Një e kremte që bashkoi edhe
politikanët
– Panair madhështor i Shën Joan Vladimirit –
Më 3 qershor pasdite, qindra besimtarë pritën me nderim dhe besim të veçantë
mbërritjen të arkës me lipsanet e shenjta të Shën Joan Vladimirit, në Manastirin
kushtuar atij pranë Elbasanit. Shumë prej tyre nuk u larguan edhe gjatë natës,
duke marrë pjesë në agripninë dhe Liturgjinë Hyjnore. Të nesërmen, 4 qershor,
kur tradicionalisht kremtohet shenjtori çudibërës në mëngjes u krye sërish
Liturgjia Hyjnore. Pas saj, rreth orës 1000, u krye litania rreth kishës me lipsanet
e shenjtorit, të cilat pastaj u nderuan nga të gjithë besimtarët.
E
veçantë e kësaj të kre- mteje ishte se bashkoi politikanët e kaheve të ndry- shme, duke i ulur krahë një- ri-tjetrit me klerikët dhe be- simtarët. Erdhën për të nde-
ruar Kryetari i Bashkisë së Elbasnit, Qazim Sejdini, i shoqëruar nga kreu i listës së deputetëve të Partisë So- cialiste në qark Ben Blushi. Ata u pritën nga Episkopi i Apollonisë, Hirësi Nikolla, që drejtoi shërbesat. Pak më pas, në dhomën e pritjes erdhën dhe Arben Imami, kreu i listës së Partisë Demokratike për qarkun dhe Luciano Boçi, kandidat për deputet i kësaj partie në Elbasan. Ata i shtrënguan dorën njëri-tjetrit duke lënë mënjanë fushatën dhe dasitë politike dhe duke iu bashkuar festës që mblodhi
në Shën Joan Vladimir mi- jëra besimtarë nga e gjithë Shqipëria.
Pas takimit, Ben Blushi u ndal duke uruar besimta- rët orthodhoks për festën.
Ai tha, se sot nuk është dita për të folur për politikë, por për të uruar më shumë mba- rësi, njerëzve, mes komuni- teteve mes gjithë shqipta-
rëve… Edhe me bekimin e Zotit shpresojmë që të kemi një fushatë të qetë, një fu- shatë pa probleme…
Edhe kreu i Bashkisë Sejdini përcolli urimet e tij
për gjithë besimtarët. Me- sazhet e urimit nuk mungu- an as nga Arben Imami, Luciano Boçi dhe kryetari i komunës së Bradasheshit
Sabri Sollaku, me mesazhe mirëkuptimi dhe mbarësie.
Në fund uroi dhe falë- nderoi të pranishmit Hirësia Nikolla, i cili përveç urime- ve për besimtarët u shpreh edhe për zgjedhjet e 23 qer- shorit: “Sot kisha Orthodho- kse feston një festë të një shenjtori shumë të madh, Shën Joan Vladimirit. Ne kujtojmë ditën e martirizimit të tij. Për ne dita e martiri- zimit është një ditë lindjeje, sepse me martirizimin e tij fillon një jetë e re. Secili është një qytetar i përgjegj- shëm për vendin e tij, ka të drejtën e tij për të votuar për personin që ata mendon se do kontribuojë për vendin e tyre. Ne urojmë për një fushatë të paqshme, dhe
urojmë që ata persona që do të zgjedhë populli të jenë të denjë”, – u shpreh Episkop Nikolla.
Besimtarët, por edhe qy- tetarë të të gjitha komuni- teteve fetare kanë ndezur qirinj dhe janë lutur për mba- rësi. Ata kanë kryer ritualin e përhershëm duke kaluar poshtë arkës që mban lipsanin e Shën Joan Vladimirit. Kjo festë prej vitesh ka ri- kthyer traditën dhe mbledh mijëra të ardhur nga zona e Elbasanit, nga i gjithë ve- ndi, por edhe nga Mali i Zi etj., që vijnë të organizuar ose me familjet e tyre. Disa vite më parë Komuna Bra- dashesh e ka shpallur këtë të kremte si “Ditën e mirë- kuptimit dhe Harmonisë”.