, ky ishte ai që kënaqej
duke i shërbyer njerëzisë, duke
i bërë atyre gjithato të mira. Në
•fakt besimtarët orthodhoksë
nuk e lanë vetëm, sidomos ata
myzeqarë. E donin dhe e respe-
ktonin, e ndihmonin por… ai
nuk donte t’i vinte ata në pozita
të vështira me pushtetarët, por
nuk donte të vështirësonte dhe
hallet e tyre.
Duhet të theksojmë se ai, që
pas studimeve teologjike punoi
për Kishën dhe vendin e tij; për
njerëzit, të cilët i donte e kujde-
sej shumë. Ishte një atdhetar i
ndershëm e i flaktë.
– “Më lidhin dejt, gjaku dhe
kultura që kam; shof shumë
here dhe në librat fetare një fjalë
që i përshtatet vendit tim: “Du-
aje të pafuqishmin”. Ndokush,
këtë frazë e interpretonte për ve-
ti njësore, kurse mue mëpëlqeu
ta përdor edhe për veti komb-
tare. Ja pra, na jemi Kombi i
vogël dhe me fuqina të pakta,
kështu pra, jemi komb i pa-
fuqishëm, e si mos me e dashtë
vendin tonë, që ka nevojë edhe
për ndihmën ma të vogël. J a
ç’më lidh me e dashunue atë
vend, qëpër mue asht gjithçka”.
– “Shqipnia asht e vogël, por
e madhe dhe pa kufi per virtyte;
mikpritëse, bujare dhe kur e lyp
puna e rreptë; nderon të urtin,
por rreptësisht ndëshkon të
shtrembëtin dhe të keqin”.
– “Jam shërbëtor i fesë, poli-
tika nuk më pëlqen, por kurrë
nuk mohoj shqiptarizmin tim”.
Me kësi sentencash e ligjë-
ratash të tjera, të pasuara edhe
me anekdota të bëra mbi urtinë
shqiptare, Imzot Banushi zgje-
rohej ndër bisedat e tija…
Këto janë disa shënime për
martirin, mbrojtësin e kano-
neve të Kishës sonë, Episkop
Irine Banushin. Mund të shkr-
uash shumë, por karakteri i tij
i fortë, si në besim e në atdhet-
ari, shfaqet edhe në këto rreshta.
I tillë ishte e do të mbetet ai
në kujtesën e besimtarëve or-
thodhoksë të atyre që e kanë
njohur direkt si dhe të atyre që
e njohën në leximet e ndry-
shme.
E sot, kur ai do të ishte, 95
vjeç e do të festonte emrin e
tij, Kisha jonë e përkujton me
respekt, e nderon vëprën e tij
me lutje – trisaji. Kisha jonë u
ringjall, pikërisht ashtu siç e
mendonte dhe e desh ai.
Ndërkohë, me lutjet tona
ndaj Perëndisë në këto ditë të
shënuara, kujtojmë arritjet e
mëdha të Kishës sonë Ortho­
dhokse, gjatë këtyre 10 vjetëve
të fundit, nën drejtimin e si-
gurt, të mençur e largpamës të
Kryepiskopit tonë Anastas, i
cili di t’i vlerësojë e respektojë
‘ njerëzit e vërtetë, që vunë gurë
themeli në ngrehinën e madhe
të Orthodhoksisë shqiptare.
Kristofor Beduli