EmailFacebookKontakt

Një ekspozitë e jashtëzakonshme ikonash

Nga 29 janari deri më 15 prill në Selanik u hap, në kuadrin e caktimit të tij si “Kryeqyteti kulturor i Europës – 1997”, një ekspozitë shumë e pasur ikonash.

Ekspozita, e ngritur në Muzeun bizantin është e përbërë nga 59 ikona të koleksionit VELIZEMI. Vepra kryesore është një “Pësimet e Krishtit”, një vepër e rinisë e EP Grekos, Pominukas Theotokopullas (1541-1614) me origjinë nga Kreta, i cili punoi kryesisht në Itali e Spanjë. Vepra të tjera të rëndësishme janë një e Tërëshenjta Glikofilusa (shkolla e Karikos, shek.15), si dhe ikona e lindjes së Shën Joan Pagëzorit dhe Shën Nikollës (shek.17).

Kjo ekspozitë do të hapet edhe në Gjermani, Zvicër, Portugali e Itali.

Materialet u morën nga buletini i SOP (Shërbimi Orthodhoks i Shtypit, Francë)