Një ndjenjë e thellë mallëngjimi dhe meditimi të pushton menjëherë sa shikon këtë fotografi të rrallë, të ruajtur me aq kujdes e dashuri nga besimtarë orthodhoksë të përkushtuar.
Me një kënaqësi të lartë shpirtërore syri i shpresëtarit kap figurat e ndritura të klerikëve, që kanë shërbyer me dashuri në kishat e shumta, të vendosura në lagje të ndryshme të Beratit historik.
Në qendër spikat personaliteti i fuqishëm i të ndjerit Mitropolit të Beratit, Imzot Visarion Xhuvanit, që drej- tonte këtë procesion ditën e 6 janarit 1944, kur do të zhvi- llohej Liturgjia Hyjnore në kishën e Shën Spiridhonit të lagjes Goricë dhe kur do të hidhej Kryqi i Nderuar nga ura e famshme në ujërat e ftohta të Osumit, dëshmitarit të kaq e kaq riteve të tilla mbresëlënëse.
(Vijon në faqen 10)
(Vijon nga faqj a 9)
Hirësi Visarioni shoqërohej nga të ndjerët priftërinj të nderuar: papa Theodhor Lako, që shërbente në kishën e Shën Dhimitrit të lagjes “Uzgur”, sot lagjja “10 Korriku”, papa Grigor Qyrana, famullitar i kishës së Shën Spiridhonit të Gor- icës, papa Mihai Heqimi, meshtar në katedralen e Shën Marisë së Kalasë beratase, papa Sotir Kondi, që zhvillonte ceremonitë fetare në kishën e Shën Mëhillit të lagjes Man- galem dhe papa Milto Ilia, që kry- ente Liturgjitë Hyjnore në kishën e Shën Spiridhonit të Goricës.
Pranë klerikëve të respektuar shohim tre djelmosha që mbajnë me krenari elbezetë, këto simbole kishtare që i paraqiten popullit në çdo festë orthodhokse. Besimtarë të shumtë ndjekin nga pas, duke kënduar me entuziazëm dhe harmonikisht këngën melodioze të Ungjillit: “Në Jordan kur pagë-
zoheshe, o Zot, falja e Trinisë u shfaq…”.
Ndërmjet besimtarëve dallojmë shumë mirë z. Kostaq Bumbli, i cili në atë kohë kishte moshën rreth 20 vjeç dhe qysh atëherë e deri më sot psal me devotshmëri në kisha të ndryshme të Beratit. Në foto- grafi ky duket qartë, sepse është mënjanuar djathtas nga turma dhe është pikërisht ky besimtar i thje- shtë që na ka dhuruar këtë fotografi dhe na ka shpjeguar mënyrën e kryerjes së ceremonisë në fjalë. Mbrapa figurës së papa Grigorit dallohet qartë i ndjeri Pilo Çapi, që shërbente me devotshmëri si kishtar në kishat e shumta të Kalasë së Beratit. Nga ana tjetër, midis figurës së Imzot Visarionit dhe figurës së papa Sotirit, shohim të ndjerin Andrea Papa, që ishte i pranishëm në çdo ceremoni të tillë. Të na falin familjarët e personave të tjerë, që kanë marrë pjesë në
këtë kremtim, që nuk po i për- mendim me emër për mungesë të kujtesës sonë.
Procesioni në fjalë, sipas tradi- tës së asaj kohe, nis nga kisha e Shën Marisë që ndodhet në rrëzë të kodrës së Kalasë, nga anajugo- re e saj, buzë rrugës kryesore, që i përket enorisë së lagjes Mangalem.
Pikërisht, kështu është vepruar edhe në këtë rast. Procesioni, prej nga duken kisha e Shën Marisë dhe shtëpitë e lagjes Mangalem, i drejtohet Urës së vjetër të Goricës për të mbërritur në kishën e Shën Spiridhonit, ku do të zhvillohej Litu- rgjia Hyjnore e më pas do të kthehej tek Ura, nga do hidhej kryqi, që do të kapej nga ndonjë besimtar, i zhytur në lumë që më pas do të shkonte shtëpi më shtëpi për të bërë ritin tradicional.
Duke e këqyrur me vëmendje këtë fotografi të hershme dhe duke medituar rreth saj, na vjen mirë të
theksojmë se në kishat e shumta të Beratit dhe të fshatrave përreth shërbente nga një prift dhe në disa raste edhe nga dy priftërinj sot, kur janë krijuar të gjitha mundësitë, u bëjmë thirrje dashamirëse familjeve orthodhokse beratase që të bëjnë përpjekje të vazhdueshme për të nxjerrë nga gjiri i tyre klerikë të rinj për të shërbyer me dinjitet në kishat e shumta të qytetit tonë me tradita orthodhokse.
Një foto dhe disa kujtime të paharruara
Një ndjenjë e thellë mallëngjimi dhe meditimi të pushton
menjëherë sa shikon këtë fotografi të rrallë, të ruajtur me
aq kujdes e dashuri nga besimtarë orthodhoksë të
përkushtuar.
Me një kënaqësi të lartë shpirtërore syri i shpresëtarit
kap figurat e ndritura të klerikëve, që kanë shërbyer me
dashuri në kishat e shumta, të vendosura në lagje të
ndryshme të Beratit historik.
Në qendër spikat personaliteti i fuqishëm i të ndjerit
Mitropolit të Beratit, Imzot Visarion Xhuvanit, që drej-
tonte këtë procesion ditën e 6 janarit 1944, kur do të zhvi-
llohej Liturgjia Hyjnore në kishën e Shën Spiridhonit të
lagjes Goricë dhe kur do të hidhej Kryqi i Nderuar nga
ura e famshme në ujërat e ftohta të Osumit, dëshmitarit
të kaq e kaq riteve të tilla mbresëlënëse.
(Vijon në faqen 10)
(Vijon nga faqj a 9)
Hirësi Visarioni shoqërohej
nga të ndjerët priftërinj të nderuar:
papa Theodhor Lako, që shërbente
në kishën e Shën Dhimitrit të lagjes
“Uzgur”, sot lagjja “10 Korriku”,
papa Grigor Qyrana, famullitar i
kishës së Shën Spiridhonit të Gor-
icës, papa Mihai Heqimi, meshtar
në katedralen e Shën Marisë së
Kalasë beratase, papa Sotir Kondi,
që zhvillonte ceremonitë fetare në
kishën e Shën Mëhillit të lagjes Man-
galem dhe papa Milto Ilia, që kry-
ente Liturgjitë Hyjnore në kishën
e Shën Spiridhonit të Goricës.
Pranë klerikëve të respektuar
shohim tre djelmosha që mbajnë me
krenari elbezetë, këto simbole
kishtare që i paraqiten popullit në
çdo festë orthodhokse. Besimtarë
të shumtë ndjekin nga pas, duke
kënduar me entuziazëm dhe
harmonikisht këngën melodioze të
Ungjillit: “Në Jordan kur pagë-
zoheshe, o Zot, falja e Trinisë u
shfaq…”.
Ndërmjet besimtarëve dallojmë
shumë mirë z. Kostaq Bumbli, i cili
në atë kohë kishte moshën rreth 20
vjeç dhe qysh atëherë e deri më
sot psal me devotshmëri në kisha
të ndryshme të Beratit. Në foto-
grafi ky duket qartë, sepse është
mënjanuar djathtas nga turma dhe
është pikërisht ky besimtar i thje-
shtë që na ka dhuruar këtë fotografi
dhe na ka shpjeguar mënyrën e
kryerjes së ceremonisë në fjalë.
Mbrapa figurës së papa Grigorit
dallohet qartë i ndjeri Pilo Çapi, që
shërbente me devotshmëri si kish
tar në kishat e shumta të Kalasë
së Beratit. Nga ana tjetër, midis
figurës së Imzot Visarionit dhe
figurës së papa Sotirit, shohim të
ndjerin Andrea Papa, që ishte i
pranishëm në çdo ceremoni të tillë.
Të na falin familjarët e personave
të tjerë, që kanë marrë pjesë në
këtë kremtim, që nuk po i për-
mendim me emër për mungesë të
kujtesës sonë.
Procesioni në fjalë, sipas tradi-
tës së asaj kohe, nis nga kisha e
Shën Marisë që ndodhet në rrëzë
të kodrës së Kalasë, nga anajugo-
re e saj, buzë rrugës kryesore, që i
përket enorisë së lagjes Mangalem.
Pikërisht, kështu është vepruar
edhe në këtë rast. Procesioni, prej
nga duken kisha e Shën Marisë dhe
shtëpitë e lagjes Mangalem, i
drejtohet Urës së vjetër të Goricës
për të mbërritur në kishën e Shën
Spiridhonit, ku do të zhvillohej Litu-
rgjia Hyjnore e më pas do të kthehej
tek Ura, nga do hidhej kryqi, që do
të kapej nga ndonjë besimtar, i
zhytur në lumë që më pas do të
shkonte shtëpi më shtëpi për të
bërë ritin tradicional.
Duke e këqyrur me vëmendje
këtë fotografi të hershme dhe duke
medituar rreth saj, na vjen mirë të
theksojmë se në kishat e shumta
të Beratit dhe të fshatrave përreth
shërbente nga një prift dhe në disa
raste edhe nga dy priftërinj sot, kur
janë krijuar të gjitha mundësitë, u
bëjmë thirrje dashamirëse familjeve
orthodhokse beratase që të bëjnë
përpjekje të vazhdueshme për të
nxjerrë nga gjiri i tyre klerikë të rinj
për të shërbyer me dinjitet në kishat
e shumta të qytetit tonë me tradita
orthodhokse.
Ilia Mihai Zaka