Në filmin e tij “Ballkan Pazar”, regjisori Edmond Budina pretendon se thotë një histori të vërtetë, kur në qendër vendos një figurë kleriku, të cilën e denigron me një egërsi të paparë ndonjëherë më përpara. Aq i kujdesshëm tregohet për të mos lënë asnjë keqkuptim, saqë edhe emrin e priftit në film e kthen mbrapsht, për të mos i lënë askujt mundësinë që të ngatërrohet se me kë e ka kapur regjisori dhe se kë person dëshi- ron të tallë, shpifë dhe përbaltë. Ma- dje “e vërteta” e tij shkon deri aty, sa të mos mjaftohet vetëm me aku- za për gjoja skandale zhvarrimesh, por edhe për insinuata të ulëta që prekin integritetin moral të priftit dhe për turpin e realizuesve, edhe të anëtarëve të tij të familjes, që për- bën sulmin më amoral që mund t’i bëhet një njeriu, kushdo qoftë ai.
Ky film tregon nxitimin e auto- rëve (është realizuar brenda rreth tri javësh) për t’i lënë historisë së kinematografisë shqiptare ndoshta filmin antifetar më të ndyrë që ësh- të realizuar ndonjëherë, madje vetë regjisori do të tregojë zellin e tij të madh, duke marrë përsipër edhe realizimin e shëmtuar të figurës së priftit, duke u kthyer kështu në si- mbolin më unikal të një njeriu që në thertoren e baltovinës që ka kri- juar të vrasë me duart e veta besu- eshmërinë e tij artistike dhe integri- tetin e vet njerëzor e profesional, duke marrë kështu edhe nga vetë ko- legët e tij, regjisorë të njohur, kritika të ashpra për shitjen e lirë që i ka bë- rë vetes tek ata që e kanë blerë atë, skenarin e tij apo filmin e tij. Por ajo që harruan autorët e filmit, brenda nxitimit të tyre pasionant, ishte fakti që duke i tejkaluar të gjitha kufijtë e pranueshëm të goditjes, krijuan efektin e kundërt, duke i bë- rë shikuesit seriozë t’i kthejnë ku- rrizin filmit nga neveria që ai të shkakton.
Po kush janë porositësit e këtij filmi dhe çfarë qëllimi fshihet pas tyre? Të paktën nga ajo që duket nga vetë deklarimet e regjisorit, filmi i tij është sponsorizuar nga Mini- stritë e Kulturës të Shqipërisë dhe Italisë dhe nga institucionet në va-
rësi të tyre janë krijuar të gjitha leh- tësitë e mundshme, deri edhe vënien në dispozicion si shesh xhirimi të kishës monument kulture të Labo- vës së Kryqit, duke treguar kështu se shteti jo vetëm që nuk e ruan vle- rën e saj unikale historike dhe kul- turore, por pa asnjë problem ia dorëzon Budinës për ta përdhosur me skena të padenja për një vend të shenjtë. Ndërsa ajo që nuk duket mbetet te fakti se kush ka mundur të fshehë veten pas siglave zyrtare të këtyre institucioneve shtetërore që kanë menduar të prodhojnë “kul- turë europiane” duke nxirë imazhin e një kleriku orthodhoks dhe të të afërmve të tij dhe duke prodhuar antireklamën më fantastike të një vendi ku të drejtat fetare vazhdojnë e shkelen pa kurrfarë ngurrimi, ku sakrilegjet nëpër kisha kryhen ditën për diell dhe se njeriu këtu nuk gëzon as të paktën paprekshmërinë e dinjitetit.
Nuk mund të jemi aq naivë sa të mendojmë se paratë janë dhënë bollshëm nga sponsorët, pa u njohur më parë me subjektin e filmit dhe se regjisori i filmit të ketë dalë pa arsye nga rutina njëzetvjeçare si emigrant në Itali, kur ka pranuar një porosi të majme dhe joshëse, e cila i dha atij, vetëm me mbarimin e punës shumën prej 600.000 eurosh, edhe këto para publike me prejar- dhje nga taksapaguesit shqiptarë, përshirë edhe ata shtetas orthodho- ksë që me pahir kanë paguar për tall- jen që u bëhet. Autorietet shtetërore do të duhet të bëjnë një autokritikë dhe të hetojnë se si ka mundësi t’u ketë shpëtuar një gafë e këtyre për- masave, ku është konsumuar ku- ndravajtje penale për shpifje dhe fyerje kundër një personi konkret dhe real, e parashikuar edhe nga Kodi Penal shqiptar, me autor një artist, i cili mburret nëpër intervista
(vijon në faqen 10)
Një film që fyen gjithë komunitetin Orthodhoks
(vijon nga faqja 9)
se çdo gjë e ka bërë falë këtyre fi-
nancimeve publike.
Nga ana tjetër do të donim të sqaronim lexuesin për arsyen se pse pikërisht është marrë si shënje- stër atë Vasil Thomollari, që nuk është as prifti i parë dhe as i fundit, që kur i është kërkuar, të ketë kryer detyrën e tij në drejtimin e lutjeve të përshpirtjes për të rënët e besimit orthodhoks, të çfarëdolloj origjine. Kjo praktikë kishtare ndiqet në çdo vend dhe kudo që një prifti do t’i kër- kohej, refuzimi do të përbënte shkel- je të detyrave të tij priftërore dhe ba- ritore. Po pse pikërisht do të zgjidhej prifti i Përmetit për t’u bërë shembull dhe pse mbi të do të binte furia e go- ditjes publike në media dhe kine- matografi? Emri i atë Vasilit është lakuar në media shumë vite përpara skandalit “të stisur” të Kosinës, për arsyen se ky prift, së bashku me kolegët e tij në Përmet, po kryeson rezistencën ligjore dhe paqësore të besimtarëve orthodhoksë që donin rikthimin në pronësi të tyre të kishës “Shën Maria e Pazarit” që u ishte konfiskuar nga regjimi komunist në vitin 1960. Kështu me rivendosjen e demokracisë, komunitetit ortho- dhoks të Përmetit iu rindezën shpre- sat se me erën e re që po frynte të
mund të futeshin në shtëpinë që etë- rit e tyre kishin ndërtuar për nevojat e tyre fetare. Kështu e nisën proce- durën ligjore me durim, duke ndje- kur hap pas hapi çdo hallkë të nevoj- shme që nga vendimi i Gjykatave të Përmetit (nr. 1033, dt. 18.11.1996) dhe e Apelit, Tiranë (nr. 521, dt. 5.2.1997) e duke u njohur kështu pro- narë të ligjshëm të godinës dhe trua- llit me vendim të Komisionit të Kthi- mit të Pronave (nr. 634, dt. 26.5.1997) prona këto të cilat u regjistruan (pasi iu pagua shtetit shuma prej 751.264 lekësh që kompensonte in- vestimet e tij) në Regjistrat e Trans- kriptimeve të Hipotekës, Përmet me vendime nr. 5 dhe 6 të dt. 17.11.1997.
Këto vendime, megjithëse kishin marrë formë te prerë, arritën të ekzekutoheshin pas vështirësive të shumta, si pasojë edhe e rezis- tencës së qarqeve antiorthodhokse në qendër e në periferi, të cilat nuk donin në asnjë mënyrë që të shi- konin të ngritur kishën në qendër të Përmetit, aty ku ajo ndodhej his- torikisht. Pas qershorit të vitit 2000, kur besimtarëve iu dorëzuan në prani të Përmbaruesit dhe të auto- riteteve bashkiake çelësat e godi- nës, filloi edhe ekzekutimi mediatik dhe publik i priftit që kishte guxuar të ngrihej kundër rrymës ateisto – ko-
muniste që edhe pse nuk ishte më në pushtet, prapëseprapë i kishte të shtrira fijet kudo, edhe majtas edhe djathtas. Edhe pse prifti i kishës dhe besimtarët e tij nuk e pushtuan godi- nën, por e morën atë ligjërisht, sot shfaqen si okupatorë të asaj e cila iu përket me të drejtë si pronë legjiti- me e komunitetit orthodhoks.
Së fundmi, përsëri në disa media të caktuara, siglat e të cilave gje- nden edhe ne radhët e atyre që spon- sorizuan dhe promovuan filmin an- tifetar ka rifilluar një fushatë antiki- shtare, ku në qendër ka ardhur sërish problematika e kishës “Shën Maria e Pazarit”. Me akuza të shumta, të cilat iu drejtohen udhëheqësve shpir- tërorë të orthodhoksëve në Përmet dhe kryesisht priftit të kishës, këto media kanë tradhtuar edhe njëhe- rë veten, kur edhe pse hiqen se nuk kanë asgjë kundër orthodhoksëve, thirrjet e tyre për ripërdhosjen e ki- shës dhe rikonfiskimin e rishtetë- zimin e saj, për shkuljen e kryqeve dhe flakjen e ikonave nuk lënë më hapësira dyshimi për të kuptuar që- llimin e vërtetë që fshihet pas titrave dhe arsyen reale të denigrimit të klerikut përmetar me qëllim impre- sionimin dhe stepjen e tij, për të ulur kështu forcën rezistuese të komu- nitetit orthodhoks atje. Por tentati-
vat e herëpashershme nuk kanë dhënë rezultat dhe besimtarët janë mbledhur më fort rreth priftit të tyre, në mbrojtje të kishës që duan t’ua grabisin sërish dhe nuk do të largohen nga ai vend i shenjtë, ku janë lutur prej shekujsh.
Ka ardhur koha që problemit të gjatë kishtar në Përmet, që është kthyer në një ngërç të madh në ma- rrëdhëniet midis Bashkisë dhe ko- munitetit orthodhoks t’i jepet një zgjidhje përfundimtare, në frymën e respektimit të së drejtës universale për të ushtruar lirshëm bindjet fetare dhe të drejtës së pronës. Zgji- dhja nuk është më juridike, ajo nuk varet nëse zbatohen apo jo vendimet e gjykatave, që të marra së bashku janë aq shumë, aq të ngatërruara dhe kundërthënëse mes tyre, saqë ka humbur kuptimi se çfarë është drejtësi. Këtu nuk mund të pretendohet të quhen si të drejta prej kundërshtarëve të kishës, vetëm vendimet e gjykatave pas vitit 2000, të cilat në kundërshtim me parimet e së drejtës rigjykuan një çështje të mbyllur dhe të lihen mënjanë apo të quhen të padrejta, vendimet e më- parshme që ia kthejnë pronën kishës. E drejtë nuk është vetëm ajo që më pëlqen mua dhe që përshtatet me dëshirën time, kjo është juridikisht dhe logjikisht e papranueshme, edhe pse për orthodhoksët e Përmetit nge- let akoma e hapur rruga juridike e denoncimit të kësaj padrejtësie në Strasburg, pranë Gjykatës Evropia- ne të të Drejtave të Njeriut, ku shu- më shtetas shqiptarë kanë gjetur të drejtën e tyre, e drejtë që në Shqi- përi u është refuzuar.
Zgjidhja tashmë mund dhe du- het të jetë sipas vullnetit të mirë politik të autoriteteve qendrore dhe lokale, të cilat duhet të bashkëpunoj- në me një frymë mirëkuptimi me or- thodhoksët në Përmet, sepse mbyll- ja e këtij problemi është në interesin e të gjithëve. Dhe aty ku ka dialog dhe marrëveshje, kryesisht zgjidhje të pranueshme me konsensus mes palëve, vendimet e panumërta të gjy- katave, të cilat nuk e zgjidhën dot konfliktin prej 20 vjetësh, do të jenë tashmë të panevojshme.
A. C.