“Një jetë e përkushtuar plotësisht te Krishti”
(Tiranë, 23.07.1998)
Hirësia juaj, Episkop
i Apolonisë, zoti Kozma,
Këto thotë i Biri i Perë-
ndisë: “Idipunërat e tua, edhe
dashuriiië, edhe shërbesën,
edhe besën, edhe durimin
tënd, edhe punërat e tua të
pastajme, se janë më të tepëi’ta
se të parat” fApoka. 2:19).
Ke kaluar një jetë të tërë
plot mundime, varfëri dhe
hidhërime, një jetë të përku-
shtuar plotësisht Krishtit.
Gjatë 23 viteve tragjike të
persekutimit të pamëshir-
shëm ateist, nuk u theve. Va-
zhdove pa zhurmë, me besim
të palëkundur dhe me ngulm
të mahnitshëm, veprën tënde
hieratike, duke meshuar dhe
(vijon në faqen 8)
“Një jetë e përkushtuar
plotësisht te Krishti”
(vijon nga faqja 7)
duke pagëzuar rreth tre mijë
njerëz. Edhe Hirësia e tij Mi-
tropoliti i Korçës z.Joan, i hi-
rotonisur rishtazi, prej teje e
ka marrë pagëzimin në ato vi-
te, ku të gjithë besimtarët e
Shqipërisë ecnin “mes hijes së
vdekjes”. Sapo u dha liria e
besimit te Perëndia, ti nxitove
me entuziazëm, përulësi dhe
ur-tësi të matur në përpjekjen
për rimëkëmbjen e Kishës so-
në nga gërmadhat. Që në vitin
1991, kur mbërrita në Shqi-
përi, pata rastin të vlerësoj
bashkëpunimin tënd të gat-
shëm nga postet e përgjegj-
shme të Epitropit Arkihiera-
tik të Mitropolisë së Beratit
dhe Vlorës dhe të anëtarit të
Këshillit të Përgjithshëm
Kishtar. Gjithmonë i butë dhe
i përulur në zemër, i gatshëm
për çdo mision të përgjegj-
shëm.
Dhe tani së fundi, në një
kthesë të vështirë të udhës së
Kishës sonë, kur negociatat
për formimin e Sinodit të She-
njtë arritën në një moment
kritik dhe nuk kishte për t’u
dhënë miratimi i autoriteteve
për hyrjen e një Mitropoliti
tjetër orthodhoks në Shqipëri,
nëse nuk gjendej edhe një
shqiptar i dytë për episkop, ti
pranove një formë të re sakri-
fice, me qëllim të dilnim nga
rruga pa krye. Si ti, ashtu
edhe priftëresha, me premti-
min që nënshkruat se tërhi-
qeni në jetë monakale (siç e
kërkojnë kanonet përkatëse
të Kishës sonë), përsëritët, si
shumë herë të tjera në jetën
tuaj, qetësisht dhe përulë-
sisht: “U bëftë dëshira e Perë-
ndisë”. Duke vlerësuar dhe
nderuar gjithë jetën tënde
plot kontribut, shërbim, da-
shuri dhe sakrificë për
Krishtin, Kisha jonë, në të
parin Sinod të saj të Shenjtë
të jashtëzakonshëm, në të
cilin merrnin pjesë edhe për-
faqësuesit e Tërëshenjtërisë
së Tij të Hirëshme, Patrikut
Ekumenik, z.Vartholomeu,
Mitropolitët e dalluar të Per-
gjit dhe të Filadelfias, Hirë-
sia e Tij Evangjellos dhe Hirë-
sia e Tij Meliton, të zgjodhi
Episkop të Aplonisë, ndihmës
të Kryepiskopit.
Me këtë vendim nderohen
në figurën Tuaj edhe të gjithë
priftërinjtë e bekuar dhe he-
roikë të Kishës Orthodhokse
Autoqefale të Shqipërisë, të
cilët mbajtën gjatë viteve të
persekutimit barrën e tyre hi-
eratike me konseguencë, bes-
nikëri dhe përkushtim.
“Vlera e re arkihieratike”
dhe misioni që të rezervoi pro-
videnca e Perëndisë, vjen në
një moshë shumë të pjekur.
Por, “Hiri Hyjnor që i shëron
të gjitha lëngatat dhe i plotë-
son të gjitha mungesat”, është
ai që jep frymën, durimin,
ndriçimin dhe fuqinë e re. Në
dorën e tij lemë me besim
absolut veten tonë dhe njeri-
-tjetrin. Pas pak, brenda në
Hierore, kur do të kesh rënë
në gjunjë përpara Tryezës së
Shenjtë, për të marrë “vlerën
hieratike” prej dorës së mua
mëkatarit dhe të bashkëme-
shtarëve dhe bashkëepisko-
pëve të pranishëm, me gjithë
shpirtin tonë do t’i lutemi Pe-
rëndisë “me zbritjen, edhe me
fuqinë, edhe me Hirin e
Shpirtit Tënd të Shenjtë,
forcoje Shërbëtorin Tënd, o
Zot, sikundër forcoveApostujt
e Shenjtë dhe Profitët… si-
kundër shenjtërove Hierar-
kët, edhe fali kryepriftëri fa-
qebardhë, edhe stolise me
gjithë modestinë, edhe bëje të
shenjtë, të denjtë të.falet për
shpëtimin e popullit, edhe
dëgjoja atij lutjen”.
Gjatë viteve të persekuti
mit, krahas shërbimit hiera-
tik që bëje fshehurazi, për të
mbajtur familjen tënde puno-
ve si vreshtar dhe si mirë-
mbajtës i rrugëve. Sot, dashu-
ria e Perëndisë të ngarkon me
mirëmbajtjen e Vreshtit të
Kishës dhe si Pararendësi të
bësh gati “udhën e Zotit”, t’i
bësh “të drejta rrugët e Atij”.
Shenjtorë, për më shumë
shenjtorë, episkopë, priftërinj,
laikë, burra, gra, ka nevojë
veçanërisht epoka dhe vendi
yne.
Urojmë me gjithë shpirt
që Perëndia Triadik të për-
tërijë rininë Tënde “porsi të
shqiponjës” , të të falë shëndet
të palëkundur dhe ndriçimin
e begatë të Shpirtit të Shenjtë,
që me vulën e cilësisë së epi-
skopit të vazhdosh të predi-
kosh Ungjillin e Krishtit, me-
sazhin e gëzueshëm të dashu-
risë, të shpresës dhe të duri-
mit, të ngushëllosh dhe të she-
njtërosh popullin e Perëndisë,
të udhëheqësh me fjalën,
shembullin dhe jetën tënde
“në ligje shpëtimtare”, të ko-
ntribuosh me përvojën dhe
arsyen tënde në vlerësimet
dhe vendimet e Sinodit të
Shenjtë të Kishës sonë…
Zoti është afër. Të gji-
thëve na kujton, e kujton me
vargun e Apokalipsit (3: 11)
“Ja tek po vi shpejt, mba atë
që ke, që të mos marrë ndo-
kush kurorën tënde. Kush do
të fltojë, atë do të bëj shtyllë
në tempullin e Perëndisë”.
Urdhëro tani në Hierore, që
me fuqinë e Shpirtit të
Shenjtë të bëhesh në të
vërtetë shtyllë e Kishës në
Shqipëri.