Strukturat e luftës kundër trafiqeve të paligj- shme në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, bënë të mundur finalizimin e operacionit “Ikona”, në kuadër të të cilit u gjendën dhe u sekuestruan një sërë ikonash dhe pikturash të vjedhura.
Për këtë u bë arrestimi në flagrancë i shtetas- ve Arben Rrahman Spaho, 40 vjeç, lindur në Debrovë, Pogradec dhe banues në Kamëz, Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje dhe Gjergji Vani Thimo, 43 vjeç, lindur në Korçë dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje dhe falsifikim të dokumenteve zyrtare.
Nga kontrolli i ushtruar në banesat dhe ambientet e tjera që posedojnë të arrestuarit, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 223 ikona të kishave të përmasave të ndryshme, 6 ikonostase, 4 piktura murale të konservuara, të dyshuara si të shkëputura gjatë grabitjeve në Voskopojë, ungjij me kapakë metalikë për shërbesat kishtare etj. Veprat e gjetura u çuan në Galerinë e Arteve në Tiranë, ku iu paraqitën mediave.
Duhen falënderuar organet e rendit dhe gjithë ata që bënë të mundur ndalimin e trafikut të turp- shëm të objekteve të shenjta të grabitura nga kishat, të cilat kanë vlera të paçmuara shpirtëro- re për kulturën dhe identitetin kombëtar. Por,
ky është veç një hap i parë. Ky trafik ka qenë gati i ligjëruar nëpërmjet pretendimit të “Koleksio- neve private”. Ato kanë shërbyer si pika grumbu- llimi e trafikimi të objekteve të grabitura, të cilat në mënyrë skandaloze janë regjistruar edhe si pronë private”.
Tashmë, pas identifikimit dhe restaurimit, kë-
to vepra të jashtëzakonshme të besimit dhe kul- turës sonë duhet të kthehen aty ku u grabitën, në kishat orthodhokse, për t’i shërbyer adhu- rimit të besimtarëve dhe si dëshmi për të gjithë ata që duan të njihen me vlerat mbarevropiane që populli ynë ka krijuar në shekuj.
Korresp. i “Ngjallja”