Një figurë e shquar e muzikës kishtare bizantine
në Mitropolinë e Durrësit
Kisha në ecurinë e saj drejt
hyjnizimit të besimtarëve ka
përdorur dhe përdor gjithnjë mjete
ndihmëse të shumëllojshme. Një
prej tyre është edhe muzika, të
cilën e bëri mjet të sajën me anë
të ndriçimit të Shpirtit të Shenjtë,
duke e përpunuar dhe duke i dhënë
madhështi e shkrim, duke e bërë
kështu mjet ndihmës në lutje, në
kuptimin dhe përjetimin e lutjeve
gjatë jetës adhuruese të saj.
Njëra prej muzikave që përdori
ishte edhe ajo bizantine, e cila u
zhvillua në kohën e perandorisë
bizantine, në kishën e lindjes, më
konkretisht në Kishën tonë Ortho-
dhokse,ku edhe mori një madhështi
shpirtërore dhe sot tërheq mbarë
interesin botëror.
Stacioni i parë kryesor në
zhvillimin e muzikës kishtare
bizantine është shekulli i 8″të me
përfaqësues Shën Joan Damas
kinin, i cili pasuroi kishën me shumë
himne tepër shpirtërore dhe fuqi
ndiçuese e shenjtëruese. Tëgjitha
psalen deri sot në festat e ndrysh-
me zotërore e hyjlindësore. Prej
tyre spikat Tetë Tingullshi që psalet
çdotëdiel. Ishte një muzikant me
formim të veçantë për epokën në
të cilën jetoi dhe i dha një frymë
dhe formë të re muzikës bizantine.
Stacion i dytë është shekulli i
13″të me përfaqësues Joan Kuku-
zelin nga Durrësi. Ai shkroi melo-
di të shkëlqyera, të cilat psaleshin
në Konstandinopojë në kishën e
Shën Sofisë si edhe në Malin e
Shenjtë. Krijimet e tij vazhdojnë
të psalen deri sot, duke u admiruar
e duke ndihmuar në lutje dhe në
ngritjen e spiritualitetit të besim-
tarëve në sferën qiellore. Metoda
e shkallëve të tij muzikore dhe
sistemimi në përgjithësi i shkencës
së muzikës bizantine siç e la Shën
Joan Kukuzeli vazhdoi deri në
shekullin e 19 të në kohën e
Krisanthit, i cili shënon një stacion
të tretë në këtë muzikë.
Krisanthi ishte arqimandrit nga
Madita, një njeri tepër i formuar,
zotërues i disa gjuhëve, ishte mësu-
es dhe studiues i shquar i muzikës
bizantine, njohës i shkëlqyer i
muzikës evropiane dhe araboper-
siane. Ishte nxënës i Petro Proto-
psaltit të Bizantit. Kur Krisanthi
me metodën e tij të re arriti të
shkruajë në mënyrë më të qartë
meloditë e hershme e akuzuan në
Patriarkanën Ekumenike si nova-
tor dhe kjo e fundit e dënoi duke e
çuar në atdheun e tij Madita. Por
më vonë, kur u bind për rëndësinë
e metodës së tij, e urdhëroi t’ua
mësonte e t’ua interpretonte këtë
ashtu siç dinte të gjithë atyre që
interesoheshin për muzikën bizan
tine, duke e aprovuar më 1814.
Metoda e re, të cilën e kodifikoi
teoricienti Krisanth ka të bëjë me
paraqitjen më analitike të shenjave
muzikore dhe me një mënyrë më
të thjeshtë të të mësuarit të saj (atë
që do të mësonin brenda 10 vjetësh
me sistemin e vjetër, tani do ta
mësonin brenda 10 muajve). Pra
kjo metodë i shpjegonte shenjat e
vjetra muzikore me një vijë të tërë
melodike dhe me shenja të reja
muzikore, të cilat vazhdojnë të
mësohen deri sot. Shenjat e reja
muzikore nuk janë krejtësisht të
reja por ato dolën prej të vjetrave.
Me kalimin e kohës mënyra e
vjetër u harrua dhe filloi të përdorej
shkrimi i ri i shenjave muzikore që
krijoi Krisanthi në bashkëpunim me
Grigor Lambadharin dhe Harmuz
Arshivistin, të cilët bazoheshin në
metodën e Ambrozit të Mediolanit
[Milanos] (…-…), i cili shquhet
midis etërve të muzikës së Kishës
sonë. Kështu pra shkrimi i ri i she-
njave muzikore zëvendësoi të
vjetrin që ishte në përdorim
pothuajse që prej vitit 1300 dhe
bazohet mbi të. Krisanthi u dha të
shtatë tingujve të shkallës emrat e
njohur të sotëm: Pa, Vu, Ga, Dhi,
Qe, Zo, Ni.
Më pas ai u caktua mësues i
teorisë së muzikës në Shkollën e
3″tëtë Muzikës të Patriarkanës së
Konstandinopojës e më pas si
shpërblim për ndihmën e madhe që
ofroi, iu dha grada kryepriftërore
dhe kujdesi baritor mbi zonën e
Durrësit (1821).
Nuk dimë pothuajse asgjë tani
për tani rreth veprimtarisë së tij si
kryebari i Durrësit (1821-1833). E
vetmja gjë që dimë është se kur
erdhi në Durrës, ai u mësoi me zell
muzikën bijve të tij shpirtërorë, të
cilët u bënë muzikantë me përvojë.
Madje, siç përmendte mitropoliti
pasardhës i Durrësit, Visarioni
(1867 – 1899), për zellin e madh
muzikor të të krishterëve të kësaj
zone, ata vraponin se kush do të
zinte i pari vendet e psaltëve për
të treguar përvojën e tyre muzi
kore.
Në korrik të vitit 1833 Krisanthi
transferohet në Smirni (Izmir)
korrik 1833 deri në prill të vitit 1837
kur shkoi në Prusë (1843) ku edhe
fjeti.
Ai, në Paris në vitin 1821, botoi
në greqisht veprën e tij me titull:
“Hyrje në teorinë dhe praktikën e
muzikës kishtare”, të cilën e ribotoi
me përmbajtje më të gjërë në
Trieste më 1832 në shtyp-
shkronjën e Michele Weis, me titull:
“Teoria e Madhe e Muzikës”,
duke u përmendur si Mitropolit i
Durrësit. Libri ndahet në 2 pjesë:
teorike dhe historike. Ky botim
konsiderohet klasik dhe burim në
lloj in e tij për të gj ithë ata që merren
me muzikën kishtare bizantine (një
kopje të një ribotimi të tij kemi sot
në bibliotekën e katedrales sonë të
re të Shën Pavlit e të Shën Astit
në Durrës).
Krisanthi shkruajti gjithashtu
poema dhe krijoi vepra jo vetëm të
muzikës bizantine me nota evropi
ane, por edhe muzikë evropiane me
nota bizantine.
Ky artikull është bërë në bash-
këpunim me një jeromonak nga Ma
li i Shenjtë, që ka dhënë dikur ndih-
mesën e tij edhe në kishën tonë,
por që dëshiron të mbetet anonim.
Kristaq Bakallbashi
Student