EmailFacebookKontakt

Një dukuri shqetësuese – dëmtimet e qëllimshme të objekteve fetare orthodhokse

Gjatë rrugës nga Gjirokastra për në Sarandë kushdo mund të ketë vënë re se janë ndërtuar mjaft konizma të vogla, në vende që më përpara kanë qenë kishëza ose që lidhen me fakte të tjera të shenjta. Ndërkaq, për këdo, gjithashtu, është e dukshme se, në mënyrë të përsëritur, janë thyer kryqet e tyre. Epitropët në disa fshatra na tregojnë se janë gjithnjë të njëjtat duar, që bëjnë këtë punë. Sigurisht, ata nuk mund të thonë në se këto veprime janë të organizuara dhe nga kush, por dinë fare mirë se porsa i rregullojnë kryqet dhe ikonat, pas pak ditësh përsëri ato janë të thyera dhe të vjedhura.

Përveç rasteve kur këto veprime kryen nga banorë vendas të besimit tjetër ose jobesimtarë, janë parë të bëjë të njëjtën gjë dhe nënshtetas të huaj, daç bashkëkombas apo dhe misionarë nga vendet arabe.

Shënim: Për ngjarje të ngjashme ke mi folur edhe më parë në “Ngjallja”, por asgjë nuk ka ndryshuar dhe asnjë autoritet nuk e ka vënë ujin në zjarr për të parandaluar përsëritjen e tyre. Kjo megjithëse këto dukuri janë mjaft të rrezikshme e me pasoja për bashkëjetesën harmonike ndërfetare, për të cilën harxhohet shumë fletë e bojë për ta kujtuar, por punohet shumë pak për ta garantuar.

Në foto: Të rinj orthodhoksë duke ndrequr një konizmë të thyer në afërsi të fshatit Fikas, Elbasan.